Tahiri nesër te “Krimet”, do përgjigjet nëse ka marrë dhurata nga Habilajt

December 14, 2017 15:48

Tahiri nesër te “Krimet”, do përgjigjet nëse ka marrë dhurata nga Habilajt

 

Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur nesër në orën 9.30 te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku.

Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të brendshëm brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se nesër, në këtë seancë përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.

December 14, 2017 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*