Tahiri: Nishani, ushtari i bindur i Berishës

April 22, 2016 14:39

Tahiri: Nishani, ushtari i bindur i Berishës

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e presidentit Bujar Nishani, mbi thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen e popullit.

Ja çfarë shkruan ai:

Aspak habi që thirrjes së Berishës për mobilizim e armatosje popullore, iu përgjigj ushtari më i bindur.

Presidenti ditka dosjet që kam unë mbi tavolinë. I përgjuari që as tha e as denoncoi kush e përgjonte, ditka dosjet që kam unë mbi tavolinë.

Në 2 vjet, mbi 2000 policë në procedim disiplinor e penal për korrupsion, shumicën prej tyre ish Ministri i Brendshëm sot President, i mbante në detyrë.

Policia e Shtetit sot në krye të detyrës, si kurrë më parë.

Policia, institucioni më i besuar nga qytetarët. Presidenti…në rresht pas Shqupit.

April 22, 2016 14:39
Komento

1 Koment

  1. MH April 22, 15:16

    Per cfare te kemi ty ore pushtet.
    Pushteti nuk merret me zbatim ligjit por bejne publicitetin per thirrjet e armatimit me arme popullates nga Berisha.
    Doktori ka nevoj per doktor.Doktori ka nderprer terapin.Doktori ka lajthitur,doktori trembet nga rreforma ne drejtesi etj etj paqavure publiciteti ne gojet e mbajtesve te ligjit qe ne kete rast duhen shkarkuar per shperdorim detyre.Nga kryeministri e deri tek Polici Tahiri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*