Komisariati Dixhital mbush 1 vit, Tahiri: 100 denoncime në ditë

June 8, 2016 12:18

Komisariati Dixhital mbush 1 vit, Tahiri: 100 denoncime në ditë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se Policia e Shtetit është gjithnjë e më afër qytetarit dhe Komisariati Dixhital është një nga instrumentat që na e ka mundësuar këtë.

Këtë, kreu i Ministrisë së Brendshme e tha  gjatë aktiviteti për 1-vjetorin e krijimit të Komisariatit Dixhital.

“Ne krijuam këtë instrument për t’i dhënë mundësi qytetarëve të denoncojnë në çdo moment shkeljen e ligjit, duke bërë diferencën mes atyre që janë në krah të ligjit dhe që kanë policinë në mbështetje dhe atyre që shkelin ligjin, të cilët pavarësisht se kë njohin, nga vijën e kë kanë taraf duhet të përballen me ligjin”, tha Tahiri.

Ai shtoi se përmes këtij aplikacioni janë regjistruar 70 000 denoncime, pra 70 000 përdorues, teksa shtoi se numërohen rreth 100 kilikime në ditë. “Risia e këtij apliakcioni është fakti se denoncuesi informohet për fatin e denoncimit të bërë”, vijoi Tahiri.

Ministri Brendshëm më pas foli dhe për rëndësinë e reformës në Drejtësi.

“Sot ka ardhur dita kur jemi të gjithë bashkë në një test historik për tu ndarë nga e shkuara, për të parë të ardhmen. Nëse duam të ecim përpara për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë apo do mbetemi peng i të kaluarës. Sot jemi në një provim madhor për të ardhmen tonë. Nëse duam mjedisin ku fëmijët do ndërtojnë jetën e tyre, ku kush është më i zoti të ecë përpara sipas meritave dhe jo tarafëve. Sot duhet të ndajmë se nëse në sistemin e drejtësisë do të kemi prokuror e gjyqtarë që vendosin për qytetarin e jo më për të fortin. Sot duhet të ndajmë nëse do jemi të ndeshëm për ti shërbyer qytetarëve, e jo të korruptuar që janë në gjykata e prokurori, dhe që janë në varësi të atyre që dje ishin në qeveri”,tha Tahiri.

June 8, 2016 12:18
Komento

1 Koment

  1. METLAJ June 8, 15:35

    NUK ka patur periudhe pa marre NB informacion (te quajtur denoncim i cili ka sherbyer per nderhyrje e reja juaj shton vetem mbiemrin dital nga nr tel ) poullit intereson se si jane zgjidhur dhe mos te trasfomohetne forma me te persosur te se keqes (shembull eshte droga nga kultivimi i pjeseshme tani me shtrirje ne gjithe territorrin dhe nga kalimi ne kembe dhe makina ne kakimin me det tani ne kalimin me ajer si dhe nga kryerja nga nje pjes e te vaferme tan nga perkrahja politike dhe jo nga police te vecant )populli nuk beson theniet e pushtetareve por cfare shikon vete PER dklarimin tuaj per persosjen digjitale eshte nje lloje si nje nxenesi disa njerze u japin disa te dhena dhe kerkesa per ti zgjidhur por nxenesi edhe pse i ka aftesite e zgjidhjes perferon mos ti futet asaj pune

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim