“Nuk pranoj pranga politike”

October 21, 2017 12:09

“Nuk pranoj pranga politike”

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka theksuar prere se nuk do te pranoje te vere pranga politike ne duar.

Ne replike te ashpër me deputetin Aliabeaj ne mbledhjen e Këshillit te Mandateve, ka thënë se hetohet mbi baze provash.

Tahiri: Jam gati të hetohem, përgjohem, të më kontrolloni, të më rrini nga pas 24 orë, të bëj gjithçka, por pranga politike në duar nuk pranoj, harroje. Kjo për standardin tim me ligjin, se po të jetë për tu krahasuar unë me ty, që të rri në një parti me kriminelë nuk jam, me hajdutë spektakolarë që i kanë shpëtuar drejtësisë me raporte fëmijësh nuk jam, me njerëz që kanë vrarë 26 njerëz në gërdec nuk jam.

October 21, 2017 12:09
Komento

7 Komente

  1. Iliri October 21, 12:36

    Prokuroria kerkon heqje Imuniteti(!) per deputetin Tahiri per ta hetuar. Ndryshe nuk e le Imuniteti(!) qe ai ka per ta hetuar.
    Ne Itali kane dale hapur nga Antimafia pergjime pa fund ku Saimir Tahiri del i implikuar me mafien e droges!
    C’fare te beje Prokuroria? Ta marre ne pyetje ne sallen e Parlamentit? Ti nxjerre atje ne Parlament provat, faktet? Ta beje gjygjin e tij ne Parlament?
    Saimir Tahiri ka frike te hetohet.
    Po te jete i paster nuk duhet te kacavirret pas nje Imuniteti(!) qesharak qe po e nxjerr ne publik ashtu si eshte : Nje fajtor qe ka frike nga hetimi!
    Tahiri nuk ka nevoje te hetohet.
    Edhe pa hetim, ne popull ka dale lakuriq i fajshem pikerisht nga sperdredhjet qe ai dhe Rama po bejne per te shmangur Drejtesine ta hetoje. Tahiri sot mbrohet nga nje Imunitet(!) qe po e ben ate dhe qeverine ku ishte, fare qesharake ne syte e opinionit qe nuk ha silazhin mediatik qe Rama po hedh ne mediat pro-qeveri.
    Frika e Tahirit nga hetimi ka vetem nje arsye : Eshte i dhjere koke e kembe!

    Reply to this comment
  2. asd October 21, 13:05

    Edhe une nuk doja pranga politike, por me futen brenda (madje me buzeqeshje) per 10000 leke drita.

    Reply to this comment
  3. lejlek October 21, 13:31

    Zaten firaune si puna e zotrise s’uaj shesin Shqiperine e shqiptaret per pese aspra te qelbura.
    E nese eshte ashtu si thoni, pse duhet perndjekur Saimiri?!
    Nese dikur do te ekzistonin( ne fakt ka patur se edhe yt ate ndoshta por e tridhte Enveri) gjithe ato arme te renda ,nese i ke pare ne parada, tanke autoblinda raketa Enveri i kish sjelle ne hambaret me grure nga Kina , e si thua zotrote …..?
    Vetem emrin e paske te bukur se vete qenke ( i lire).
    Me vjen keq per shqiptare qe jane vetem shqipe foles si puna jote.

    Reply to this comment
  4. Arberia October 21, 13:56

    Fol Saimir te lumte goja,
    poshte spiunet nga Tropoja!

    Reply to this comment
  5. Epo kjo pune! October 21, 14:20

    ore komentuesa, nuk e pengon prokurorine te hetoje por duan te krijojne krize institucionale se greku e serbi duan rremuje se me vetingun lahen te palarat. Ja dhe greku po ligjeron tani nga athina… gjithshka ekoordinuar. jo se jane engjej keta te PS por dale se ka rradhe, se ka vrare tjetri ne gerdec e 21 janar, ka vjedh vota diten me diell, ka shitur detinnnnnnnnnn…. tradheti mor burra, do thoshte Pjeter mustakuqi. Prandaj juve qe ju qan zemra per drejtesi lereni oturakun e sales njehere qe e mbani kaq vite ne dore, bejini gjyqin atij per tradheti me detin, vrasje me 21 janarin etj pastaj peshat e lehta kollaj, edhe nese Saimiri e ka bere terkuze dhe ai me pas. deri tani eshte thjesht politike si akuze, te shohim

    Reply to this comment
  6. MH October 21, 15:42

    Z.Saimir.
    Ne vend te te jap force une Ty .Po me jep Ti mua force per qendrimin qe po mban.U plotesoft deshira e ime per JU z.Saimir Tahiri.E gezofsh edhe emrin se paskan dite te te cmojne prinderit qe ne diten e lindjes.
    Asnji leshim hijenave politike.Bini PROVA!!!!!

    Reply to this comment
  7. Dulla October 21, 22:10

    Saje lere vete imunitetin se le nam. Tonelata droge vetem nga ky grup dhe asnje gjemb ne kembe. Policia e dinte dhe askush nuk guxonte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*