Tahiri: Prokuroria të marrë të pandehur Berishën

April 21, 2016 13:44

Tahiri: Prokuroria të marrë të pandehur Berishën

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i kërkoi sot prokurorisë që të thërrasë ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi thirrjet e tij sot në Kuvend për armatosje të qytetarëve, përbëjnë vepër penale.

Nuk di si ky parlament i vazhdon diskutimet normalisht në kushtet kur një ish-kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset.

Nuk ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese se kjo dhe shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajon dhe ta thërrasë, pikërisht sepse kjo është vepër penale.

Të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë ndaj institucioneve, kjo është skandaloze”, deklaroi Tahiri sot në parlament.

“Këto janë thirrje të një epoke tjetër, të cilën shqiptarët e lanë pas më 23 qershor 2013, janë thirrje që ndajnë dy botë: atë të kohës së shkuar dhe të ardhmen e kësaj qeverie, që nuk njeh kërkënd mbi ligjin, pa asnjë dallim politik, institucional,pasuror apo racor”, tha ministri i Brendshëm.

April 21, 2016 13:44
Komento

2 Komente

  1. sefi April 21, 14:06

    zoti Tahiri grii akuze dhe beni padi peale daji ketij krimineli

    Reply to this comment
  2. sefi April 21, 14:07

    zoti Tahiri ngrii akuze dhe beni padi peale daji ketij krimineli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim