Tahiri: PS kërkon mandat qeverisës e vetme

June 3, 2017 12:05

Tahiri: PS kërkon mandat qeverisës  e vetme

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me banorë të njësisë numër 1 dhe 2 ku kanë prezantuar kandidatët për deputet Elona Gjebrea dhe Besnik Bare.  Tahiri theksoi se PS kërkon një mandat qeverisës e vetme. Gjatë fjalës së tij ish-ministri i Brendshëm shigjetoj edhe një herë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

’Miqtë e mi ne në datë 25 duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të mbajtur të vetëm peshën e reformave dhe përgjegjësinë për t’ju përgjigjur halleve të qytetarëve. Unë sot paradite isha në Ndroq, në një takim me komunitetin e mrekullueshëm.Dhe atje, më çuan të shikoja një vend ku normalisht duhet të ishte një rrugë. Duhet të ishte një rrugë 6 kilometra e gjatë, në Kërçukje. Isha mësuar të shikoja se rruga ndoshta mund të ndodhte që të vidhej me 10 centimetra këtej dhe 10 centimetra andej. Por më ishte dukur deri më sot barcaletë që rruga të mos ekzistonte fare. Aty pashë se nuk qenka barcaletë, mund të ndodhë që rruga të mos bëhet fare, lekët të fshihen dhe rruga të mos ekzistojë fare. Ne nuk na duhen ato alternativa, ato partiçka që shkojnë pas pushtetit, e pas pushtetit, e pas pushtetit e nuk e njohin kurrë opozitën po i ngjiten pushtetit vetëm për të vjedhur popullin’’ tha Tahiri.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk la pa komentuar vendimin e gjyqit mes tiij dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Ai theksoi se ekipi kundërshtar vjen në këtë garë me grupin që kundërshtonin me dhunë ndërtimin e këndit të lodrave te Liqeni.

‘’ Mbaj mend 1 qershorin vjet, në 100 ditë ndërtim 78 protesta për të shkatërruar “Këndin e Lodrave”. Tani jo vetëm Bujar Nishani humbi sot gjyqin dhe doli fajtor për dhunë ndaj fëmijëve dhe për prishjen e këndit të lodrave për ta mbyllur me turp karrierën e vet si president, por, çështë e vërteta ne i thamë, “mos e bëj mor trim atë se do ikësh me turp”. Donte të ikte me turp, udha e mbarë. Partia Demokratike kthehet sot në Tiranë dhe na ofron të gjithë ekipin e gangsterëve që prishën këndin e lodrave. Vjen në Tiranë Gent Strazimiri me pistoletë.  A kanë fytyrë këta t’u dalin njerëzve përpara dhe t’u thonë siç prishëm këndin e lodrave na jepni mundësinë të shkatërrojmë prapë Tiranën, s’ka mundësi’’ deklaroi Veliaj.

Duke konsideruar legalizimin e banesave si një çështje shumë sensitive për komunitetin e njësisë numër 1 dhe 2, Tahiri tha se gjatë këtyre katër viteve janë bërë shumë herë më shumë legalizime se në 8 vitet e qeverisjes së kaluar.

‘’ Unë e di që shumë prej jush mund të mendojnë, dakord shumë është bërë, por unë pres të vijë këtu te shtëpia ime. Ndaj miqtë e mi në qoftë se nuk kemi bërë legalizime sa duhet kjo ka qenë vetëm pse ka munguar koha. Ne na duhet realisht më shumë vota nga çdo njeri që, sot pret ende legalizimin sepse mund të bëjmë, në katër vitet  e ardhshme, të mbyllim përfundimisht historinë e legalizimeve dhe të legalizojmë çdo shtëpi’’ shtoi ndër të tjera Saimir Tahiri.

Erion Veliaj i kërkoi të gjithë qytetarëve të Tiranës të votojnë Partinë Socialiste ndërsa akuzoi kreun e opozitës Basha, se nuk bëri asgjë gjatë kohës që ishe kryetar bashkie.

‘’ Edi Rama thotë, “unë e njoh Lul Bashën s’e e kam takuar”. Unë e njoh Lul Bashën s’e jam te puna që ka pasur ai. Dhe di t’ju them këtë po nuk e bëri dot punën e bashkisë harrojeni që e bënë punën e kryeministrisë.  Një kryetar bashkie që i ngec ora e imagjinoni dot! Ju mendoni që një njeri i cili e degjeneroi Tiranën ka sot shans të na kthejë Shqipërinë në drejtimin e duhur, në asnjë mënyrë. Në qoftë se doni që gjërat të vazhdojnë me këtë ritëm jo në gjumë, po në punë; ka vetëm një mënyrë si mund të na jepni një dorë, duke votuar masivisht Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramën kryeministrin tonë. Kjo është fuqia jonë’’ tha Veliaj.

June 3, 2017 12:05
Komento

2 Komente

  1. MH June 3, 22:58

    Edhe populli duhet ta provoje kete rast te mundshem e te bindet qe PS e meritoi apo jo besimin e popullit per te qeverisur e vetme mbas fitors se 25 qershorit kater vitet e ardheshme.
    Kjo nji bankoprove e domosdoshme per dy palet Socialistet dhe populli dhe nese nuk i ploteson kushtet ne sherbim te popullit ku jo te vije era shtet po shtet i vertet e mos votohet per jete dhe te shuhet pa emer e pa nishan.

    Reply to this comment
  2. Crusader June 4, 07:40

    Po George Sorros, per ke voton? Let me see. Looks like he’s voting for, lalin e fiqve dhe zhgarravitesin e Surrelit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*