I penduari: Fotot dhe historia e njeriut që çoi në pranga bandën e tritolit

January 31, 2014 18:59

I penduari: Fotot dhe historia e njeriut që çoi në pranga bandën e tritolit

Personi në foto quhet N.GJ. Ai është zanafilla e zbulimit të të gjithë grupit të killerave dhe ekzekutorëve me tritol të telekomanduar nga Vlora.N.GJ është 30 vjeç, nga Vlora, në Gusht të vitit të kaluar ai u bë për herë të parë baba. Por pak muaj më pas u desh të zhvendosej me shpejtësi nga Vlora dhe të fshihej në Durrës. Atë e kishte mbërthyer paniku, kishte prishur pazaret me Julian Sinanajn, një ‘shok’ të vetin, të cilin e njihte mirë dhe e dinte se të hiqte qafe pa u menduar gjatë. Dikur, N.GJ ishte një lloj bashkëpunëtori kyç i Sinanajt, i siguronte këtij të fundit prej vitesh mbështetjen dhe bazë, si armë, tritol, informata mbi personat që ishin shënjestruar për t’u hequr qafe. Por problemet mes tyre nisën kur N.GJ i kërkoi disa lekë borxh Sinanajt, pasi donte të blinte një automjet. Pasi e bleu, një FIAT-Punto, lekët po vononin dhe Sinanaj, i ra shkurt një ditë dhe i tha se duhej të sillte lekët e mbetura të borxhit ose do e paguante me kokë. N.GJ u tmerrua, u largua nga Vlora dhe u zhvendos në Durrës. Pasi qëndroi për disa ditë në Durrës, Sinanaj i çoi një tjetër kërcënim kësaj here me sms. Duke pasur këtë ‘sms’ në telefon,N.GJ, shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri denoncim. Në fillim policët  e morën lehtë. Kur N.GJ u tregonte se personi që ai po denonconte ishte një vrasës gjakftohtë dhe se jeta e tij ishte në rrezik, në fillim policët menduan se kishin të bënin me një paranojak, me një mitoman të frikësuar pa shkak. Por denoncuesi N.GJpër të bindur policët skeptikë ndaj tij, nisi të rrëfente disa histori të çuditshme…me tritol, me pagesa, me porosi, me emra personash që rezultonin të vrarë. Policët në Durrës ndoqën procedurën, njoftuan Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e vendosën Sinanajn në përgjim dhe nga përgjimet interceptuan një tjetër “sms” që Sinanaj ia dërgoi ish-bashkëpunëtorit të vetë atë ditë: ”Do të zhduk o kurvë”, – shkruhej në mesazhin që shkoi në telefonin e N.GJ. Por ky nuk ishte i vetmi mesazh që po interceptohej nga Sinanaj, ai komunikonte dhe me të tjerë persona. Analiza që iu bë komunikimeve të Sinanajt, orientoi më në fund hetimet me seriozitetin e duhur: I denoncuari Julian Sinanaj mund të ishte një vrasës gjakftohtë. Me sa duket kallëzuesi N.GJ. jo vetëm që nuk ishte paranojak, por ishte i ndërgjegjshëm sa duhej mbi pozitën e tij. Policët e Durrësit e thirrën sërish shtetasin N.Gj dhe e zbërthyen duke e mbajtur dhe në mbrojtje si dëshmitar kyç.

ngj-300x399

Parandalimi i një vrasjeje

Ndërsa N.GJ rrëfente implikimin e tij në disa vrasje së bashku me Sinanajn dhe detajonte mënyrat se si e furnizonte me armë, me tritol, me aparatura etj, hetuesit nga përgjimi telefonik që po i bëhej Sinanajt kuptuan se ky i fundit ishte shumë pranë ekzekutimit të “porosisë së radhës”. Bëhej fjalë për planin e porositur të vrasjes në Tiranë të një biznesmeni hidrokarburesh. Sinanaj po ecte në këmbë me të dashurën e vetë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, në çantë mbante një pistoletë, ishte fare pak metra larg objektivit, agjentët ndërhynë dhe e arrestuan. Kontrolli në shtëpinë e tij në Tiranë zbuloi një bazë të vërtetë armësh dhe eksplozivësh. Sinanaj ishte në pozitë të vështirë, pasi u ballafaqua dhe me dëshmitë e dhëna nga ish-bashkëpunëtori i tij N.GJ, Sinanaj u thye dhe pranoi autorësinë e një sërë aktesh të rënda të ndodhura në Greqi si dhe zbuloi autorësinë e vrasjes së dy biznesmenëve në Vlorë në dy vitet e fundit. Ai ofroi dhe emrat e personave që e kishin porositur për këto dy vrasje. Ai i habiti hetuesit kur rrëfeu implikimin dhe dijeninë e tij dhe mbi vënien e bombave në automjetet e dy zyrtarëve shtetërorë. Në duart e hetuesve kishte rënë një “gjah i majmë”, kishin kapur “Specialistin”.

“Specialisti” nis rrëfimin…
Vetëm për ndërtimin e bombës me telekomandë që do të shpërthente makinën e Besnik Dervishit, prefektit të Vlorës, Sinanaj ishte paguar me 20 mijë euro. Porosia për atentatin ndaj prefektit, i kishte ardhur nga Marjon Mitro, ky u arrestua pasditen e së mërkurës në aeroportin “Nënë Tereza”. Sipas Sinanajt,  konflikti mes Mitros dhe prefektit nisi kur ishte vendosur prishja e parkingut të lokalit të tij tek Uji i Ftohtë, në Vlorë. Marjon Mitros i është dashur vetëm bomba me telekomandë nga Sinanaj, pasi siç rrëfen “Specialisti” do ishte vetë Mitro ai që do e montonte poshtë automjetit të Prefektit. Për “Bombën ndaj Prefektit”, Sinanaj  thotë se nuk u pagua, pasi Marjon Mitro i kishte dhënë disa kohë më parë 20 mijë euro, për vrasjen e një tjetër “killeri vlonjat” por që Sinanaj kishte refuzuar ta kryente. Me sa duket killerat nuk vrasin dhe aq kollaj brenda llojit. Kështu që duke  bërë gati bombën  për Prefektin Dervishaj, Sinanaj në të njëjtën kohë shlyente dhe një borxh prej 20 mijë eurosh.

Më pas Sinanaj ka rrëfyer për vrasjen e biznesmenit Agron Çela një vit më parë në Vlorë, për të cilën ai thotë se është paguar 35 mijë euro. Sinanaj ka treguar se ndërmjetësit për këtë vrasje kanë qenë dy kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, të shpallur në kërkim nga policia dhe Sinanaj nuk ka mundur të mësojë porositësin real të këtij ekzekutimi. Në gusht të vitit 2013 ai e ka pritur jashtë shtëpisë biznesmenin dhe e ka ekzekutuar me pistoletë, ndërsa Çela parkonte Mercedesin e tij. Por siç duket, kanë qenë sërish kushërinjtë Mëhillaj që e kanë porositur për një tjetër vrasje ‘Specialistin’ Sinanaj.  Sokol Veizi, një tip problematik nga Orikumi  ishte në konflikt me Mëhillajt për çështje pronësie dhe dy kushërinjtë i kanë premtuar Sinanajt ta shpërblejnë me 1 mijë e 500 metra tokë nëse ekzekutonte Veizin. Ky i fundit është vrarë me dy plumba në një lokal në Orikum në gusht të vitit të kaluar dhe më pas Julian Sinanaj është shpërblyer me një apartament në Vlorë nga dy kushërinjtë Mëhillaj pasi ‘kreu punë’ me Veizin.
Deri këtu dihet mbi rrëfimin e Sinanajt, por ai ka treguar shumë më tepër se kaq për hetuesit. Mbrëmjen e së mërkurës ai nënshkroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe marrëveshjen për t’u shpallur bashkëpunëtor i drejtësisë dhe familja e tij kaloi në mbrojtje së bashku me familjen informatorit të parë, shtetasit  N.GJ. Edhe në këto momente ai vazhdon rrëfimin, duke u filmuar nga hetuesit, ka aq shumë për të treguar…e ka nisur zanatin që kur ishte 16 vjeç, në vitin 1997.
ngj-me-logo-2-225x300

Hetimet u dekonspiruan…
Julian Sinanaj, “Specialisti”, ka treguar që ditën e shtunë emrat e Marjon Mitros dhe të kushërinjve Mëhillaj për hetuesit. Këta të fundit lëvizën shpejt, dhe vendosën menjëherë nën përgjim dhe vëzhgim të pandërprerë Mitron, pasi e konsideronin si një ndër personat më të rëndësishëm në skemën e organizatës së vrasësve me porosi. E njëjta gjë u tentua edhe për kushërinjtë Mëhillaj, por ata u treguan këmbëshpejtë dhe ia mbathën porsa u njoftua arrestimi i Sinanajt. Vëzhgimi i Mitros zbuloi se ai gjithashtu po përgatitej të mërkurën që të dilte nga Shqipëria, u kap në Rinas. A e ndjeu me nuhatje rrezikun Mitro apo dikush e njoftoi se “Specialisti i kishte nxjerrë emrin”? Është e vështirë të përcaktohet në këtë moment ky fakt, por mbrëmë në emisionin Opinion në TV Klan,  ministri Tahiri pranoi se ka pasur dekonspirim të aksionit. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht dje nisjen e hetimeve brenda radhëve të policisë dhe vetë prokurorisë për dalje sekreti, ç’ka shton dyshimet se Mitro dhe Mëhillajt mund të jenë njoftuar me informacion.

Një zyrtar i rëndësishëm në organin e akuzës informoi dje DITA-n se gjatë hetimeve ka pasur probleme, madje ka përcaktuar si momentin kyç të problemeve arrestimin e Mitros. “Arrestimi i Mitros në Rinas dhe dalja e këtij informacioni ka qenë një zhvillim që i ka dëmtuar hetimet. Mitro në disa raste ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe qëndronte mes porositësit të vrasjeve dhe ekzekutorit, Specialistit Sinanaj. Duke rrjedhur informacioni për kapjen e tij, kanë dështuar planet për të kapur personat që kanë bërë porositë që kanë paguar paratë për vrasjet tek MitroS’do mend që këta porositës, të identifikuar, tashmë ja kanë mbathur dhe i kanë shpëtuar mbikëqyrjes apo arrestimit të tyre, pasojë që nuk do të vinte në rast se nuk do të cenohej hetimi. Por publikimi i të dhënave dhe detajeve mbi këtë çështje ka sjellë dhe probleme për familjarët e personave që tashmë janë shpallur si të implikuar, ky është një tjetër problem”, – tha dje zyrtari i Prokurorisë së Përgjithshme.

Përtej këtyre problemeve që ndodhën me hetimin dhe aksionin e prokurorisë, i sigurt është fakti se tashmë në duart e organeve ligj-zbatuese shqiptare erdhi një dhuratë e çmuar: I penduari N.GJ i çoi hetuesit tek “Specialisti” Julian Sinanaj. Ky i fundit u bë i penduari i dytë i kësaj historie dhe një ndër personat kyç që çonte porositë tek Sinanaj, Marjon Mitro, është gjithashtu i arrestuar.
“Kutia e Pandorës” po mbushet çdo ditë e më shumë, “prisni, të kujtohem pak dhe për ndonjë vrasje që e kam bërë në X vit dhe që e kam harruar”, – u thotë shpesh Sinanaj hetuesve gjatë marrjes në pyetje. Sigurisht që hetuesit tregojnë durimin e duhur, e presin,  është vetëm çështje kohe, për herë të parë në Shqipëri, është duke u zbardhur zinxhiri i një numri të madh vrasjesh dhe atentatesh me tritol, është një dosje dhe hetim i paprecedentë, për të cilën aktualisht, dimë të sigurt vetëm diçka: Që ende dimë shumë pak në krahasim me atë që hetuesit kanë mësuar në 3 ditët e fundit.

 

sajmir tahiri3

 Tahiri: Publikimi i operacionit erdhi se patëm rrjedhje informacioni

Ministri i Brendshëm u pyet mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, në lidhje me dëmtimin e hetimeve dhe dekonspirim të operacionit. Kur u pyet se mos ai vetë me publikimin e operacionit ka dëmtuar hetimet, dha këtë përgjigje:

“… Ministria e Brendshme dhe unë kemi përgjegjësi për ndjekjen e hetimeve. Drejtorët kanë përgjegjësitë e tyre. Unë jam për të ndihmuar me mundësitë e mia edhe duke shkuar në operacion, edhe duke shkuar në zyrë të policëve. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me prokurorinë. Prokuroria ka nisur një hetim për nxjerrje të informacionit. Shpresojmë të arrijmë të gjejmë çarjet. Mund të them se u bë i detyrueshëm komunikimi, sepse patën rrjedhjen e informacionit dhe e dyta dua të falenderoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse ka zhvilluar një hetim profesional…”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.

Procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale. “Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin. Organi i prokurorisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion jozyrtar që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij – shkruhet në një deklaratë të prokurorisë.

Publikimi nga policia i pamjeve të arrestimit të Mitros në Rinas dhe dalja e informacioneve mbi lidhjet e bandës, mendohet se ka ndikuar në largimin e disa personave të tjerë që po mbaheshin nën përgjim.

 

January 31, 2014 18:59
Komento

31 Komente

  1. Ministrat qe flasin bukur... January 31, 01:55

    E kam pranuar si bukuri estetike te kesaj qeverie: keta jane ministra qe flasin bukur!

    Por jo nate per nate, or burra!

    Vendi i punes se Ministrit nuk eshte ne TV, aq me pak i ministrit te Brendshem.

    Po te dalesh cdo nate ne ekran, dhe pyetesh nga gazetaret (qe me shumice jane kliente te Berishes! -sic u quajten prej Tahirit te nervozuar) ose do genjesh, ose po te detyrohesh te jesh i vertete dhe bindes, do nxjerresh sekrete!

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit January 31, 07:15

    Ishte e peshtire te degjoje ne Opinion, pseudogazetaret, kur benin pyetje, qe po vete u pergjigjeshin.
    Degjoja ca kerkesa idjote nga analistet e KLAN-it, qe cdo studio serioze ne perendim, do ti kish vene noten me negative.
    Sqarimi i dy drejtuesve te policise ishte shume korrekt, qe jep edhe setiozitetin e nje shteti, por prostitutat e gazetarise shqiptare, ste linin rehat, se tani qe ju hap goja, duan te tregojne se nuk kane frike, se edhe vete e dine qe ne pyetjet qe benin tek plehrat e qeverise Berisha, duhej te mendonin mire se cfare pyetjesh benin, se ai ja u hiqte kotheren e bukes nga goja.
    Palo pseudoanaliste dhe kur shef ne mesin e atyre analisteve plehra edhe ish spiunin e sigurimit te shtetit zagarin Artan Hoxha, (jo investiguesin Hoxha), te vjen peshtire.
    Por kur vete emisioni drejtohet nga shoku Korani, kjo pritez ne ate stan.

    Reply to this comment
    • mira January 31, 10:59

      une mendoj se zTahiri ishte shume korrekt ne pergjigjet e tij,megjithe se kishte perpara nje grup tritoli mediatik, qe nuk I plas fare per popullin dhe vendin ,por per tu duk se cfare po bejne ,pa llogaritur Hoxhen qe hypi e zbriti ne mes te rruges nga makina,e zbriten dhe e hodhen si zhele ne rruge,e ai vazhdon perseri me paturperine e tije te japi mend e te beje opinion,por ta dije mire Fevzo ,se mbreme emisioni I tije eshte ndjkur vetem se ishte Tahiri ,I ftuar.

      Reply to this comment
  3. INVADER January 31, 08:24

    Pije me fund or mini-minister dolline se mbase po te jesh i pire flet te verteten. Se si i thone ” C ka barku, nxjerr bardhaku”.

    Reply to this comment
  4. OKB-SHBA January 31, 08:26

    QE TEMOS KETE RRJEDHJE INFORMACIONI TAHIRI DUHET T’I BEJEPUNETNE HESHTJE DHEPA BUJE MEDIATIKE.

    Le te mesoje nga policite e vendeve te tjera, por le te mesoje edhe nga FBI amerikane si ta mbaje gjuhen pas dhembeve nese kerkon me te vertet te luftoje krimin ne Shqypni dhe jo dividente politike me buje mediatike per arritjet madheshtore te qeverise, sepse Saliu me nendetset qe ka infiltruar kudo sapo Tahiri “zbulon” ne bande hedh ne teren nje bande tjeter akoma me te rrezikshme. Dhe kete gje e ben me nje levizje te gishtit te vogel.

    Reply to this comment
  5. Gramoz January 31, 08:35

    BANDA KRIMIALE E VRASJEVE ME PAGESE DHE VENIE EKSPLOZIVE NGA POROSITESI DUHET TE KIHET KUJDES NE RJEDHJEN E INFORMACIONIT NGA PROKURORIA DHE SHISH .TE ZBARDHET VENDOSJA EKSPOZIVIT NE SHTYLLEN E TENSIONIT TE LARTE NE MILOT ..

    Reply to this comment
  6. Bocari January 31, 08:49

    kush eshte me i rrezikshem , ky qe vret me pagese, apo ky qe punon ne polici dhe nxjerr sekretin, qe te shpetoje te gjithe krimpaguesit. Gezuar Tahiri, pastro vendin e punes se nuk i dihet se me cfare gote pi.

    Reply to this comment
  7. petro January 31, 08:59

    dje te klani pame prostitutat e gazetarise
    cudi si ishin nbledhur

    Reply to this comment
  8. nasruddin January 31, 09:45

    PSE ISHTE KAQ NERVOZ MINISTRI TAHIRI?

    kur po shkon ne luften kunder krimit nga FITORJA NE FITORE? Ne emisionin OPINION ministrin Tahiri e pame kaq nervoz saqe te fuste friken si nje minister qe duhet te ruaje qetesine e qytetareve dhe me pare qetesine e tij personale. Me dinjitoz dhe profesional ishte qendrimi i kreut te policise se Tiranes qe nuk u tut nga presioni i analisteve te pameshirshem te medias, nderkohe qe zoti Tahiri per cudi u shfaq si nje adoleshent zemerak dhe ne fund te emisionit mesuam se i shpalli te gjithe te pranishmit “ARMIQ” te kauzes se Partise se tij.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit January 31, 10:41

      Nuk eshte thjesht nervozizmi i nderuar Nastradin, por kur ne pyetje si ne hetuesi, te marrin disa ish spiune te sigurimit, qe deri dje dridheshin para Saliut dhe nuk linin rast duke i bere lajka per nje llokme me teper, te vjen te pellcasesh, se ishindje po soji i ketyre pseudoanalisteve qe te nxinin jeten dhe jane po keta sot qe kerkojne llogari.
      Te nxjerresh nje sekret qe eshte nen hetim, eshte nje krim i rende dhe une aty do ta pyesja ministrin, a do te merret i pandehur pronari apo kryeredaktori i gazetes qe eshte krahu berishian dhe te thote se nga kush e mori kete lajm, ne qofte se nuk tregon, atehere te akuzohet si nje person qe ka hyre ne nje objekt, ku ka vjedhur materiale te klasifikuara.
      Sot po abuzohet shume me statusin e gazetarit, ku pseudogazetare jane bere thjesht hetues, se ndoshta kete pune dine te bejne, qysh nga koha kur i sherbenin sigurimit te shtetit.
      Nervozizmi ne kete rast i ministrit, eshte i justifikuar.

      Reply to this comment
      • OKB-SHBA January 31, 14:04

        Analistet jane si peshkaqene te medias dhe ministri Tahiri duhet ta kete parasysh kur perballet me ta. Midis tyre ka shume dashakeqas qe e orientojne debatin per qyfyre senzacionale me qellim, por ketu qendron pjekura e politikanit qe te mos bjere ne kurthet e ngritura nga specialiste te medias dhe lapsit. Me thene te drejten mu duk mjaft qesharake spjEgimi qe i beri ministri Tahiri tritolit te Kohes se Qepes te Al Kapones ne Cikagon e viteve 1930 duke e spjeguar me VARFERINE e shqyptareve. Me mire ta kerkoje tritolin tek Kulicajt e Saliut qe kane edhe LEKAT per ta blere edhe dijenite dhe guximin per ta perdorur, psi e pane qullashin Edi Rama qe i perkedheli koken.

        Reply to this comment
  9. ili January 31, 10:03

    Pavaresisht panelit te gazetareve, Tahiri dje dha imazhin e nje çunaku idhnak, e partiakut qe mbronte vijen e partise dhe jo ate te ministrit ne krye te detyres. Kuptohet edhe arsyeja pse i shkonin djerset çurk e nuk reshti asnje çast se foluri, me kete bombardim te politikes se marketingut eshte veshtire te jesh bindes.

    Reply to this comment
  10. hogja January 31, 11:17

    Ja kjo eshte mase e jo shaka.E shikoni si e kap lepurin me qerre prekuroria.Le te guxoje njeri te nxjerre sekretet e hetimit se ne burge do perfundojne te gjithe!Ky eshte shteti ligjor,jo ai qe kerkojme. Po ?DREJTESIA Berishjane funksionon duke bere te mundur qe asnjenjeri e per asnje aresye nuk duhet te marr vesh se si shkojne hetimet,duke bere te mundur edhe perse jo mbylljen e gojes se te akuzuarve .Ketij i thone organ akuzues.Shikoni kur te dalin te pafajshem per mungese provash.

    Reply to this comment
  11. Agjenti turistik January 31, 11:18

    U habitëm vërtetë: shumë info konfidencial doli. A jenë në vete ata të Policisë?

    Reply to this comment
  12. Lulzimbasha January 31, 11:19

    Na erdhi Radha me duket edhe mua per rrugen e kombit po edhe Saliut per shitjen e teresise toksore por edhe per aferat me Argiten e me Shkelzenin.

    Reply to this comment
    • Denim me Vdekje January 31, 11:21

      He me te lumte de!!

      Po radha ishalla te perqafosh kete emrin tim, se ndryshe..aha… i kemi pare se sa e si denohen.

      Te fala Bahri Falliut 😛

      Respekte!

      Reply to this comment
  13. . January 31, 11:22

    **********************************************************************************************************

    …. Lerini llafat, beni punen o “Prokurore te korruptuar” … edhe kete krim kerkoni ta zvarrisni ashtu sic po beni me plot e plot dosje te pazbardhura ne zyrat tuaja.

    Z.Rama, shkaterro kete “Prokurori te inkreminuar” e lidhur me kriminelin Verior Ali Bisha.

    *******************************************************************************************************

    Reply to this comment
  14. gramos January 31, 11:23

    RJEDHJA E INFORMACIONIT NGA GRUPI HETIMOR I PROKURORISE DO TE ISHTE NJE TRADHETI KOMBETARE PER VETE KRYEPROKURORIN ADRIATIK LLALLA..POR EDHE PER SHISHIN NGA VISHO AJAZI….

    Reply to this comment
  15. Aliu nga Selenic January 31, 11:24

    Kjo faze e hetimeve eshte teper e rendesishme, ndaj edhe sekreti shteror duhet te jet pririoritet i pririoriteteve. Ne kete faze kriminelet jane te interesuar madje edhe sponzorizojne shume per te thithur cofte edhe nje fjale pasi atyre u intereson per te riajtu hallkat e zinxhirit te krimit.
    Rendesi ka qe ne hetim te mos keputen hallkat, pore ato te shkojne ne thes sice beri me pare shteti yne me lojen e “liqenti te Vajkallit” Keshtu ruajtja e sekretit eshte celsi i suksesit. Forca quna kthjni dinjitetin shqiptarve, kethejni ruajtjen e jetes shqiptarve.Mjafte qe 23 vjet me ankth poer te dalur deri teke porta.!

    Reply to this comment
  16. Marin Gashi January 31, 11:25

    Veprimi me skandaloz eshte dekonspirimi i emrit e mbiemrit te personit qe beri te mundur gjurmimin dhe kapjen ne flagrance te kriminelit profesionist Julian Sinanaj.
    Tashme shteti duhet ta dergoje bashkepuntorin e tij Neritan Gjoksanen jashte shtetit se ne Shqiperi eshte 100% i vdekur. Po nuk e dergoi kush do te pranoje me te bashkepunoje me nje Prokurori te Pergjithshme te pabese e tradhtare?!

    Reply to this comment
  17. Pellumb Zaimi January 31, 11:26

    Llalla? Pse tani e ke mësuar ti birbo që sekreti hetimor është kushti primar për suksesin e tij ? Më duket se prokuroria po krijon alibine e “dështimit të paralajmëruar”?. U menderos puna! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  18. antonio January 31, 11:27

    Nxjerrja e sekreteve hetimore ka qene bere rruge nga PROKURORIA DHE POLICIA!!!
    Te gjithe habiteshim se si keto institucione shteterore jepnin te dhena sekrete te hetimit pa mbaruar HETIMI DHE GJYKIMI!!!
    Jam i sigurte,qe keto te dhena i JAPIN VETE PROKURORET,QE TE SHKATERROHET PROCESI GJYQESOR dhe qe ne te ardhmen te MOS GUXOJE ASKUSH TE INFORMOJE SE DO T’I DALE EMRI NE GAZETE!!!
    Kaq mjafton,qe KRYE PROKURORI LLALLA TE SHKARKOHET NGA DETYRA DHE TE COHET PER NDJEKJE PENALE “PER SHPERDORIM DETYRE”!!!

    Reply to this comment
  19. Horri i Bulevardit January 31, 11:28

    Ju drejtohem juve qe jeni specialista ne tritol e C4, mos harroni se nukeshte vetem Saliu qe do me bo terror, edhe ne antishpellaret, kemi nevoje per ju specialista dhe pagujm mire, kush ka ndnji menje te bukur, le ta coje familjen Berisha ne hava me tritol a C4, a me bomb atomike a tomahoks dhe brenda javes i ka ne kontonumrin ose edhe kesh, 1Miljon EURO, se kur 1 miljon votues i dhane grushtin Sali Berishes, sdo ti dridhet dora per me dhene 1 euro, biles edhe me shume, se ai qe na heq ket M.t, jo vetem qe do shperblehet, por kena me i bo dhe monument.

    Reply to this comment
  20. lejleku January 31, 11:28

    Z Rama ,REFORMIMI i organeve te korruptuara eshte ilaci pa le te llomotasin HICAT. hajdute e te korruptuar me pasuri marramendese te popullit fukara.

    Reply to this comment
  21. Kanan January 31, 12:15

    Ide shum e bukur 1 euro per te zhdukur koken e krimit sali tritolin dhe familjen e tije .. populli duhet te beje vete drejtesi . une jam gati te paguaj per 1000 mije votues .. shperndajeni te nderuar komentues kete nisem dhe jam i sigurt se do perkrahet nga me shum se 1 milion votues .le ta ndjejne keta keta saluce seqfare dhimje te te jep tritoli… gjykata le te denoje pastaj 1 milion njerez,..

    Reply to this comment
  22. Gjenerali January 31, 12:32

    Me behet qejfi qe se fundemi mafja e instaluar ka filluar te mos ndjehet mire e me emisionin e djeshem nga Opinionisti nxjerr edhe nje here ne pah se kush i ka sherbyer kryetritolit ne Shqiperi.Me ta se fundemi u bashkua edhe “ideologu” me ane te nje mesaxhi qe ne bibloteken e tij ka dy libra e qe edhe atyre u ka lexuar vetem paratheniet!Drejtesia nje dite nga ky plehre duhet te filloje ndeshkimin !Dikur qe hapur llafi qe F.Nano ishte bere operacion per nderuar penisin e mjeket sa eshte futur ne salle e kane sugjeruar qe te behet operim komplet pasi penis eshte i gjithi!

    Reply to this comment
  23. pellazg 100% January 31, 13:16

    Në qoftë se veprimet e policisë janë të dokumentuara, të provuara me prova shkencore, me dëshmitarë etj. po cili është ai prokuror që do të guxonte minimalisht të kompromentonte karrierën e tij. Sa për sekretin, më vjen keq por atë shkollë dhe ata specialistë rilindja ose nuk i njeh ose po i mban larg. Nuk e di se ç’shkollë ka Ministri Tahiri, por me polica 3-mujorë vështirë të kuptojnë konceptin e sekretit e aq më tepër veprimet.

    Reply to this comment
  24. nastradini January 31, 13:52

    Mos e shani Policine e Tiranes se aty ka shume profesionista te mirefillte njesoj si ne vendet e tjera. Por kur Edi Rama i ka futur brenda Kulicaj me soje e sorollope nga pas nuk ka si te mos ndodhe ndryshe. Nga ana tjeter ministri Tahiri duhet te tregoje qetesi polici dhe jo te hedhe panik me nervozizmin e tij ne milet duke e spjeguar tritolin me varferine e shqyptareve dhe duke e spjeguar Lazaratin me nevojne per biznes te ketij fshati famoz ne Bote.

    Reply to this comment
  25. Bocari January 31, 19:49

    Dilentatizem i pater. Sikur ka ardhur nje ekip antikrimi nga amerika. TE pakten tu beje ca seminare shkollimi.

    Reply to this comment
  26. Amant January 31, 23:12

    Ky djale qe drejton sot nje ministri flet pak si shume. Nuk eshte detyra e tij qe te qendroj para ekraneve ku te broçkullise pa pushim. I duhet qe ti veje fre gojes. Kete ti a kerkoje kryeministri i vendit por edhe shoket e miqte e tij te partise dhe qeverise duhet ta keshillojne. Entuziasmin ta lere per ne fund.

    Reply to this comment
  27. Emiraldo February 3, 20:40

    Dua te di njoftimet per pune ne gazeten e dates 31 janar per Norvegji a ka ndonje numer kontakti me ta ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*