Tahiri: Refugjatët, problem jo vetëm për Shqipërinë

March 11, 2016 21:00

Tahiri: Refugjatët, problem jo vetëm për Shqipërinë

Gazeta italiane “Il Piccolo” ka zhvilluar një intervistë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Tahiri shprehet i bindur se emigrantët që ndodhen në Greqi do të hyjnë në Shqipëri. Ministri thotë se kjo është një çështje ditësh apo javësh.

Çështja është se kur kjo të ndodhën nëse nuk ka një zgjidhje të përbashkët, do të jetë një problem jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë Evropën”, shprehet Tahiri.

Ministri thekson se në bashkëpunim me partnerët Shqipëria ka forcuar kontrollin në kufi. Por ai kërkon ndihmë evropiane, pasi ky nuk është një problem shqiptar apo grek, por një problem i përgjithshëm.

Përllogaritet se në territorin grek ndodhen rreth 50 mijë emigrantë, përfshirë 15 mijë vetëm në kampin Idomeni.

Sipas BE-­së, Shqipëria nuk mund të presë më shumë se 200 persona në ditë. Për të shmangur një situatë të tillë Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë, kur ministri i Brendshëm Alfano do të vijë në Tiranë për të hedhur firmën finale. Policia Shqiptare ka rritur prezencën pranë kufirit me Greqinë pas mbylljes së rrugës tranzit nga Maqedonia dhe Serbia.

Kufiri po monitorohet pa pushim, ndërsa forca të tjera policore kontrollojnë rrugët pranë kufirit grek.

March 11, 2016 21:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*