Tahiri sërish në gjyq, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

July 22, 2019 12:15

Tahiri sërish në gjyq, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjykim të shkurtuar.

Në gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua sot gjyqi për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Seanca është shtyrë disa herë, për shkak edhe të mospërkthimit të disa letërporosive nga Italia.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas daljes nga gjykata, Tahiri tha se shtyrja e sotme është e tepërt.

“U bënë dy vite besoj se dhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim dhe akoma më e tepërt. Tani është shtyrë për në shtator. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?

Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyre letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim”, tha ai.

l.h/ dita

July 22, 2019 12:15
Komento

6 Komente

  1. leka July 22, 13:29

    ja pra pse duhet reforma ne drejtesi…..nje ish minister qe ja varin akoma e nuk po e mbaron dot gjyqin …llogarit pak sa hallexhinj kane 30 vjet qe enden dyerve te gjykatave dhe nuk mbarojne pune…gjyqtare plepash peshqesh prej eksperimentit amerikan

    Reply to this comment
  2. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) July 22, 17:52

    Njerez te gazetes Dita –
    Ky gjykimi i shkurtuar kerkohet kur provat jane te pa kundershtueshme dhe i pandehuri pranon fajesine.
    A mund te hidhni drite ca me shume rreth kesaj kerkese per gjykim te shkurtuar te ish-it te suksesshem te qeverise Rama?
    Them se eshte me interes per komentuesit, Faleminderit!

    Reply to this comment
    • info analitike July 22, 20:29

      Gjykimi i shkurtuar nuk do te thote qe i pandehuri pranon fajesine, ai pranon provat e paraqitura deri ne momentin qe behet kerkesa per gjykim e shkurtuar. Avantazhet qe ka i pandehuri jane se nuk do te kete nje debat ligjor me procese normale por gjithcka do te zhvillohet ne dhomen e gjyqtarit (edhe me pjesemarrjen e paleve kundershtare nese ka) por pa nevojen e marrjes ne pyetje te deshmitareve. Pra sido qe te jete rezultati perfundimtar Tahorri do te kete uljen te denimit me 1/3 nese denohet (perfshire ketu edhe demet financiare qe mund ti kerkohen). Natyrisht e gjithe kjo behet me marreveshjen e paleve te medha duke filluar nga Kryeminsitria, Ministria e Drejtesise, Gjykata pa dale asgje publikisht edhe nga gjykimi. Gezuar shoke e i pifshi lengun vettingut perderisa edhe nje minsiter kapobande e trafikut te droges ia hedh paq ne syte e publikut pavaresisht se eshte diskredituar keqas ne syte e shqiptareve e te mbare botes!!!

      Reply to this comment
  3. Rita July 22, 21:04

    Po provat jane te pankundershtuara dhe jane me mijera fflete te ardhur nga Italia . ku emri i itij shqiptohet me qindra here dhe shqip ..Keto nuk jane dhene ne shtyp por Tahiri i jane dhene dhe prandaj kerkon dhe gjykim te shkurtuar per te zbritur 1/ 3 e denimit .Ai personalisht nuk eshte kapur ne truallin italian me ndonje ngarkese apo mall .por ne Shqiperi ai ka mundesuar kalimin e grupit mafioz pergjate kufirit detar apo tokesor .dhe peshqeshet e shperblimet ne shuma marremendshme ( miljona euro ne nje bisede kur flitet per votimet e se sa i duhen Tahirit ) .Pra gjygji i tij duhet te behet ne Shqiperi per abuzim posti ,,bashkpunim me grupe mafioze, etj. etj.Ne se Balili ( dhe ky me gjykim te shkurtuar ) u denua 15 vjet apo 20 e nga shkurtimi i ulen 5–7 vite . Ky mund te dale dhe pa lag fare . Ka lidhje dhe me situaten ne vend .Ne se Rama vazhdon udhetimin Don Kiishotian pra nuk bjen nga kali ai do te provoje nje vjeshte te thate ,pa shi pra s”do te laget . s”do te denohet ose paksa muaj qe do t”i kompesoje me nje shume te caktuar .

    Reply to this comment
  4. Stefi July 22, 22:01

    Te gjitha shpifje nga dyshja Sala Meta pasi Tahiri u hyri ne Lazarat qe ishte thesari i krmineleve Sal Meta
    Tahiri do ish gjykuar ,ish i pari qe dha doreheqjen per tu gjykuar ,si duket nuk kane prova dhe vetem shtyjne gjukimin.

    Reply to this comment
  5. luli July 22, 22:04

    O dita keni humbur tepelekun e kokes gjykim te shkurter do te thot qe ka faj dhe e ka pranuar ca flisni o lali

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*