Tahiri: S’kishte rrezik real për Papën, janë prishur provat për Xhindin e Konomin

September 24, 2014 08:51

Tahiri: S’kishte rrezik real për Papën, janë prishur provat për Xhindin e Konomin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë se s’kishte asnjë rrezik real gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Ai tha se ka pasur informacione për persona potencialisht të rrezikshëm, por që nuk mund të siguronin sigurinë e Papës.

Ka pasur një fluks informacionesh për persona që potencialisht mund të ktheheshin në rrezik. Policia ka marrë masat.

Siguria e ngushtë e Atit të Shenjtë ishte e garantuar, madje 5 oficerë të Gardës ishin personalisht të angazhuar me ruajtjen fizike të Atit të Shenjtë.

Por, edhe masat e sigurisë në të gjithë vendin ishin të garantuara.

Dua të them që ky është operacioni më i madh i policisë për të garantuar rendin dhe qetësinë në një ditë të tillë”, ka thënë ai për gazetaren Ilva Tara.

Duke folur për shkarkimet në polici, Tahiri ka thënë se nuk mund të mbahej në punë një gangëster si Agron Kuliçaj.

Investim i gabuar, sepse të trajnosh Agron Kuliçin për mua është zero, kështu që nuk kam çfarë të them. Quhet investim që del bosh, quhet si të vesh një skedinë dhe nuk fitove, cfarë do të thotë kjo?

Duhet ta mbajë Policia e Shtetit se është trajnuar? Jo, është trajnuar dhe për jetën personale shumë mirë, por eshtë investim zero, sepse nuk bënte biznesin e shtetit, bënte biznesin privat në polici”, tha ai.

E kemi cuar në prokurori, sepse nuk ka zbatuar vendimet e Prokurorisë, sepse nuk ka zbatuar urdhrin për arrestimin e gardistëve të 21 janarit dhe vazhdon hetimi. E se qenka trajnuar ky duhet të rrijë në polici? Nuk është ky kuti matës për mua. Kuti matës për mua është efiçenca në punë dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Këta bënin gangsterin në punë. Mua më duhen punonjës që bëjnë shërbimin në dobi të qytetarëve”, vijoi më tej ministri Tahiri.

Ndërkohë, ai ka thënë se ka shumë pak shanse për zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit Skerdiliad Konomi.

Kjo, pasi sipas Tahirit, në kohën e qeverisë së shkuar janë prishur qëllimisht provat për vrasjen e tyre.

Ai ndërkohë ka mohuar se mund të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke thënë se është mirë në punën e ministrit.

September 24, 2014 08:51
Komento

7 Komente

  1. info analitike September 24, 10:23

    Mire se per Xhindin dhe Konomin “e ka fajinBerisha” po per Santon kush e ka fajin? “Puna e suksesshme” e policise? Thuaj shyqyr qe snajperi qe qelloi nuk vrau kend se perndryshe do te te kishte mbetur dopio gjashta ne dore.

    Reply to this comment
  2. Mosperputhje September 24, 11:11

    Po ne lidhje me hetimet per kontrabanden e ilaceve nga spitalet italiane ne farmacite e Tiranes c’mund te na thoni? Ne c’faze eshte hetimi per babane tuaj qe u kap me presh ne duar? A ka konflikt interesi qe Policia e drejtuar nga ju te hetoje per babane tuaj? A ka garanci qe ju nuk do ndikoni ne menyre te paligjshme per mbylljen e kesaj ceshtjeje?

    Eshte tipike e asaj qe fituesi shkruan historine sepse vetem ne Shqiperi mund te ndodhe qe ndyshimet politike sjellin edhe ndryshime ne perceptimin apo gjykimin e nje ngjarje te caktuar. Dhe kjo do vazhdoje per sa kohe politika ka nje pushtet te jashtezaknshem mbi organet e ndryshme qe ne fakt duhet te jene me ZERO nderhyrje nga politikanet.

    Mundoheni te hidhni balte mbi gjithcka qe ka ndodhur para se te vini ju ne pushtet, ndersa ne menyre paradoksale, ironike, kriminale, ai qe beri te mundur qe ‘regjimi i Berishes’ te vazhdoje i pashqetesuar edhe per 4 vite te tjera, ai qe ishte bashkefajtor me Berishen, nuk denohet, nuk cenohet, nuk denigrohet, nuk ndeshkohet, nuk preket. Pra vetem pjesa berishiane e qeverise se shkuar ka qene kanceroze? Po pjesa metiane (Meta) qenka e kulluar, e pikuar nga qielli?

    Kjo me ben te mendoj se ju nuk e keni seriozisht sepse meqe ju nuk e denoni Meten vetem pse ai ju mban ne pushtet, tregoni qe jeni bashkefajtor me Meten e te shkuaren e tij berishiane. Pra nese jeni konseguente ne ato qe thoni e keni thene, duhet qe se pari te denoni Meten e bllokun e tij te famshem qe u be simbol i qeverisjes PD-iste e LSI-ste.

    Si mund t’ju besoj une juve qe e keni seriozisht ne luften kunder korrupsionit kur ju bashkeqeverisni me simbolin e korrupsionit, Ilir Meten, kunder te cilit e bllokut te tij te famshem ju dogjet Tiranen.

    Reply to this comment
    • KULUFI September 24, 14:01

      JE SHUME E VONUAR ME MARRJEN E INFORMACIONIT. HETIMET E BABAIT TE TAHIRIT,FILLUAN DHE MBARUAN NE KOHEN E QEVERISJES SE QOFT LARGUT SALI SHPELLARI DHE KUR PROKURORINE DHE POLICINE NUK I DREJTONTE AS RAMA DHE AS TAHIRI.
      SHFLETO DHE DO SHOHESH QE ESHTE LIRUAR PER MUNGESE PROVASH.
      KESHTU ESHTE,KUR KERKON TE FUTESH NE BURG,DIKE QE DJALIN E KA KUNDERSHTAR POLITIK TE MALOKUT.

      Reply to this comment
  3. LORA September 24, 11:17

    Asnjehere nuk prishen apo fshihen dot te gjithe provat e nje krimi,sado i sofistikuar te jete ai,,,,,e jo me krimet e hajvaneve bedele te dr.mortjes.
    Zoti Minister ,kjo qe them eshte nje e vertete aksiomatike.

    Reply to this comment
  4. 888 September 24, 12:10

    bashke i keni prishur provat ore qerrata, ku e di ti qe jane prishur provat? hetoje! qorr!

    Reply to this comment
  5. Dardan September 24, 12:45

    E kush i ka prish provat? Ata qe i kane administruar?
    Apo s´heton njeri per kete?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*