Tahiri takohet me ambasadorin e SHBA dhe zyrtarët e FBI

April 1, 2015 14:42

Tahiri takohet me ambasadorin e SHBA dhe zyrtarët e FBI

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është takuar sot me Zv.Ndihmës Drejtorin J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian McCauley të FBI, me të cilët ka diskutuar lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.

Takimi i sotëm vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano.

Që nga dita e sotme ka nisur puna konkrete e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit me ekspertët e FBI për ngritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

BKH do të shënojë një standart të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend.

April 1, 2015 14:42
Komento

2 Komente

  1. Aphade April 2, 00:14

    Coni Berishovicin ne hetim gjitheperfshires !!!!!

    Reply to this comment
  2. Aphade April 2, 00:16

    Berishovicin ta marre ne hetim FBI-ja ,nderkombetaret, sic e ka kerkuar Ai vete !!! Nje
    mal me krime qe rendojne mbi kete kriminel-mafioz !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*