Tahiri te Krimet e Rënda: Nuk më duhet mbështetja e Ramës

February 28, 2019 13:57

Tahiri te Krimet e Rënda: Nuk më duhet mbështetja e Ramës

Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë janë këto akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku u njoh me akuzat ndaj tij, një ditë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda mbylli hetimet për të.

Për gazetarët, ish-Ministri tha se nuk surprizohej nga akuzat e ngritura ndaj tij, të cilat i konsideroi si më të rëndat pas atyre të ngritura ndaj Aldo Bares.

“Akuza ishte trafik droge, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal… Pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk është se ka ndonjë surprizë të madhe, prokuroria e komanduar, siç e nisi ashtu e bitisi këtë histori. Pavarësisht nxitjes që ka nga brenda për t’u marrë me këtë histori, nuk dua të merrem me drejtësinë. Do të vazhdoj ta respektoj deri në fund drejtësisë. “

Tahiri e konsideroi procesin ndaj tij politik dhe tha se e vërteta është tërësisht e kundërta.

“Kjo historia ime lindi si një proces politik, dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë, që janë aq bashkë sa janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Kështu që nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh. Ky është një procesi turpshëm, politik nga fillime deri në fund, i komanduar nga fillimi deri në fund. E vërteta ime është komplet e kundërta nga ajo që mendon prokuroria.”

Ish-Ministri nuk pranoni të jepte një përgjigje i pyetur se nga kush komandohej ky proces, ashtu sikurse nuk pranoi t’i vendoste emra “atit, birit dhe shpirtit të shenjtë”.

I pyetur nëse i ka kuptuar mesazhet e Edi Ramës si një kërkesë ndjese ne distancë, Saimir Tahiri tha se nuk i duhet mbështetja e askujt.

“Nuk më duhet mbështetja e askujt më duhet vetëm e vërteta ime”.

l.h/ dita

February 28, 2019 13:57
Komento

14 Komente

  1. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) February 28, 14:15

    E di shume mire ti o qorri i vocerr se Edi Rama do beje c’mos per te te shpetuar ate lekuren tende jo se i dhimbset ajo bytha jote por se ka hallin e bythes tij te madhe qe ne se ti merr denimin e merituar do ti futet nje hu deri ne gurrmaz si qeveria me ministrin me te suksesshem ne trafiqe droge ne Europe.

    Reply to this comment
  2. mirel February 28, 14:26

    Ramiut ndoshta i vjen keq vetem per nje gje: Sikur te kish mundesi tjua kishte hedhur sot kufomen e Tahirit gojeve te ujqve te Berishes.
    Sot i duhej nje mish i fresket tjeter tjua shuante urine nga e para
    Tahiri e kupton se fatkeqesisht ata qe Ramuti mban fort jane ata qe e lidhin me interesa me te fuqishme, si bizneset e ndertimit dhe te rrugeve.
    Tahiri nuk ishte mik i Ulajt apo dore e Ahmetes dhe Gjiknurit.
    Ngaqe di shume si duket ndaj i dhemb dhe me shume

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic February 28, 16:32

    Sajmiri do ti kaloj keto probleme asi nuk ka asnje prove qe verteton per c`fare akuzohet.!

    Reply to this comment
  4. asd February 28, 16:42

    Mos ki shprese tek Rama por “bej per vete” opinionin publik. Kusht eshte te distancohesh nga genjeshtrat qe ke bluar deri tani ne mendje dhe qe mesa duket do tentosh ti perserisesh si papagall ne procesin gjyqesor. Ndrysho taktike. Thuaj te VERTETEN. E verteta i prek njerezit. E verteta mund te ndryshoje Shqiperine. E verteta do te vere ne peshe sa faj ke realisht.

    Reply to this comment
  5. Spinoza February 28, 16:49

    njeriu i perendimit ne Tirane se shpejti kryetar i PS

    Reply to this comment
  6. intelektuali February 28, 17:24

    SAJE QORRI SI FATMIR XHAFAJ

    Prit tani Top Channelin e Blushit kur t’i beje biografine me liber shpie qe bga Habilajt e deri tek nipi i Enverit qe Taulant Xibraka e kishte emeruar administrator te Laboratorit te Kokaines dhe qe Saje Qorri e shpetoi duke e lajmeruar perpara se gjermonet te prangosnin “peshqit e vegjel” sic ndodh rendom me mafien e droges ne vendin tone.

    Reply to this comment
  7. Fatmir Xhafaj February 28, 17:27

    Per Saimir Tahirin nuk ka asnje prove qe e lidh me grupe kriminale a trafiqe droge…pervec nje fakti fare te vockel.
    Makinen e tij Audi Tahoja e ka perdorur familjarisht edhe pasi ja ka shitur atyre kusherinjve qe nuk i njihte, Habilajve!
    Kesaj nuk po dijne si t’ja bejne keta miqte e Rames qe duan ta shperlajne Tahon nga menderosja fund e krye qe ka.

    Reply to this comment
  8. Adih February 28, 19:27

    me vjen keq o Tahiri per ty ,je i ri ne moshe . E them kete se nuk ke as edhe me te voglen shprese .Kane ndryshuar koherat ,per ju katovcaret ,i ka hyre serjozisht USA kesaj here ,do ju shkule me rrenje ..Prandaj ne qofte se do te jesh burre ,te hapesh ,dhe te tregosh te drejten .Me degjo ,do te ndihmoje ty serjozisht , dhe do i besh nje nder popullit tend ,qe eshte keto 28 vite i terhequr zvare ,vjedhur e perdhunuar ,nga dobicat mbare te PPSH..Hapju drejtesise ,mbaje mend , do hysh ne histori ,si nje burre me karakter ,e populli do te beje direkt e inirekt hero .,dhe ne te kunderten ??????E ke gabim ,nuk fiton gje kur thua eshte kunje politike , nuk eshte e vertete ,si ha kush keto peralla , as VER LLAPA ,mos harro , se i ke tre oficeret te policise tende ne arrati ,mos harro Zaganin , ashtu si Rama i jot ,nuk po e gjen ate djalin buze qumesht 26 vjecar ,centralistin ,jo firmen e mjetet (makinerite e firmen ),po nuk po ja gjen akoma adresen e shtepise . Prandaj mendh:???????

    Reply to this comment
  9. info analitike March 1, 01:24

    Te mos kishe mbeshtetjen e kriekaqolit ti sot do te kalbeshe ne burg o Tahorr ndaj uli puplat e mos u karkatis kot si trim se je nje cope kalama qe te duket vetja coc. U qurravite si femije tek Fevziu nga frika e burgut po shoket e bandes te kishin mesuar se edhe kriekaqoli eshte nje tjeter qullac frikacak si ti ndaj mjaftoi nje kercenim live qe edhe ai te terhiqej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*