Tajlanda njeh Kosovën

September 27, 2013 11:53

Tajlanda njeh Kosovën

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork në takimin me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Dr. Surapong Tovichakchaikul pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Tajlandës.

Zëvendëskryeministri i Tajlandës ia konfirmoi kryeministrit të Kosovës se Qeveria e Tajlandës ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013.

Sipas zëvendëskryeministrit tajlandez ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe përkrahje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Tajlandë, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, kryeministri Thaçi e falënderoi zëvendëskryeministrin Tovichakchaikul për njohjen që Tajlanda i bëri Kosovës.

Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministri Tovichakchaikul u pajtuan që edhe formalisht të fillojnë marrëdhëniet diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.

Për këtë njohje në Twiter kanë njoftuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ministrja për Integrime Vlora Çitaku.

Ditë më parë Kosovën e kanë njohur edhe Libia e Grenada.

Kjo është njohja e 104 për Kosovën, thonë zyrtarë të MPJ-së.  / KOHA

September 27, 2013 11:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*