Takim sekret mes ministrit Kotzias dhe homologut maqedonas, çfarë u bisedua

January 11, 2018 21:35

Takim sekret mes ministrit Kotzias dhe homologut maqedonas, çfarë u bisedua

Në fshehtësi të plotë është zhvilluar takimi mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe homologut të tij maqedonas Nikola Dimitrov.

Takimi mes tyre është zhvilluar në hotelin “Macedonia Palace” në Selanik nën masa të rrepta sigurie. Mediat greke raportojnë se Ministria e Jashtme e Greqisë zgjodhi rrugën e diplomacisë sekrete, duke mos treguar as vendin dhe as kohën e takimit.

Dy ministrat e Jashtëm të vendeve respektive kanë biseduar për çështjen e emrit të Maqedonisë, për të gjetur një variant që do të kënaqë të dy palët.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke pas takimit mes dy ministrave, ministrat e Jashtëm u takuan në kuadër të dialogut dhe konsultimeve mes dy vendeve për të rritur transparencën dhe besimin reciprok.

Më 17 Janar zyrtarë të Greqisë dhe Maqedonisë do të takohen në Nju Jork për diskutimet e çështjes së emrit, me iniciativë të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic.

 

January 11, 2018 21:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*