Rama: Shtyrja e afatit të ID? Bën sens si kërkesë, do e shqyrtojmë. Vijon me Metën: “Ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës’

February 22, 2021 10:45

Rama: Shtyrja e afatit të ID? Bën sens si kërkesë, do e shqyrtojmë. Vijon me Metën: “Ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës’

Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur si mundësi shtyrjen e afatit të ID deri më 30 prill, kërkesë kjo e bërë nga opozita. Për kreun e qeverisë, kjo është një kërkesë që bën sens pasi është në të mirë të procesit zgjedhor, e për pasojë ka deklaruar se do të shqyrtohet si mundësi.

Në përfundim të mbledhjes së përjavshme me drejtuesit politik të qarqeve, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe kundërshtarët politik, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit, ai ka përsëritur akuzat e tij se po bën fushatë për LSI-së duke theksuar se “veprimtaria e tij ilegale është në sytë e të gjithëve”. Nisur nga kjo, ai shprehet i bindur se qytetarët do e ndëshkojnë në 25 prill. Për Ramën, “Meta është një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”.

“Nuk ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, një president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale, që e ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill”, tha Rama.

Nga ana tjetër, teksa tha se PS-ja do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët, nuk i ka kursyer ironitë për opozitën e bashkuar të cilën e quajti “një hibrid të papërtypshëm”.

Në fund, edhe një përgjigje për të gjithë ata që e kanë sulmuar për nisjen e procesit të vaksinimit të personalitetet për mbi 80 vjeç. Kritikat, i ka quajtur të turpshme, duke thënës se po bëhet përpjekje për të marrë sa më shumë doza të vaksinës, që të kenë mundësi që të vaksinohen të gjithë.

o.j/dita

February 22, 2021 10:45
Komento

12 Komente

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” February 22, 11:48

    “Meta është një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”.Edvin D’Rama
    Dhe këtë e thotë i sëmuri psiqik Edvin Escobar D’Rama,që merr vendime vetëm nën efektin e drogës!
    Çdo mjet i përdorur nga hipokriti,mashtruesi dhe i pabesi Edvin Escobar D’Rama është normal,kur i përdor kundërshtari i dëmtuar nga makinacionet e tij,është çmenduri!Njeri më të pështirë nuk e gjen në të gjith Botën,ti thuash jashtqitje,është pak për peversin drogaxhi.
    Hipokrizia:“Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim,po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, po një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shume keq. Është presidenti më i mirë që kemi pas.” Edvin D’Rama.
    Pabesia dhe sharlatanizmi makiavelist :“Çuarja për skrap i LSI-s ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por u tradhtua nga ky i fundit. Ortaku kryesor është Sali Berisha. LSI është projekt që duhet zhbërë”.Edvin D’Rama.

    Edvin D’Rama është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    Reply to this comment
  2. Qwerty February 22, 13:30

    C’ia varni ktij cope rrugaci horr

    Reply to this comment
  3. Tori February 22, 13:44

    Do te ishte maskaralleku me i madh neqoftese do veprohej siç ka deklaruar Rama bashke me Bashen.Meta mund te jete vertet nje hajdut,maskara a ku ta di un por shteti ka ligje (sipas Rames ) dhe mjafton ta denoncosh.Kane nje diçka te perbashket politikanet tane se vetem akuzojne ne shtyp apo kur mbledhin popullin ne raste zgjedhjesh por asnjehere nuk bejne denoncime ne organet e drejtesise as ata qe akuzojne neper gazeta dhe as te akuzuarit.Kjo tregon se sa seriozisht jane bere keto akuza..

    Reply to this comment
  4. Bajlozi i zi February 22, 17:00

    Cfar eshte ID?

    Reply to this comment
  5. He me pac uraten February 22, 20:36

    Z. Kyeminister Like koqja nje fshatar kokepalar nga Cepani i ka pasur me kohe te humbura marredheniet me trute e kokes, por nashi te erdhen pak mend ty dhe me me ne fund e kuptove.
    Me mire vone se kure.

    Reply to this comment
  6. ?!! February 22, 21:46

    Fqinji im ka dy qenër që ngrenë lagjen të tërë kur kacafyten për zorrët kur theret ndonjë pulë. Kur i shikon që kacafyten thua obobobo e shqyen njeri tjetrin dhe habitem kur mbas zallamahisë,pa asnjë gërvishje e plagë, mbasi hanë zorrët ,të kënaqur, lëpijnë turirin e njëri tjetrit mbuluar me jargë dhe mbeturina zorrësh që sapo kanë kullufitur.

    Përvoja 30 vjeçare tregon që kjo që ndodh me qenërit e fqinjit tim ka ndodhur , po ndodh dhe do të ndodh edhe me kusarpolitiqenërit tanë të nderuar të PD, LSI dhe PS, ku shëmbulli më i qartë është dueti Edi Rama- Ilir Meta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim