Ekspertët e “Venecias” takohen me Komisionin kundër Metës

September 11, 2019 09:40

Ekspertët e “Venecias” takohen me Komisionin kundër Metës

Sot ekspertët e Komisionit të Venecias do të zhvillojë dy takimet e fundit në Shqipëri.

Në orën 09:00 do të zhvillojnë takimin me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe në 10:30 do të mbyllin axhendën me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Dita e djeshme ishte më e ngjeshura për ekspertët, pasi e nisën me një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

Më pas delegacioni i këtij komisioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, opozitën parlamentare,  përfaqësuesit e KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Komisioni i Venecias erdhi në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoi mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të hënën Presidenti Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi.

j.l./ dita

September 11, 2019 09:40
Komento

4 Komente

  1. Komentuesi September 11, 13:33

    Nuk e kuptoje,pse i duhen mendimet e atyre qe ka takuar komisioni Venecias.Komision e ka te qart pyetjen,Presidenti e ka shkelur kushtetuten apo jo me ç’dekretimin e 30 Qershorit.Komisioni ka perpara kushtetuten dhe presidentin.Ai duhet t’a analizoi veprimin e Metes ne baze te kushtetutes dhe jo ta gjykoj presidentin ne baze te thenave nga opozita, mazhoranca,shoqeria civile etj.Keta qe jane pyetur nga komisioni i Venecias,nuk e dine me mire kushtetuten,se, ata qe kane ardhur apostafat per kete pune.

    Reply to this comment
  2. Adih September 11, 15:13

    Komentuesi @…………. keni me se te drejte ,por mos haro , ne i kemi ligjet tamam si perendimi ,pamvaresisht te gjithe keta zyberet e ketij tranzicioni post komunist e shkelin e shkerdh.,,,.jne kushtetuen diten per diell ,kur te duan dhe si te duan ??.Deri sa , ne jemi pranuar qe ne vitin 1996 anetare te gjykates se se drejtave te njeriut ne STRASBOURG , duhet ti kemi ligjet te njejta me perendimin ,se per ndryshe ,nuk te pranon njeri antare .Lind pyetja ,kur shteti shqiptar humbet gjygjin ne Strasbourg , nuk te pyet Strasbourgu si i ke ti ligjet .Shembell llogjik dhe kokeforte ,prandaj jane pyetur per shkeljen e kushtetutes ,si ne kete rast ne fjale..Pershendetje e te gjithe te mirat Komentues..

    Reply to this comment
  3. Komentuesi September 11, 22:39

    ADIH! te flm per mirekuptimin.

    Reply to this comment
  4. Mala September 12, 08:30

    Nuk shkruhet “komisioni kunder Metes”, po Komisioni hetimor per presidentin Meta.Kjo eshte rregull dhe e drejte e Paralamentit dhe Kushtetutes.Askush, as Par alamenti shqiptar, e as Kushtetuta shqiptare,nuk parashe e nuk ka rregulla ligjore te kundervihet enkas kunder dikuj personalisht e as institucionalisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*