Takimet me Trump, si dështuan Macron dhe Merkel

April 29, 2018 09:02

Takimet me Trump, si dështuan Macron dhe Merkel

 

Liderët kryesorë të Evropës tentuan më të mirën e tyre në SHBA këtë javë, por gjasat janë se nuk funksionoi.

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel erdhën veçmas në Uashington, por me mision të përbashkët: të bindnin presidentin Donald Trump që të qëndrojë pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe që të tolerojë bashkimin Evropian nga tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin.

Por Macron përfundoi duke improvizuar një iniciativë të re për Iranin, ndërsa Merkel iku nga Shtëpia e Bardhë duke thënë se vendimi për të ndaluar luftën tregtare nuk është më në duart e saj.

Ishte parashikuar se as raporti personal i Macron me Trump dhe as qasja prej biznesmeneje e Merkel nuk do ta bënin trump të ndryshonte qëndrim.

Në fund të fundit, pozicioni i tij për Iranin dhe tregtinë janë popullorë në bazën e tij politike.

Por dështimi i kombinuar i presidentit francez dhe kancelares gjermane nënvizuan se pak ndikim ata kanë tek Trump.

Takimet gjithashtu shfaqën hapur ndarjen e madhe mes brigjeve të Atlantikut qëkur Trump mori detyrën.

E pyetur nga gazetarët, Merkel s’mund të ishte më e qartë për ndryshimin që po pëson raporti i ngushtë me SHBA.

“Gjermani dhe Evropa do të marrin fatin e tyre në duart e tyre, pasi nuk jemi më në epokën e luftës së ftohtë”, deklaroi kancelarja gjermane, mbase duke lënë të kuptohet se ka ardhur radha e Evropës të sillet si Trump.

a.s/dita

April 29, 2018 09:02
Komento

6 Komente

  1. A.D April 29, 12:17

    Macron e Merkel deshtuan ne Amerike se amerikanet po te kishin mall per ta do votonin ate Hilary Clinton per presidente.

    Reply to this comment
  2. Maelga April 29, 13:18

    Ne fakt ai qe deshtoi eshte ajo pjese e popullit Amerikan qe votoi per Trump.

    Reply to this comment
  3. XXXL April 29, 17:27

    Sa “bukur” qe flasin “A.D” dhe “malaga”, kritikojne miliona e miliona Amerikane qe bene zgjedhjen e tyre per President.
    Merruni me Presidentin Like, hajdutin me bllokun ne dore me ze e me figure, burri i baxhelles Mona qe debatet i zgjidh me cizme, ate zanat njeh te heqe cizmet e te ngreje kembet.

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini April 29, 18:05

    Profesor David Phillips: Shqipëria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

    Pjese nga intervista:
    Zëri i Amerikës: Nga ana tjetër si do ta vlerësonit përgjigjen e këtyre vendeve, veçanërisht Shqipërisë dhe Kosovës, dhe udhëheqësve të tyre ndaj këtyre rreziqeve?

    David Phillips: Duket sikur mes udhëheqësve politikë të këtyre vendeve nuk duan ta pranojnë këtë realitet. Të hënën në Universitetit Columbia ne patëm një vizitë nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kur foli për Rusinë dhe Turqinë, ai nuk e pranoi këtë rrezik dhe u përpoq të minimizonte rrezikun ndaj Shqipërisë.

    Është e ditur që Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendrohet tek nevojat e qytetarëve shqiptarë.

    Në fund të fundit Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor, për të ri-imponuar programin e tij neo-otoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor. Turqisë thjesht i leverdis t’i përdorë ata ekonomikisht, të flasë për një bashkëpunim të madh kulturor, por në fakt është një program që Turqia e ndjek për interesin e vet kombëtar.

    Intervista e plote:
    https://www.zeriamerikes.com/a/phillips-ndikimi-rus-turk-ballkani/4369031.html

    Reply to this comment
  5. Fatmiri April 29, 18:58

    Tramp e deklaroi qe gjate fushates se zgjedhjeve :”…Amerika e para..” ,keshtu qe as Makron as Merkel nuk kane c’kerkojne me shume nga ai!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*