Takimet për datën e zgjedhjeve / Me maskë në fytyrë, Rama mbërrin në Presidencë

September 4, 2020 11:07

Takimet për datën e zgjedhjeve / Me maskë në fytyrë, Rama mbërrin në Presidencë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku do të diskutojë me Metën për të vendosur datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Rama shoqërohet në Presidencë nga Taulant Balla, dhe shihet teksa mban maskë në fytyrë. Ai nuk e ka takuar Presidentin.

I pari që ka shkuar sot në Presidencë ka qenë Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Arjan Madhi, i cili përfaqësonte Partinë Republikane. Gjatë deklaratës së tyre ata kërkuan datën 18 prill, si datën më të shpejtë që lejon kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e partive opozitare, Madhi e Dule pas takimit në presidencë deklaruan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 prill. Ndërsa Shpëtim Idrizi shpërtheu kundër Greqisë për kufijtë detarë dhe tha se Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë.

Edhe Vangjel Dule e Arben Tafaj që zhvulluan takim me kreun e shtetit kanë kërkuar 18 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në 12:00 vijon takimi me Lulzim Bashën.

Ndërkohë në orën 12.30 në takim do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

j.l./ dita

September 4, 2020 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim