Takimi BE-Shqipëri, Basha: Konkluzionet ishin të njëanshme

March 10, 2014 11:56

Takimi BE-Shqipëri, Basha: Konkluzionet ishin të njëanshme

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka nisur mbledhjen e tij me një minutë heshtje për nder të ish-zv.ministrit të brendshëm, Ferdinand Poni, i cili ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një ataku kardiak.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se puna e Ferdinand Ponit do të mbetet e gjallë për PD-në dhe për vendin.

“Dje ne i dhamë lamtumirën e fundit mikut dhe shokun tonë të dashur, demokratin e vendosur Ferdinand Ponin që ia kushtoi jetën një çështje madhore për Shqipërinë siç janë zgjedhjet. Ferdinand Poni u nda nga jeta kur i duhej më shumë se kurrë familjes, Partisë Demokratike dhe vendit.  Humbja e tij është e madhe por puna dhe vepra e tij do të jetë e gjallë”, tha Basha.

Basha u ndal më tej në tryezën e nivelit të lartë Shqipërie –BE, duke i cilësuar të njëanshme konkluzionet e saj.

“Ky takim u përgatit për fat të keq me inercinë e  arrogancës me të cilën u instalua në pushtet qeveria Rama-Meta. Ishte një paradoks më vete që opozita kërkoi me shkrim një pjesëmarrje në një takim të tillë, një pjesëmarrje sipas standardeve të vendit të vendosura kur ne ishim në mazhorancë dhe të respektuara për opozitën e atëhershme ndërkohë që kryeministri kishte që në fillim një ngulmim për një pjesëmarrje simbolike të opozitës. Paradoksi është i dyfishtë. Me kë donin ta bënin këta dialogun e nivelit të lartë kur nuk donin opozitën në takim? Me veten e tyre. Monologjet tashmë  janë bërë një praktikë e mërzitshme dhe e padurueshme e kryeministrit Rama.  Konkluzionet ishin gatuar në kuzhinën propagandistike të qeverisë dhe ishin totalisht të njëanshme pasi nuk e vinin gishti në plagët e vërteta. Janë retorikë që nuk thonë asgjë thelbësore ne lidhje me reflektimin dhe korrigjimin që kërkohet”, tha Basha

Kreu i PD-së theksoi në fjalën e tij se grupi parlamentar demokrat do të vijojë të mbajë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin.

“Marrëdhënia e grupit tonë parlamentar dhe I opozitës me Kuvendin do të vijojë të mbetet e kushtëzuar  për shkak të dhunimit flagrant të Kushtetutës më datën 20 shkurt përmes shkarkimit të paligjshëm dhe antikushtetues të kreut të ILDKP-së si provë gjenerale e shumicës për të uzurpuar institucionet e pavarura apo për t`i vënë ato nën kontroll dhe diktat politik. Ky qëndrim do të mbahet derisa të vendoset ligji dhe kushtetutshmëria në Kuvend. Nuk është fjala për të mbrojtur një individ edhe pse në doktrinën tonë mbrojtja qoftë e një  njeriu të vetëm kundër arbitraritetit të shumicës është një nga parimet.  Ne mbrojmë një parim, mbrojmë standardet, mbrojmë institucionet e pavarura, mbrojmë  kushtetutën, mbrojmë perspektivën europiane të Shqipërisë” tha Basha.

 

March 10, 2014 11:56
Komento

2 Komente

  1. qerosi March 10, 12:57

    o lul leshi o kopil m.ti kur vlet dhe ti futeni ne burg pleheren burr legen zoti vonon por nuk harron o lul pederi

    Reply to this comment
  2. Eli March 10, 16:39

    Po ku mi nxjerrni keta fytyra mor aman se fjalori i ndyre per keta tradhetar dhe vreses me ka mbaruar..vetem them se fati i Ponit do i ndjek keta njerz per cfare plagesh i kane sjell atdheut tim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*