Takimi Gjosha – Çollaku: Solidariteti dhe fqinjësia e mirë duhet të na udhëheqin në rrugën tonë drejt BE-së

January 12, 2015 17:46

Takimi Gjosha – Çollaku: Solidariteti dhe fqinjësia e mirë duhet të na udhëheqin në rrugën tonë drejt BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Ministrin e Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës, Bekim Çollaku. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve. Dy ministrat diskutuan  në lidhje me  thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për procesin e integrimit,  i cili  mbetet sfida kryesore.

Ministrja Gjosha theksoi se Shqipëria dhe Kosova,  do të ecin krah njëra tjetrës  në rrugën e nisur, duke forcuar sistemin e vlerave dhe  plotësuar  standardet e kërkuara nga partnerët evropianë.

Dy Ministrat,   shkëmbyen ide për  realizimin sa më të mirë të projekteve  që Shqipëria ka me Kosovën, por edhe me vendet të tjera të rajonit, të cilat realizohen me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Ministrja Gjosha, siguroi se Shqipëria do të asistojë dhe mbështesë Kosovën, në të gjitha  fazat e procesit të integrimit të cilat vendi i ka kaluar më herët.

Ministri Çollaku, pasi e njohu ministren me hapat që ka ndërmarrë Kosova në  funksion të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, e falënderoi për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare, veçanërisht për përafrimin e legjislacionit.

“Axhenda jonë është e përbashkët për procesin e integrimit,  ashtu sikurse edhe angazhimi për të përmbushur standardet dhe për ta përshpejtuar atë për secilin nga  vendet tona”, tha ministri Çollaku.

January 12, 2015 17:46
Komento

1 Koment

  1. Cœur January 13, 20:04

    do i zgjuaje ndonjeri keta te dy …idiotet e c’integrimit
    ka mundesi tu nxirrni statistikat e arratisjes se kosovareve dhe shqiptareve nga
    lumturia e integrimit te ktyre qelbesirave me siper ?!
    PLEHRA !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*