Takimi i parë institucional Osmani – Kurti: Prioriret sigurimi i vaksinës!

April 7, 2021 18:29

Takimi i parë institucional Osmani – Kurti: Prioriret sigurimi i vaksinës!

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Presidentja Osmani diskutoi me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga Presidenca, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Osmani dhe Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare. Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19”,  thuhet në komunikimin e shpërndarë për mediet

April 7, 2021 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim