Takimi i parë mes Barack Obamës dhe Raul Kastros më 10 prill

April 4, 2015 17:43

Takimi i parë mes Barack Obamës dhe Raul Kastros më 10 prill

Një hap tjetër para drejt afrimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës. Presidentët Obama dhe Raul Kastro do të takohen për herë të parë në Panama gjatë samitit të Organizatës së shteteve amerikane që do të mbahet në datat 10 dhe 11 prill.
Konfirmimi vjen nga kreu i delegacionit amerikan për negociatat me Havanën, Roberta Xhakobson. Por ajo nuk ka saktësuar natyrën e takimit, ndërsa presidenti i Panamasë Varela shtoi se Obama dhe KAstro kishin biseduar gjatë në telefon.
Procesi I riafrimit mes dy vendeve nisi në 17 dhjetorin e kaluar pas më shumë se gjysëm shekulli tensionesh si shkak i Luftës së ftohtë. Marrëdhëniet mes Shteteteve të Bashkuuara të Amerikës dhe Kubës u ndërprenë në vitin 1962.
Që nga muaji dhjetor e deri tani mes dy delegacioneve ka pasur tre takime zyratre me objektivin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e ambasadave reciproke. Për Uashingtoni hapja e një zyre diplomatike në Havanë është një objektiv që duhet konkretizuar para samitit të 10 prillit por koha nuk premton.
April 4, 2015 17:43
Komento

1 Koment

  1. xhafa April 4, 18:07

    aq shume po kujdesen per te zbutur imazhin e kubes saqe edhe ke faqja globalfirepower.com kuben e kane vene dhjete vende poshte Shqiperise…kuben e gjirit te derrave dhe revolucioneve ne ameriken latine dhe afriken perendimore…e besoni ju kte…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*