Takimi i përbashkët i dy qeverive, Zv. Kryeministrja Mesi takon homologun nga Kosova

November 20, 2017 18:27

Takimi i përbashkët i dy qeverive, Zv. Kryeministrja Mesi takon homologun nga Kosova

Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesil ka zhvilluar sot në Kosovë takim me homologun e saj Enver Hoxhaj dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së këtij vendi, Bajram Hasani.

Gjatë takimit me Hoxhaj, Mesi ka nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë politik që ekziston mes dy vendeve, si edhe ndërveprimin vëllazëror që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën.  Në këtë kuadër, ato kanë rënë dakord që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe kanë insistuar për rritjen e mëtejshme të komunikimit në çdo fushë të interesit të përbashkët.

Në lidhje me mbledhjen e ardhshme të përbashkët mes dy qeverive që do të realizohet me datë 27-28 Nëntor në Shqipëri, të dy zëvendës kryeministrat  kanë bashkëbiseduar për produktet konkrete që priten të përmbushen së shpejti si rezultat i këtij takimi, dhe kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit për të çuar përpara çdo agjendë që është në interes të dy vendeve.

Zv/Kryeministrja Mesi i siguroi homologut Hoxhaj faktin se Kosova mbetet natyrshëm partneri strategjik i Shqipërisë dhe se vendi ynë ngelet tërësisht i angazhuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.

 

November 20, 2017 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*