Takimi Meta-Al Sabah, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

June 9, 2014 17:21

Takimi Meta-Al Sabah, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vijuar me agjendët e tij të takimeve në  Kuvajt, ku sot u prit nga Madhëria e Tij Emiri i Shtetit të Kuvajtit Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, i cili shoqërohej nga Madhëria e Tij Princi i Kurorës, Sheikh Naëaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah.

Zyra e shtypit pranë Kuvendit, njoftoi se Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah i uroi Kryetarit të Kuvendit, Meta mirëseardhjen në Shtetin e Kuvajtit dhe shprehu ndjenjat më të ngrohta vëllazërore për popullin shqiptar, duke theksuar njëkohësisht mirënjohjen e thellë të popullit kuvajtian për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë gjatë ditëve të vështira të luftës së Kuvajtit.

Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën dhe pritjen e ngrohtë në Kuvajt dhe theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë mirënjohës ndaj Kuvajtit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtim të njohjes së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit i ripërsëriti Emirit të Shtetit të Kuvajtit ftesën për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme, ftesë e cila u prit me kënaqësi.

Njoftimi per shtyp, sqaroi se Madhëria e Tij Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes projekteve të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, duke vlerësuar në përfundim edhe punën e Ambasadave dhe të Ambasadorëve në të dy vendet.

 

June 9, 2014 17:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*