Takimi në Helsinki, Putin: Fund Luftës së Ftohtë! Trump: Dialog për paqe

July 16, 2018 18:04

Takimi në Helsinki, Putin: Fund Luftës së Ftohtë! Trump: Dialog për paqe

“Duhet të lëmë pas krahëve këtë klimë të Luftës së Ftohtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet. Nuk ka nevojë për përballje, situata ka ndryshuar”. Kështu është shprehur lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, në konferencën e përbashkët për shtyp në kryeqytetin finlandez pas samitit me presidentin amerikan Donald Trump. “Nga ana e Moskës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane”, – ka shtuar Putin sa i takon “Russiagate”.

“Hetimi mbi ‘Russiagate’ ishte një fatkeqësi, ai na mbajti të ndarë, është një farsë. Ne ende duhet të gjejmë provat. Ishte një fushatë e ndershme zgjedhore. E munda Hillary-n në mënyrë të ndershme. ‘Russiagate’ ka futur në telashe marrëdhëniet e dy fuqive më të rëndësishme bërthamore”.

Kështu u shpreh Donald Trump në lidhje me akuzat e ndërhyrjes nga Kremlini në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA.

“E përsëris atë që kam thënë në shumë raste: Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë, dhe nuk do të ndërhyjë asnjëherë në punët e brendshme amerikane, përfshirë dhe zgjedhjet”, shtoi Putin, duke thënë se “çfarëdo prove e mundshme që ekziston, duhet të dalë në dritë “dhe ne mund ta analizojmë së bashku, nëpërmjet grupeve të sigurisë”.

“Ka pasur momente të vështira në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe kjo ka ndihmuar të krijojë një atmosferë të tendosur, por duhet ta lënë pas krahëve klimën e Luftës së Ftohtë dhe fërkimet e së shkuarës”, – theksoi Putin.

“Takimi i sotëm është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë, kemi bërë hapa përpara drejt një të ardhmeje të rëndësishme”, vijoi Trump në konferencën e përbashkët me homologun rus, Putin. Trump nënvizoi për “një dialog të fortë” me Putinin, duke siguruar që “SHBA-të duan vetëm bashkëpunim dhe paqe”. “Duhej ta kishim zhvilluar këtë dialog shumë kohë më parë, para se të merrja detyrën në Shtëpinë e Bardhë, kemi qenë të dy ‘budallenj’, SHBA-të dhe Rusia, të dy kemi bërë gabime”, shpjegoi Donald Trump.

o.j/dita

July 16, 2018 18:04
Komento

7 Komente

  1. Sparti July 16, 18:11

    Te vetmen deklarate te mençur qe ka bere D.Trump eshte ajo ne fund kur ka deklaruar se :kemi qene te dy budallenj (a thua se sot jan mençeruar)!Nuk e di çfare mendimi ose hollesie di Spartak Ngjela per kete deklarate!Jam i bindur qe ndonje mik rus ta kete sqaruar!

    Reply to this comment
  2. Tiku July 16, 18:14

    Un jam i mendimit qe avokati Ngjela duhet te dale ne nje koference per shtyp dhe te na thote qendrimin qe kane mbajtur te dy lideret boterore lidhur me kryeministrin Rama!Pas ketij takimi me siguri qe edhe Rusi do ti mbylle dyert sipas avokatit Ngjela!HHHHHHHHHHHHHHAAAAAAAAAAAAAAAA sa kom qesh!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Alberti July 16, 20:26

    Do ti bjere infarkt atij Sorosit qe shpifi e shpif kunder Trump e Putin.

    Reply to this comment
  4. Loli July 16, 20:32

    Pastro Ameriken Tramp.

    Reply to this comment
  5. Arber I July 16, 21:18

    vazhdon kenga:
    “Te tjera ben e te tjera thua,
    qe te me prishesh mendjen mua…!

    Reply to this comment
  6. Niko Shpiragu July 17, 06:41

    Nje ere e re. Thank you both of you, Mr. Trump e Mr. Putin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*