“Takimi Rama-Basha? Një dështim i suksesshëm!”

June 7, 2016 10:21

“Takimi Rama-Basha? Një dështim i suksesshëm!”

Profesor Servet Pëllumbi komenton takimin dhe negociatat e dështuara mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në një prononcim për DITA, Pëllumbi thotë se ky ishte një dështim i suksesshëm.

Sipas tij opozita nxjerrë çdo ditë nga një yçkël për të mos dhënë konsensusin për një reformë që është jetike për fatet e vendit…

 

Profesor, besoj e kini ndjekur takimin midis Ramës dhe Bashës. Është konsideruar një takim historik. A mendoni se një takim i tillë është e historik?

– Nuk ka asgjë historike në këtë takim. Pavarësisht se lideri i mazhorancës dhe opozitës takohen rrallë me njëri tjetrin, ky takim i rrallë midis tyre nuk mund të konsiderohet historik. Në vendet normale
demokratike takime të tilla janë krejtësisht normale dhe nuk përbëjnë lajm. Në Shqipëri ky takim përbën lajm, por jo në vende të tjera.

– Sidoqoftë, në thelbin e këtij takimi ishte reforma në drejtësi e shumëpërfolur prej më shumë se një viti. Kjo i jepte peshë këtij takimi që pritej me shumë interes…
– Një ndjekës i vëmendshëm i politikës shqiptare nuk do të priste kurrsesi një rezultat tjetër.

– Ky ishte një dështim, Profesor…

– Po. Ishte një dështim i suksesshëm!

– Si ta kuptojmë këtë?

– Pikërisht si një dështim të suksesshëm! Unë sapo e thashë këtë. Dhe unë e konsideroj këtë si një gjë shumë pozitive…
– Pse?

– Sepse PS dhe mazhoranca aktuale nisur nga qëllime shumë të mira ishin tejet të vetëdijshme për bërjen e kësaj reforme. Lojërat e opozitës disa i mendonin si pozitive për ta përmirësuar reformën. Përditë shpiknin yçkla dhe shumë mirë që i shpiknin pasi u vetëdeklaruan se janë kundër kësaj reforme kapitale dhe nga më të rëndësishmet e ndërmarra pas përmbysjes së diktaturës. Faktet treguan se opozita nuk ishte e interesuar për reformën, por për ta sabotuar atë. Takimi i djeshëm mes Ramës dhe Bashës e vulosi këto qëndrim të opozitës.

– Më fal, Profesor, por me këtë opinion ju paraqisni një tablo të zymtë të kësaj opozite… Pra të një opozite pa perspektivë…

– Zoti Shehu, ju jeni një gazetar profesionist i politikës. Ju kini ndonjë dyshim për këto që ju thashë?!/XH.SH-DITA

 

June 7, 2016 10:21
Komento

4 Komente

  1. visari June 7, 11:31

    Shume i sakte konkluzioni i profesorit. Por te cudisin mbrokllat qe shkruan Andi Bushati. Nuk e dime nga e ka zbuluar se Rama paska shkuar ne takim me dy fjalime ne xhep.Bythluajtsi madh ky Bushati!

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH June 7, 16:08

    PYETJA E FUNDIT PER PRF. S.KATOVICEN!?
    -‘Prof’ reforma ne drejtesi do filloje tani e tutje apo do shpjere ne giotine edhe Ty Arbenorin Nanon Like florine dhe SALINE!?

    Reply to this comment
  3. normali June 7, 19:05

    Njerezit presin brenda dhe jashte vendit vendimin e parlamentit per bllokimin e prokurorise dhe gjykatave dhe rrezimin e kushtetutes egzistuese deri sa te shkohet ne nje referendum per nje kushtetute te re.

    Reply to this comment
  4. Arber June 8, 00:18

    Vendi ndodhet perpara dy alternativave: ose reforma ne Drejtesi te shkoje ne Referendum Popullor, ose te shkrihet Kuvendi dhe te shkohet ne zgjedhje te parakohshme ne Shtator!te

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*