Një takim i rrallë me Mao Ce Dunin: E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia…?!

Intervistoi Xhevdet Shehu March 2, 2016 13:13

Një takim i rrallë me Mao Ce Dunin: E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia…?!

Pikat kryesore

  • Një grua kineze, e ulur pranë meje, duke parë foton në faqen e parë të gazetës, thirri me të madhe: “Nidi!” (“Ju”?, në gjuhën kineze.) “Te” (“Po”), - iu përgjigja unë. Në atë çast shumë të tjerë aty rrotull erdhën të më shikojnë plot kureshtje dhe të më prekin kush dorën, kush supet. A thua se ishim njerëz të një specieje tjetër. Kolegu im, Vangjeli, ishte ulur në radhët e para dhe nuk u dje, nuk ra fare në sy. Por shumë shpejt fjalët u përhapën në avion dhe të dy u bëmë objekt vështrimesh dashamirëse, kurse fqinja ime filloi të më flasë anglisht, gjuhë të cilën, për fat të keq, nuk e kuptoja...

Nga Arkiva

Përkthyesi i mirënjohur Myfit Mushi së bashku me dy të tjerë ka qenë përkthyesi zyrtar i delegacionit të PPSH të kryesuar nga Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë në vitin 1960.

Dhe nga ajo mbledhje aq e rëndësishme për kohën ai mund të tregojë pambarimisht. Por, ndonëse në moshë të thyer, ai kujton me një kthjelltësi të admirueshme gjithçka rreth një takimi tjetër në Kinë…

Në gusht të vitit 1967, pikërisht në kulmin e Revolucionit Kulturor kinez, dy përkthyesit shqiptarë ftohen papritur në një takim të fshehtë me kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, Mao Ce Dun, në një rajon të fshehtë të Kinës Jugore, pranë Shangait, ku ai jetonte larg zhurmës së Pekinit.

Në kohën e miqësisë sa të zjarrtë, aq dhe absurde midis Kinës dhe Shqipërisë në vitet 1960-70 të shekullit të kaluar, janë të shumtë shqiptarët që kanë vizituar Republikën popullore të Kinës, por të paktë janë ata që kanë mundur të takohen me Kryetarin e Kinës, Mao Ce Dun.

Një nga këta është dhe Myfit Mushi.

Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’, Mufit Mushi rrëfen detajet e ketij takimi të papritur dhe të paparashikuar me kreun e Kinës komuniste.

Ai dhe kolegu i tij dëgjuan të habitur dhe të shokuar idenë e Mao Ce Dunit se citatet e tij, të cilat ata po i përkthenin prej muajsh, “nuk i hynin fare në punë popullit shqiptar”.

Një qëndrim që shkonte në kundërshtim të plotë me pozicionin e Shqipërisë komuniste dhe të vetë Enver Hoxhës, i cili kishte urdhëruar përkthimin dhe botimin urgjent të citateve të Mao Ce Dunit.

 

– Zoti Myfit, ju kini qenë disa herë në Kinë gjatë miqësisë së famshme shqiptaro-kineze. Mund të na tregoni diçka rreth këtyre vizitave dhe cila shënoi kulmin e tyre?

– Është e vërtetë se kam qenë disa herë në Kinë dhe kam shumë kujtime nga ato vizita. Kam qenë në vendin e madh aziatik, me të cilët u gjendëm papritmas të lidhur më një miqësi shumë të fortë,  në cilësinë e përkthyesit të gjuhës ruse dhe gjatë qëndrimit atje në periudha të ndryshme kohe, 1956, 1960, 1963-1964 dhe 1967, kam mundur të krijoj një farë ideje për këtë vend me hapësirë shumë të gjerë dhe këtë popull shumë të madh.

Për herë të parë u njoha me Kinën në vitin 1956, si përkthyes i delegacionit të Partisë së Punës, të kryesuar nga Enver Hoxha, që mori pjesë në punimet e Kongresit VIII të Partisë Komuniste të Kinës. Në 1960-n më qëlloi të shoqëroj po me cilësinë e përkthyesit, delegacionin parlamentar të vendit tonë, të kryesuar nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, që bëri një vizitë në Kinë, në RD të Vietnamit, RDP të Koresë dhe në Mongoli.

Udhëtimin tim të tretë në Republikën Popullore të Kinës e bëra nga mesi i vitit 1963 dhe ai zgjati deri në mars 1964. Detyra ime këtë radhë ishte botimi në gjuhën shqipe në një nga shtypshkronjat e Pekinit, i veprave të Mao Ce Dunit në 5 vëllime.

Kurse vizitën e katërt e kam kryer në vitin 1967, kur unë dhe kolegu im, Vangjel Moisiu, morëm nga aparati i KQ të Partisë detyrën të botojmë atje citatet nga veprat e Mao Ce Dunit… Kjo e fundit mendoj se ka shënuar kulmin e vizitave të mia në Kinë…

– … Sepse gjatë kësaj vizite ju takuat Kryetarin Mao, apo jo? Mund të na tregoni shkurtimisht si ndodhi ai takim?

– Po, e kam të pashlyer nga mendja atë takim. Nuk ishte kollaj, për të mos thënë se ishte fat të takoje një udhëheqës si Mao Ce Duni, i adhuruar si perëndi nga rreth një miliard njerëz. Shumë të paktë ishin dhe vetë kinezët që arrinin të takonin duart me të.

Në fakt ne e kishim takuar Mao Ce Dunin edhe në ditën e 1 Majit të atij viti. Maoja do të dilte në tribunë. Mirëpo u vonua për gati një gjysmë ore. Të gjithë filluan të shqetësoheshin. Ndërkohë shikonim disa autoambulanca që lëviznin me shpejtësi dhe me sirena. Ç’po ndodh?, i pyetëm shokët kinezë. Po vjen Kryetari Mao, na thanë. Njerëzve kur e shikojnë u bie të fikët nga gëzimi. Ky ishte dhe shkaku i vonesës së tij në tribunë.

Ai erdhi me vonesë dhe ne dy përkthyesit shqiptarë kemi dhe një fotografi me Mao Ce dunin nga ajo ditë. Ishte më shumë një përshëndetje, një shtrëngim duarsh që menjëherë u fiksua nga fotografët dhe zuri vend në të gjitha gazetat kineze të nesërmen.

Por, në këtë episod që do të tregoj tani, i cili ndodhi në gusht 1967, ia vlen të ndalem dhe të tregoj për ju të gazetës ‘DITA’ të cilën e lexoj me kënaqësi të veçantë.

Kjo periudhë, pra gjysma e dytë e viteve 1960, ishte shumë e rëndësishme për Kinën komuniste dhe që njihej si kulmi i Revolucionit Kulturor. Gjatë kësaj kohe kam qenë dëshmitar i ngjarjeve të tilla që tronditën thellë gjithë Kinën, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, gjatë të cilave njëra palë e forcave politike, e cila kishte në anën e saj edhe forcat e armatosura, lau hesapet me palën tjetër dhe përforcoi pushtetin e vet në të gjitha fushat e jetës.

Dhe pikërisht, në kulmin e këtij revolucioni, në gusht të vitit 1967, unë dhe kolegu im i punës së përbashkët në Pekin, Vangjel Moisiu, krejtësisht papritur u ndodhëm në vilën sekrete të Maos.

– Nuk ishit njoftuar më parë nga kinezët për këtë takim?

– Jo. Gjithçka ndodhi krejt papritmas dhe në mënyrë të rrufeshme. Ne kishim shkuar në Shangai për të kaluar disa ditë pushimesh, pas një pune rraskapitëse, që shpesh vazhdonte edhe pas mesit të natës. Papritmas vjen nga Pekini Fani, përkthyesi i shqipes që punoi bashkë me ne, një djalë mjaft i shkathët, i cili pati mbaruar studimet në Universitetin shtetëror të Tiranës dhe që e njihte shqipen relativisht më mirë se të gjithë kinezët e tjerë që patën ndjekur studimet bashkë me të në Tiranë.

Në atë kohë ai punonte në Drejtorinë e Lidhjeve Ndërkombëtare të KQ të PK të Kinës. Një ditë, ndërsa ne ishim duke ngrënë drekë, Fani na tha se kishte ardhur urgjentisht nga Pekini me një aeroplan gjuajtës, me një mision tepër të rëndësishëm që kishte lidhje edhe me ne, por, ama, se çfarë misioni ishte ky, këtë do ta mësonim më vonë. Pasi hëngrëm drekë ai na tha se do të shkonim diku. “Atje do ta merrni vesh se për çfarë bëhet fjalë”, – na tha ai.

Makina la mbrapa qytetin e madh e të zhurmshëm të Shangait dhe pas pak iu shmang magjistralit kryesor. Pastaj u futëm në një zonë pyjore, një xhungël e vërtetë pyjore. Ishte një rrugë e braktisur, e paasfaltuar, në të cilën ne ecëm për mbi një orë…

– Po ju a e nuhatët apo parandjetë se do të takoheshit me Maon?

– Fillimisht ishte e pamundur ta kuptonim. Por duke udhëtuar kilometra të tëra nëpër pyje, unë parandjeva diçka, ndërsa Vangjeli jo. “Do të takohemi me Maon”, – i them në vesh Vangjelit. Ai tundi kokën në shenjë mohuese si të më thoshtë: “Ç’po ia fut kot!” Unë i përsëris që me siguri do të takohemi me Maon, kurse ai në të tijën: “Në atë krah fli”.

Makina ndalet para një vile rrethuar me gjelbërim. Dikush del nga vila dhe na hap derën e makinës. Dalim nga vetura dhe ndjekim shoqëruesin. Në një sallon të thjeshtë qëndronte në këmbë Mao Ce Duni. Të habitur në kulm shtrënguam duart me të. Ai na ftoi të kalonim në një sallë tjetër që dukej si ambient pritjeje. Zumë vend në kolltukë, Maoja, unë, Vangjeli dhe Jao Ven Juani (figura më e re në shtabin e Revolucionit Kulturor) dhe Fani, përkthyesi ynë, i cili shumë vjet më vonë do të përfaqësonte vendin e tij në Shqipëri, në cilësinë e ambasadorit.

– Përse u organizua ai takim dhe pikërisht me dy përkthyes shqiptarë?

– Në radhë të parë duhet të vendosemi në kohë. Ishte në stilin kinez të asaj kohe që të jepej ndonjë njoftim, ku të dëshmohej se kryetari Mao ishte shëndoshë e mirë, e në këtë mënyrë njëherësh përgënjeshtroheshin fjalët e shtypit botëror lidhur me të që shprehnin dyshimin se Maoja kishte vdekur.

Shoqëruesit kinezë na patën thënë në mirëbesim se qenë bërë shumë përpjekje për të vrarë Maon, prandaj dhe ishin marrë masa të forta për mbrojtjen e tij. Bile ishte zbuluar, sipas fjalëve të tyre, një atentat për ta vrarë në tribunën e Tien An Menit, me një raketë. Qysh nga paraqitja e Maos në festimet e 1 Majit, nuk mbaj mend të ishte bërë ndonjë njoftim zyrtar për të. Mendoj që pikërisht për këtë arsye u organizua edhe takimi ynë surprizë.

Në këtë takim, i cili ndodhi më 16 gusht 1967, në orën 6 pasdite, e që zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, udhëheqësi kinez na foli me hollësi për qëllimet dhe detyrat e Revolucionit Kulturor që po zhvillohej në Kinë, për ecurinë e tij, por edhe të metat që ishin vënë re dhe për perspektivat e tij. Ai foli edhe për qëndrimet e ndryshme të forcave që vepronin brenda kësaj lëvizjeje dhe pozicionet e personaliteteve të ndryshme politike.

Në një çast ai e ndërpreu bisedën dhe iu drejtua përkthyesit tonë, Fanit:

“Ti vjen nga Pekini. A mund të më tregosh se çfarë u bë në takimin ku duhej të bënte autokritikë Çen Ji?” (një ushtarak i lartë me gradën e mareshallit, ministër i Punëve të Jashtme dhe një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste Kineze). Fani shpjegoi se ditën e caktuar, në sallën e mbushur plot, Çeni doli në tribunë, u përkul para portretit të Maos dhe tha: “Maoxhusi, ju kërkoj falje”.

Pastaj u përkul para portretit të Lin Biaos dhe përsëriti të njëjtën gjë. U përkul edhe para portretit të Çu En Lait dhe kërkoi sërish falje. Së fundi u përkul para publikut dhe sërish i kërkoi falje një studenti që qe arrestuar me urdhrin e tij, sepse kishte vënë fletërrufe kundër Çu En Lait. Ky qe, në vija të përgjithshme, informacioni që Fani i dha Maos për Çen Jinë.

– Po Mao si reagoi?

– Duke marrë shkas nga ajo që dëgjoi, Mao na tha se Çen Jia ka bërë gabime të rënda gjatë Revolucionit Kulturor, porse ishte gjithashtu një njeri shumë i zoti, e hëpërhë nuk kishin me kë ta zëvendësonin. Prandaj, tha Maoja, ai do të vazhdojë të qëndrojë në postin e ministrit të Jashtëm. Mendime analoge na shfaqi ai edhe për një sërë personalitetesh të tjerë, kryesisht ministra. Në vazhdim të bisedës me ne Maoja u ndal në perspektivën e Revolucionit, foli për katër fazat kryesore të tij, për objektivat më të afërta dhe ato më të largëta, për vështirësitë e mëdha që haseshin.

– A tregoi Maoja ndonjë interes për Shqipërinë në vazhdim të takimit me të?

– Po. Në vazhdim të bisedës, ne i shpjeguam që ishim dërguar në Pekin me porosi të Enver Hoxhës, për të botuar në gjuhën shqipe librin me citatet e Maos.

“Ç’ju duhen juve citatet e mia?” – pyeti për habinë tonë Mao Ce Duni.

“Ato kanë vlerë të madhe për vendin tonë”, – iu përgjigja unë.

“E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën, praktikën dhe kushtet e Kinës? Për ju ato s’kanë asnjë vlerë”, – replikoi ai.

– Si reaguat ju kur dëgjuat këto fjalë të Maos?

– Mund të imagjinohet habia dhe situata e vështirë që krijoi një reagim i tillë i paparashikuar te ne. Për një çast menduam se po na hidhej poshtë, po na shkonte kot gjithë ajo punë disamujore dhe vendosa ta “mbroj” edhe një herë mendimin tim.

“Partia jonë u jep shumë rëndësi atyre, – shtova unë, – për to është interesuar personalisht shoku Enver. Madje mund t’ju them që fillimisht se tirazhi i tyre qe caktuar në 20 mijë kopje, por ditët e fundit, me sugjerimin tonë, Tirana kërkoi që ky tirazh të rritet deri në 100 mijë ekzemplarë dhe kjo për shkak të interesit që ato paraqesin edhe për Shqipërinë”.

“Po jua them haptas, – vijoi Maoja pas përgjigjes time, – unë kam dhënë porosi të prerë të mos botohen as në Kinë citate nga fjalimet e mia, por të botohen citate të zgjedhura nga veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, mirëpo këta, – ja ku është shoku Jao Ven Juan, – këta nuk i kanë zbatuar porositë e mia”.

Ai i hodhi një vështrim qortues Jaos, i cili, i ndodhur ngushtë, nuk e hapi fare gojën.

Por pas kësaj Maoja bëri një pauzë të gjatë dhe tha: “Enver Hoxha duhet përmendur kurdoherë si marksist-leninist i madh”, – duke vijuar të fliste me respekt për të, për rolin e tij në drejtimin e vendit gjatë dhe pas Luftës.

Takimi interesant dhe i papritur me Mao Ce Dunin mbaroi. Vetë Maoja na përcolli deri te makina. Kjo përballje 90-minutëshe me të na la përshtypjet më të mira për këtë udhëheqës të njohur dhe personalitet të madh, që respektohej dhe adhurohej nga i gjithë populli i tij.

– Po më tej, si rrodhën ngjarjet? A pati ndonjë jehonë rreth atij takimi?

– Pas disa ditësh u kthyem në Pekin. E para gjë që bëra ishte zbardhja (hedhja në letër) e shënimeve stenografike që kisha mbajtur gjatë takimit me Mao Ce Dunin, të cilat ambasada jonë ia nisi urgjentisht Tiranës. Më vonë ato u shfrytëzuan në njërin nga librat e Enver Hoxhës. Tani, pasi kanë kaluar afro 47 vjet, e kam të pamundur t’i deshifroj ato mesazhe të asaj bisede të gjatë, për të plotësuar dhe saktësuar këtë pjesë të kujtimeve, të cilat në tërësi janë të sakta, por ende jo të plota…

Gjithsesi, mund t’ju them se të nesërmen, pas mbërritjes në Pekin, na njoftuan se Kan Sheni, njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Revolucionit Kulturor, kishte kërkuar një takim urgjent me ne. Na habiti kjo kërkesë para largimit për në atdhe. Madje u shqetësuam pak se mos na bënin ndonjë shtyrje tjetër të qëndrimit në Kinë, siç kishte ndodhur një muaj më parë.

Takimi u mbajt në Shtëpinë e Mbledhjeve Popullore. Aty ishin të pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Pekin, Vasil Nathanaili. Kan Sheni shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar ndjesë atij për faktin që nuk u ftua në takimin tonë me Maon, duke shpjeguar se ishte thjesht një keqkuptim. Pavarësisht nga kjo, të gjithë e kishim të qartë arsyen: fshehtësia e vendndodhjes së Mao Ce Dunit.

Dhe në fakt Sheni na tha në mirëbesim se vendin ku ndodhej Maoja e dinin vetëm anëtarët e Byrosë Politike: “Në lidhje me këtë ruhet fshehtësia më e madhe”, – na tha ai. Më pas Sheni hyri në temë, duke m’u drejtuar mua: “Gjatë takimit me kryetarin Mao ju keni mbajtur shënime të hollësishme. Gjatë bisedës me ju, kryetari shtjelloi gjerë detyrat dhe rrugët e mëtejshme të zhvillimit të Revolucionit Kulturor, strategjinë dhe taktikën e tij. Mendimet e Maoxhusë lidhur me Revolucionin kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Partinë dhe popullin kinez. Ne duhet të njohim udhëheqjen e Partisë me to dhe t’i zbërthejmë ato. Prandaj, ju lutem, të më jepni një kopje të shënimeve tuaja. Besoj se e dini që ai nganjëherë mendimet e reja për probleme të ndryshme të rëndësishme i shfaq në takime me personalitete që takon. Kështu ndodhi edhe këtë radhë, por as Juan Ven Juani, as Fani nuk kanë mbajtur shënime. Ja përse ju lutem të më jepni një kopje të shënimeve tuaja”.

I premtova t’ia plotësoj kërkesën brenda ditës dhe ashtu bëra. Kan Sheni tha se është një fakt shumë kuptimplotë që udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës si dhe ajo shtetërore, do t’i marrë udhëzimet e reja shumë të rëndësishme të kryetarit Mao nëpërmjet një shoku shqiptar. U ndamë me Kanin pas urimeve të ndërsjella.

– Mund të tregoni për kthimin tuaj në atdhe?

– Takimi me Kan Shenin shënoi dhe fundin e misionit tonë në Kinë. Më 22 gusht ne u nisëm për në Tiranë. Disa orë pas nisjes nga Pekini dëgjojmë të transmetohet nga qendra e zërit në avion një komunikatë. Shihnim vëmendjen e madhe të njerëzve që dëgjonin në heshtje, por s’po kuptonim asgjë. Do ta merrnim vesh përmbajtjen e komunikatës pak minuta më vonë, kur një stjuardesë hyri me një vandak gazetash “Zhenmin Zhibao”, të cilat filloi t’ua shpërndajë udhëtarëve.

Në mes të faqes së parë ishte vendosur një foto e madhe nga takimi i kryetarit Mao Ce Dun “me dy specialistë shqiptarë”. (fotoja që shoqëron këtë intervistë – shën.red) Sipas komunikatës, takimi, që kaloi “në një atmosferë të përzemërt”, ishte bërë ditën e djeshme, pra më 21 gusht, në Pekin. Në fakt, siç e shpjegova më lart, takimi ynë u zhvillua në Shangai më 16 gusht. Me sa duket edhe kjo qe e kuptueshme për situatën e asaj kohe në Kinë, ku ruajtja e sekretit në lidhje me vendndodhjen e Maos ishte një preokupim kryesor i qeverisë kineze.

Një grua kineze, e ulur pranë meje, duke parë foton në faqen e parë të gazetës, thirri me të madhe: “Nidi!” (“Ju”?, në gjuhën kineze.) “Te” (“Po”), – iu përgjigja unë. Në atë çast shumë të tjerë aty rrotull erdhën të më shikojnë plot kureshtje dhe të më prekin kush dorën, kush supet. A thua se ishim njerëz të një specieje tjetër.

Kolegu im, Vangjeli, ishte ulur në radhët e para dhe nuk u dje, nuk ra fare në sy. Por shumë shpejt fjalët u përhapën në avion dhe të dy u bëmë objekt vështrimesh dashamirëse, kurse fqinja ime filloi të më flasë anglisht, gjuhë të cilën, për fat të keq, nuk e kuptoja.

Ajo që kuptova nga ky episod kurioz ishte se kinezët kishin muaj pa marrë njoftime mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e udhëheqësit të tyre të admiruar. Një gjë që s’mund të mos i habiste dy europianë që jetonin atë situatë aq specifike dhe të papërsëritshme në Kinën e Revolucionit Kulturor. / Dita /

Intervistoi Xhevdet Shehu March 2, 2016 13:13
Komento

36 Komente

  1. Gjerazi January 6, 13:13

    Urime Xhevdet! Eshte nje nga intervistat brilante te tuat dhe te shtypit tone. Po te isha ne Tirane do t’i beja nje dyzine intervistash Zotit Myfit Mushi, eshte nje margaritar i rralle.

    Reply to this comment
    • Loko-Loko March 3, 08:36

      Mao Ce Dunun e respekton nje popull i tere prej 1.5 miliardesh dhe fotografia e tij eshte ne sheshin Tian Men te Pekinit!
      Intervistuesi bashke me gazetsarin kane nxjerre me shume “unun” e perkthyesit,se csa vetre Maon!
      Ne interviste na del Mao si njeri i vetmuar,i fshehur pa lidhje me strukturat e shtetit dhe Kinen nje shtet pa shtet!
      Kurre nuk mund ta thote nje udheheqes shteti qe citatet e mija nuk vlejne per Shqiperine!
      Nje gje te tille nuk e ka shkruar vete Enveri ne kujtimet e tij!
      Per me teper skandaloz eshte rasti kur Kan Sheni,ish antar i Byrose Politike,i paska kerkuar ketyre shqiptareve anonime shenimet e mbajtura ne takimin me Maon,se atu do gjenin detyrat e reja qe ai jepte per partinemshtetin dhe Revolucionin Kulturor!
      Menyra se si eshte shkruar,sajuar kjo0 interviste,jo nvetem nuk tregon te verteten,por eshte edhe nje fyerje e madhe ndaj popullit kinez!
      Ne se moderastori ka frike nga mendimet e kunderta me shkrimin,le te mos e botoje komentin tim sic e kane bere here tjeter!
      Kam qene vete ne Kine ne ate kohe qe permendin keta,por nuk kam konstatuar aspak gjera te tilla skandaloze dhe jo llogjike!
      Mao Ce Duni e udhehiqte Kinen jo si kryetar i fisit ZULU,sic paraqitet ketu!

      Reply to this comment
    • reys March 3, 08:44

      Interviste skandaloze mbushur me lojra fjalesh dhe aspak te verteta!
      Ketu na del perkthyesi si Belul Gjeraqina:Ja kush jam une!
      Ne interviste del se autori eshte gazetar i dobet,politikisht i pa afte dhe shumicen e thenieve i ka sajuar vete se jane jashte logjike!
      Jane te cuditeshme intervistat e koheve te fundit te Xhevdet Shehut ne mbrojtje te M.Shehut, etj ku del ne pah kendveshtrimi i tij anti historik dhe me shume pak informacion te sakte ne to!
      Ne se ketij i eshte dhene akses pa kufi ne gazete te shkruaje cfare te doje dhe si te doje apo me porosi,eshte tjeter pune!
      Mos e botoni po nuk u pelqeu kritika ime!
      Kjo interviste duhet hequr nga gazeta sa me pare se eshgte skandaloze!

      Reply to this comment
    • Fani March 3, 21:50

      Cfare paska biseduar Mao-ja me kete perkthyesin?
      Pikerisht kjo interviste perben nje SKANDAL te vertete mediatik!
      Sipas tij Mao ka folur shume,por ne nuk na ka thene asgje!
      E fillon me “Na tha,na tha,na tha….”,por se cfare tha,NUK THOTE GJE!
      Ne mes te bisedes paska biseduar me perkthyesin Fan dhe biseda me ate rrefehet hollesisht!!!
      Haaaaaaaaaa!!!
      Pastaj ky i ka thene se ne Kinbe kane ardhur per perkthimin e librit me citate te tij ne gjuhen shqipe,por Mao-ja i paska thene se ,
      -“NUK KA SE CFARE U DUHEN KETO CITATET E MIJA”!!!
      Perfundimi i bisedes me Mao-n paska cqene nje lavderim per Enver Hoxhen dhe kaq!!!
      Intervista mbyllet me….”JEHONEN” boterore te ketij takimi te dy shqiptareve qe as ne Shqiperi nuk i njihnin e jo me ne bote me Mao Se Dunin!!
      Jallah-jallah-jallah!!!
      E paska lutur Kan Sheni,zevendes i Maos,qe ky t’i jeptre shenimet e mbajtura ne ate takim se me ane te tyre Mao u jepte direktiva partisec e ppopullit kinez!
      Hapu dhe te futen perkthyesi bashke me gazetarin Shehu!!
      Nuk e di a e ka lexuar kete interviste SURROGATE kryeredaktori Thano apo jo!
      Intervistat e Xhevdet Shehut jane material i vlefshem per studentet e gazetarise se si mund te behet nje interviste SKANDALOZE !!!
      Edhe si perralle per femije kjo interviste nuk vlen!

      Reply to this comment
  2. Mehmet Metaj January 6, 14:40

    Vleresim per Z. Xhevdet Shehu, qe nga te paktit gazetare tanet qe ka aftesine e plote te te berit gazeten interesante, me shkrime dhe me intervisten e radhes na sjell ne kujtese nje realitet sa te vjeter edhe te ri, Kinen e Madhe qe sot po behet nje nga Luanet e Botes dhe neser ndoshta do te jete Superfuqia e botes. Shkrimi-intervista duhet lexuar edhe ne kete kuprim mendoj dhe jo thjesht si reminishence e nje te klauare. Dje megjithe sistemi ishte diktatorial por sidoqofte ne politiken e jashteme diti te oriontohet ndersa sot me duket se e kemi humbur busullen dhe hallkatemi sa andej-ketej, por mbi te gjitha ekonomia jone ka nevoje per nje partneritet-model te qendruesehm.

    Reply to this comment
    • Haaaaa March 3, 22:06

      Interviste me Lin Biaon,ish minister i mbrojtjes se Kines!
      -Une:Shoku Lin si jeni me shendet?
      -Lini:Mire faleminderit!Po pse po me pyesni?Mos ju dukem gje i semure?
      -Une: Jo po ne shqiptaret keshtu e fillojme biseden duke pyetur per shendetin,se, ne se nuk je me shendet te mire ,na prishet edhe intervista!
      – Lini:Po ju si jeni me shendet?
      Une:Mire jam,pse si ju dukem?
      -Lini:Po edhe une per reciprocitet po ju pyes se nuk me plasi fare se si jeni ju!
      -Une:Shoku Lin,me keto qe sapo thate me duket se nuk jeni mire menderisht?
      -Lini:Po pse cfare kerkon me shume nga une ti si gazetar,per deri sa nuk paske lexuar gazeten tende qe dha lajmin se une jam vrare ne avionin qe do arratisesha ne BRSS nga nje rakete e vartesve te mij??
      -Une:Faleminderit shoku Lin per informacionin e vlefshem qe me dhate per lexuesit budallenj shqiptare!

      Reply to this comment
    • Haaaaa March 3, 22:20

      Per fshataret e Corrushit vlen shume,o Mehmut!
      Ngrijini M.Shehut nje shtatore ne mes te fshatit,cfare keni pritur?
      Do ju ndihmoje edhe CIA se agjent i saj ka qene ai!

      Reply to this comment
    • ELIOT January 29, 12:47

      FILLOVA TA LEXOJE KETE SHKRIMM POR KY PERKTHYESI I KOMUNISTAVE ..MA SHPIFI ME RRENAT E TIJE ..ME PALLAVRAT QE TREGON SE I BINTE FIKET POPULLIT NGA ARDHJA E MAO CE DUNIT .. SE ISHTE NEJ LIDER I MADH .. DHE SHUME KOMPLIMENTE TE TJERA BOSHE ..NUK E DIN SE SOT NJEREZIT E LEXOJNE E SHIKOJNE HISTORINE NE GJUHE TE HUAJA .. NUK KEMI NEVOJE TE NA BEJE PER BUDALLENJ NJE HIPOKRIT ……DONC PER T E ARDHUR TEK PYETJA A ISHTE MAO NJE LIDER I MADH ….???? PASHE NJE EMISION KU NJE HISTORIAN KINEZ QE JETOI VITET E MAOS .. THONTE QE SKISHIM PER TE HENGER ..PUNONIM SI KAFSHE .. DHE ORIZIN QE E MBILLNIN JA CONTA MAO RUSEVE SE KISHTE FRIKE .. DHE I JEPNIN ARME ..DHE NE KINE HANIM NJERI TJETRIN KAM PARE NJEREZ TE FAMILJES QE PRISNIN QE DIKUSH TE VDISTE DHE PASTAJ TE TJERET E HANIN .. SEPSE I GJITHE PRODHIMI SHKONTE PER .MAON DHE FAMILJE E TIJE KOMUNISTE .. DHE TJETAR SHKONTE NE RUSI ….. PRANDAJ KY SHOKU QE KA NGELE AKOMA ME PROPOGANDE E KOMUNISTAVE …OSE ESHTE NAIVE .OSE BEN SI B………. SEPSE KETO PERRALLA ME NASTRADINA. TJA TREGOJE COBANEVE PA SHKOLLE .. SE NDOSHTA DO TA KUPTOJNE ..DHE NA MERZITI ME UDHETIMET E TIJE MAJTA S DJATHATS …

      Reply to this comment
  3. Tos Bllokmeni January 6, 15:40

    Traplliqe

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati January 7, 05:29

      Jo ore nuk eshte tr….

      Mao ishte tip filozofi, dhe nuk ishte tip ekstremisti me koleget e punes ,..dhe paska qene tip toleranti ….

      Reply to this comment
      • Buzi March 3, 22:15

        Qe ne titull vihet rese autori dhe gazetari vuajne nga DELIRI I MADHESHTISE!
        Me siguri do jene leber me gjoksin grope!
        Fillohet me shprehjen pa kuptim “Nje takim i ralle me Mao Ce Dunin”!
        Pra nenkupton se ne bote paskan qene aq rte ralle takimet me Maon sa njeri prej tyre ishte edhe as me pak e as me shume,jo vete Enver Hoxha apo M.Shehu,por perekthyesi i tyre!
        TQe te mburresh se kec realizuar nje takim te ralle,nenkupton me nje NJERI TE MADH e jo kryetar fisi ne vAmazonen e larget!
        Por brenda intervistes,ky perkthyesi dhe gazetari na e nxjerrin Maon e shkrete nje te internuar ne pyjet e pa fund te Kines me keq se sa kur drejtonte Luften Popullore kunder japonezeve!
        Per me teper qe as vartesit e tij nuk e cvtakonin dot nga frika se mos i benin atentat!
        Ne fund Maon e nxjerr edhe csi te SKLEROTIZUAR e rene nga mendte sa i paska thene qe “Per cdfare i duhen shqiptareve citatet e mija….”???
        As gazeta e Luzit te Vogel ,Kavaje,nuk do pranonte ta botonte kete palo interviste!

        Reply to this comment
    • Pilo Lala March 2, 19:58

      Tos Bllokmeni po kerkon te takoje Rihanen, nuk i interesojne keto gjera.
      Mbase nuk e njeh Mao Ce Dunin, por ta dije qe eshte edhe sot mbas 40 vjetesh, Udheheqesi Legjendar i Kines, rezultatet e organizimit te Shtetit dhe Ekonomise Kineze, po japin rezultatet sot.

      Reply to this comment
    • asdf March 4, 15:03

      Interviste GALLATE per konsum ne pijetoret e fshatrave!
      Edhe mburret se ka bere nje takim te “RRALLE” ,pra me nje udheheqes boteror ,por pastaj e ben kete Maon sikur eshte kryetar FISI AFRIKAN!!
      Sio mund te thote nje njeri normal,per me teper nje udheheqes i nje populli 1.5 miliardesh,qe i vetmi libewr i botuar dhe i shperndare ne te gjithe botewn,qe NUK QENKA I PERSHTATSHEM PER SHQIPTARET????
      Pra o ishte liber per budallenjte kineze,ose nuk ishte per budallenjte shqiptare!!!
      Ne ate kohe ne Kine jo vetem ishin hequr nga qarkullimi te gjitha veprat e klasikeve te Marksizem -Leninizmit,por edhe te gjithe letersia artistkike e huaj,muzika e huaj,teatrot,operat etj te huaja,pervec atyre shqiptare!
      Ne TV e Kines shfaqeshin vetem filma shqiptare cdo dite te javes!
      Po mire o perkthyes dhe gazetari Shehu,meqenese CITATET e tij nuk i quante te pershtateshme per shqiptaret,po filmat,operat,ansamblet,Lej Fenet etj perse na i prune ne Shqiperi???
      Ne se kjo do ishte normale atehere ne te gjithe boten nuk do kembeheshin gjithcka nga shkenca,letersia,sportet etj!
      Mos duan ta nxjerrin Maon si njeri te “RRJEDHUR” dhe veten si koka te medha qe korigjhojne edhgew Maon???
      Bravo gazetari Shehu per intervistat plot mufka qe ben sic beri edhe me IDIOTIN Qani Duraj!!

      Reply to this comment
    • Thomaidha March 5, 19:17

      Vetem nje i CMENDUR mund te thote per librin me citate te tij se “CFARE I DUHEN POPULLIT SHQIPTAR ATO”??
      Dhe ky qe jep interviste apo edhe ai qe e boton ate,a e kuptojne se cfare DENGLASH po i rrefejne lexuesve???

      Reply to this comment
  4. Taulant Ceka January 6, 16:50

    As presidenti amerikan Nikson nuk ka biseduar kaq gjate me Maon.!Eshte e vertete qe udheheqesi kinez kishte trille te cuditshme,Ne mes te terrorit komunist thoshte qe kokat e njeresve nuk jane koka qepe,apo ky vete c`vleresim per citatet qe i ka shprehur perkthyesit te nderuar,gje qe nuk ndodhi kurre nga Enveri ine,.Keta terroriste qe na kane udhehequr,nje here te vetme nuk kane lajthitur e te thone te verteten.Miqesia me Kinen ishte nje shans historik,xhuxhat shqiptare kujtuan se do terhiqnin per hunde gjigandin kinez.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati January 7, 05:31

      Uuu ca thua ti ore ! –Kinen Dulla e terhoqi per hunde qe c’ke me te

      E moli mire Kinen se i mori me miliarda dollare ndihma …dhe te gjtiha falas

      Kines ja futi sa krahu Dulla , por beri gabim qe u ;prish me ta …Te kishte qendruar me ta do sihim shkelqyer sot

      Reply to this comment
  5. apolon January 6, 17:31

    Shoku Mao ishte per marredhenie miqesore me Shqiperine, shoku Deng, njelloj si mallakastrioti shoku Kastriot Islami, i beri gropen Shqiperise.Aty filloi renia e Shqiperise. Deri ne 1978 raftet e ushqimoreve ishte plot me biskota, konjak, uzo, djath, gjalp, vaj, kinkalerite ishin plot me mallra kineze, pas 78 binte miu dhe thyente koken.Kina e sotme me mosnjohjen e Kosoves, dhe organizimin e aktiviteteve te saj promovuese ne Bukuresht tregoi se eshte me afer Dengut se Maos, Shqiperia e shleu tere borxhin e saj moral ndaj Kines me aktivitetin per njohjen e RP te Kines nga OKB, Kina ka nje detyrim moraj ndaj kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  6. andrea January 6, 19:10

    Redaksia, per te qene te sakte, do te benit mire te na paraqisnit se cfare shkruante sh. Enver HOXHA per kinezet, dhe miqesine me R.P.Kines, ne ditarin e vet dhe ne “Shenime per Kinen”. Ndaj mos anatemoni faktin e takimit te perkthyesit te derguar nga R.P.Shqiperise, duke shtuar ne komentin tuaj se:…. “Një qëndrim që shkonte në kundërshtim të plotë me pozicionin e Shqipërisë komuniste dhe të vetë Enver Hoxhës, i cili kishte urdhëruar përkthimin dhe botimin urgjent të citateve të Mao Ce Dunit”. sepse te jepni pershtypjen sikur ishte nje takim personal i kryetarit Mao me 2 perkthyesit shqiptare, sikur me padijenine e Drejtuesve te Shtetit shqiptar!!
    Ndersa ju kujtoj se shpenzimet per perkthimet dhe botimet ishin teresisht te mbuluara nga Shteti kinez, sepse ishte me teper i interesuar per t’i propoganduar edhe ne Shqiperine e vogel, ato.

    Reply to this comment
    • Agency March 3, 16:50

      Cili eshte qellimi i vertete i botimit te kesaj interviste?
      Ne fund te viteve 60-te,per rreth 12 muaj, kam qene ne Kine, i derguar nga shteti shqiptar per specializim ne fushen ushtarake!
      Nuk jam takuar me Mao Ce Dunin e as me Liu Shao Ci-ne,Cu En Lai-in etj,por me rangje me te ulta se keta lidere te medhenj,por qe u njoha me zhvillimet politike,ideologjike ,ekonomike dhe sidomos ushtarake te Kines!
      Ndonese zhvillohej nje LUFTE e vertete politike midis te dy kraheve te politikes kineze,por qe dirigjoheshin me mjeshteri nga vete Mao Ce Duni ,vume re se partia dhe shteti kinez ishte mjaft i organizuar,nuk shfaqej asnje shenje e shthurjes se shtetit,perkundrazi ne drejtuesit dhe ne popull vihej re dukshem nje qetesi shembullore,njerezit punonin,argetoheshin dhe kishin nje dashuri nte pakufishme per Shqiperine dhe Enver Hoxhen!
      I intervistuari thote se sikur Mao i paska thene ketij,se – “C’vlere mund te kene per popullin shqiptar citatet e mija”!
      Nuk besoj se autori rrefehet i sinqerte ne kete rast!
      Fakti qe librat me citatet e Mao Ce Dunit ishin burimi i vetem i edukimit ideologjik dhe politik i popullit kinez,kur asnje literature tjeter nuk lejohej te perdorej ne popull,verteton se Mao nuk mund ta thoshte kurre nje gje te tille per keto libra!
      Perkundrazi vete kinezet moren persiper me shpenzimet e tyre perkthimin ne shqip dhe botimin e librave me citate te Maos ne mijra kopje qe u shperndane falas ne gjithe Shqiperine!
      Vete Mao Ce Duni kishte botuar disa vepra te tij,qe permbanin materiale politike e ideologjike deri ne vitin 1949 dhe keto te redaktuara nga nje personalitet sovjetik i derguar per kete qellim nga Stalini!
      Me pas Mao Ce Duni nuk botoi asnje veper!
      Kinezet ishin shume te interesuar per veprat e fjalimet e Enver Hoxhes dhe sidomos per zbatimin e tyre ne jete!
      Ne bisedimet qe benim me kinezet ata tregoheshin shume te interesuar te shenonin cdo fjali apo mendime ku citohej Enver Hoxha per cdo problem!
      Ne Kine ishte hapur nje institut i gjuhes shqipe gje qe tregon interesin e madh te shtetit kinbez per kulturen ,politiken,ideologjine dhe zhvillimet ne Shqiperi!
      Ata cmonin mjaft ndihmen e Shqiperise kur vaporret tregetare kineze lundronin neper oqeane me flamurin shqiptar,por mbi te gjitha ndihmen e pa cmuar te Shqiperise ne pranimin e Kines ne OKB!!!
      Gjykoj se perkthyesi i intervistuar ka shfrytezuar djallezisht ish postin e tij si perkthyes te dikurshem per te hedhur balte mbi figuren e Mao Ce Dunit dhe per ta paraqitur shtetin kinez si PRINCIPATE e jo si shtet i fuqishem!
      Fakti qe ai mburret se Mao i paska kerkuar informacion kinezit Fan se cfare autokritike kishte bere Cen Ji,ne prani te dy shqiptareve anonime dhe per me teper qe Kan Sheni i ka kerkuar shenimet e mbajtura nga ata me detyrat ve reja qe ka shtruar Mao per partine dhe shtetin kines,tregon se e gjithe kjo eshte nje mashtrim i plote dhe skandaloz!
      Asnje llogjike normale nuk mund ta pranoje kete interpretim mjeran qe ben ky perkthyes,duke shfaqur nivel minimal te njohurive mbi gjendjen aktuale te shtetit kinez te asaj kohe!
      Mendoj se gazetari Xh.Shehu nuk ka aftesite dhe njohurite me minimale per te trajtuar tema te niveleve kaq te larta,per me teper qe, edhe e mbush intervisten ne 80% me lojra fjalesh pa vlere!

      Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic January 6, 19:39

    Nje retrospektive qe na zgjoi deshiren dhe admirimin e asaje kohe. Vertet ne shqiptaret deri edhe udheheqja kemi ecure ne rruge te pa shkelura.Nga kjo munges eksperience neve si shtet humbem nje mik te madhe i cili kishte marre ne mbrojtje nga te gjkitha pikpamjen shqiperin. Po perse u prishem.? Ket nuk e dijem ne thelb, pore me sa kemi lexuar per idet e Maucedunit. Aty ku thoshte le te lulezojne 100 shkolla dhe 100 lule.
    Ne thelb kjo ishte nje nder idet me te avancuera te zhvillimit gjate perudhes se kalimit nga kapitalizmi per me large ku synoheh. Edhe sote Kina e ka perforcuar kete ide. Kina po qudite boten.Pluralizem ne ekonomi, dhe centralizem ne politike. Po si te perfaqesohesh ne ekonomi, c`rendesi ka politika.?
    Sote Kona nga keto 100 lule grumbullon te gjitha te ardhurat dhe i andministron nga nje qender e vetme ku ajo qender nuk eshte sote per neser, nuk eshte sote per te kenaqur interesat e oborrit per kate ose tete vjet pore eshte per gjithmon e interesuar per prespektiven e vendit.Ne se vjedh ai te pushkaton pa gjyqe. Keshtu njerzit punojne, qeveria njepartiake drejton pore nuk vjedhin ata ecin me plane pesvjecare dhe arritjet e tyre jane shume te medha.
    Sote ne shqiperi nuk ka asnje prespektive.Per 23 vjet vetem planifikuan si te vjedhim deri ne kete pike ku qeveria e re nuk ka asnje mundesi te ece ne kete drejtim pasi e kane zhvatur sikur ktu te ishin pushtues dhe jo bijte e shqiperise.
    .Po c`fare mun de behet.? Edhe ne Kapitalizem ka planifikim E majta Evropian e ka modeluar ate pra vuri ne veprim teorin e Xhone Kesiti ku me ket teori Evropa u be evrope arte. Sote ne Evrop veprojne djathtistet te cilet vetem kriza solle dhe vazhdojne te sjellin .Po per se braktisen teorin e Xhon Kejsit si nje nder teorin me te avancuera te sistemit Kapitalis.
    Le te shpresojme ne qeverin e re e cila ka planifikim i cili do te sjelle nje menaxhim te mire dhe shpersojme qe shqiperi te dale sa me shpejte nga kriza.!

    Reply to this comment
  8. D Goxhaj January 6, 20:23

    I dashur Xhevdet, me kete interviste kini pasuruar historine e mardhenieve tona me Kinen, e cila nuk mund te thuhet se ishte nje miqesi absurde, sikunder shkruani ne hyrje te intervistes, i vetmi difekt i kesaj interviste. Ishte apo jo absurde leje ta nxjerre perfundimin lexuesi dhe mos iu impono atij me mendimin tend. Uroj te kesh sa me shume intervista te tilla brilante dhe shfrytezoiji keta intelektuale se neser do t’i kerkojme e nuk do t’i gjejme.

    Reply to this comment
  9. andrea January 6, 20:49

    na shkriu ky shkrim.2 gazetare shqiptare takojne maon ne xhungel,e qe nga kx takim bota te merrte vesh se mao ishte shendoshe e mire por nga frika rrinte èshehur ne xhungel dhe kur?ne mes te revolucionit ku ai maoja ne kine,ishte nje perendi.le te na thote perkthyesh dhe ndonje histori me enverin,kendin,brezhnjevin apo ndonje tjeter.te qeshim me shume.o zot mao ne xhungel ka nevoje per dy gazetare shqiptare.boll me perralla!

    Reply to this comment
  10. Pac Martini January 6, 22:22

    Luanet takoheshin per te miren e vendeve te tyre dhe ato te mira po ngrohemi e po ndriçohemi edhe mbas 47 vjetesh , mjere ato qe shajne te kaluaren dhe nuk dine ku jane e ku po shkojne . Une habitem si ka pase iteres Mau te takohej me Enverin si nuk eshte informu se ishte pa shkolle te larte ,

    Reply to this comment
  11. ali January 6, 23:31

    Myfiti ka qene AS ne rusisht ! Per shume kohe ka qene vezhgues ne Radio-Tiranen .
    Sigurisht vezhgues per gjuhen ruse !
    Te pershendes Myfit per intervistet . Jep dhe intervista te tjera ! Ke patur shume takime
    si perkthyes i rusishtes me Hrushovin, etj. etj.
    Te fala e pershendetje te perzemerta !!!

    Reply to this comment
    • Myrvete March 3, 21:55

      Myftiti paska qene AS ne rusisht,por qenka PRAS nga trute e kokes!
      Duhet te jete o nga Mallakastra ose nga Laberia me gjithe keto mburrje qesharake qe ben!
      Nuk po mbetet njeri pa dale me Enverin,Maon,Mehmetin,Hysniun,Kastron etj!
      Tani me i forte do jete kush i ben interviste Kim Jonhit koreano verior!!
      Me siguri shansi prap Xh,Shehut do t’i bjere!

      Reply to this comment
  12. Dardhari January 7, 06:27

    Ore muci po leri keto peralla se edhe sikur te kene ndodhur kujt I Plasi . Dhe ju gazetaret shkruani gjera qe ndihmojne ne ritjen e ekonomise te mos vuaje populli se me perallat e tuaja nuk ndihmoni asnje.

    Reply to this comment
  13. ijs January 9, 15:03

    Ishte koha e arte kur ishim popull me dinjitet me shtet modern, me politika te qarta per sistemin kur benim pjese dhe programet qe donim te implementonim , korrekte ne mardheniet nderkombetare te sinqerta te hapura dhe reciproke duke mos nderhyre ne punet e brendeshme te njeri-tjetrit.
    Ishte Koha e arte ku shteti yne kishte respektin e te gjitha vendeve qofshin te bllokut lindor ku benim pjese, qofte te atyre kundershtar dhe kjo per nje arsye shume te thjeshte se ishim serioze te pergjegjshem dhe me moral te larte ne ate qe benim dhe besonim ne ato kohe.
    Ishte FAT i madh historik ne historine tone, kur Kina u be nje vend, popull vella per popullin tone te prapambetur shqiptar dhe per kohen qe funksionoj kjo miqesi per vendin tone te prapambetur mesjetar pati arritje te medha te paimgjinueshme.
    Nese ka nje pike humbje totale ne historine tone 101 vjecare te kombit tone, nuk ishin as pushtimet e huaja pas 1912 as fatkeqsite e tjera kombetare por vetem prishja e mardhenieve me Kinen socialiste!
    Nese ka nje gabim trashanik, galopant te Enver Hoxhes ne historine e drejtimit te shtetit shqiptar qe nuk i falet,qe une sot e kesaj dite e mallkoj Enver Hoxhen ishte prishja e mardhenieve me Kinen. Prishje qe solli dhe shkaterrimin e vepres se nisur per tij ate te krijimit te nje vendi te pavarur ekonomikisht dhe politikisht qe ishte dhe endrra e tij, e cila mund te ishte bere sot realitet nese ne do kishim ecur hap pas hapi me Kinen, duke bere te njejtat reforma qe beri dhe Kina ne ekonomi dhe sot do ishim vendi me i fuqishem ne ballkan dhe nuk degjeneronte ky popull ne nje turme kafshesh dhe sklleverish qe hane njeri-tjetrin.
    Enver Hoxha u tregua injorant ne kete pike, qe nuk e kuptoj suksesin e reformave kineze ne ekonomi, pasi sistemi komunist eshte sistem superior ne krahasim me ate kapitalist kur ekonomise komuniste i jepet liria te operoje e lire sipas kerkesave te tregut. Ishte sistemi komunist me reformat ekonomike qe e kthyeu Kinen ne superfuqi boterore dhe shekulli qe kemi perpara eshte shekulli saj! Perendimi ka filluar te sot te kopjoje sistemin kinez pasi e shikon ate shume me superior , se sa ate qe ka vete sot , pasi Kina eshte i vetmi vend qe ska borxhe por nje suficit buxhetar qe mban ne kembe tere boten.
    Ky eshte paradoksi shqiptareve majmuner qe u ngriten me dy gishta perpjete ne 1990 per te hudhur nje sistem qe mund ti bente sot te barabarte me perendimin duke zevendesuar ate me sistemin qe i ktheu skllever te perjetcem. Prandaj ndeshkimi Zotit eshte legjitim, se nuk mund te shperblehet kurre ne kete jete, ai qe pret doren e atij qe e ushqen dhe i sherben per te miren tij. Prandaj mallkiimi 1990 kete popull do ta ndjeke ne shekuj. Sot beni vetem bla bla se deri tani keni jetuar akoma me pasurite e komunizmit dhe sklleverve te emigraconit! Pfff! Popull i peshtire majmun!

    Reply to this comment
  14. Ylli socialist March 2, 14:01

    Enver Hoxha e Mao Ce Duni, jane si buka e nje brumi. Enveri e Mao larg njeri-tjetrit jane, por nuk ka force ne bote te ndaje keta luane. Vargje te autorit -popull- qe shprehnin dashurine vellazerore me kinezet. Pastaj… Muaret vesh e kush nuk e mori, Pekini masken e corri. Beri leter me 8 pika, ne guzhine te Amerika. ( Eh i ziu – popull – sa here ta dridhte bythen Enveri, aq here duhej te frymezohej per vargje ).

    Reply to this comment
  15. lis dushku March 2, 15:40

    Edhe ato hidrocentralet e ndertuar mbi Drin me te cilet mburreni i keni prej Kines! Perse dhe kush i prishi maredheniet me Kinen?E kush tjeter vec Enver Hozhes?Le te bejme pak retrospektive.Meredhenjet e Kines me Bashkimin Sovjetik nuk kane qene aq te zjarrta sa me shqiptaret,qe shkonin ne Rusi si maloket ne Bathore.Fale strategjise dhe sakrifices popullore rreth Mao ce Dunit Kina doli nga lufta e dyte boterore me kater Kina,.As ne kohen e perandoreve nuk ka pasur nje Kine kaq gjigande.Nje nga keto pjese, Mancuria,pretendohej nga ruse dhe nga Japonezet,te cilet jane ndeshur qe ne kohen e car Nikolles.Stalini pat lene ne Mancuri ajken e ushtrise sovjetike nen komanden e Zhukovit.Eshte bare nje ndeshje me japonezet ne 1939,ku japoneset u thyen dhe nenshkruan marreveshje.Eshte pikerisht zhvendosja e ketyre trupave ne perendim, pas konfirmimit te statuquose me japonezet,qe ndryshoi situaten ne frontin Gjerman.Stalini nuk e gelltiti dot bashkimin e Mancurise me Kinen.Lufton ariu me tigrin,vjen dhelpra i grabit prene.Keshtu e konsideroi Stalini Kinen e katerfishuar pas luftes dyte boterore.Mao-ce-Dunin e konsideronte “komunisti mandarin”,ndihmat qene te paperfillshme dhe nqs Shqiperise i dergoi dy vaporra me grure ne 1945,Kines i dergoi uniformat e ushtrise kuqe,per rekrutet ne Kore.Mao-ce-Duni ishte i vetmi lider komunist qe tallej nen ze me Stalinin ne kongreset e Moskes,kurese Hrushovi nuk kishte kellqe te mbante ne tutelen e orbites sovjetike perfaqesuesin e 500 miljon kinezeve.Enver Hoxha,kur e kuptoi se lideri sovjetik po kerkonte nje tjeter per zevendesim nuk ngurroi te afrohej me Maon kunder Hrushovet,ta mbeshteste kete ne Bukuresht dhe te sakrifikonte Liri Belishoven,qe nuk i kuptoi shoket kineze.Mao kishte Shqiperine te vetmen mbeshtetje ne kampin socialist dhe te vetmen dritare ne Europe.Prandaj populli punetor,skllav dhe i mjeruar kinez filloi te dergoje drejt Shqiperise tonelata gruremoriz,patate te nkuqe kineze(kush i mban mend),qumeshjt dalandyshe Panda,bicikleta Jangzhou ,kombinate dhe fabrika dhe per trurin e armatosur te enver hoxhes,arme qe do ti shiste Zeni i mmalokut te shurres.Por Enver Hoxha e keqperdori sherbetorin kinez.Kerkoi nga drejtuesi kineze te eleminojne udheheqesit me tipare njerezore dhe te gradojne kafshet fanatike te fese intransigjente komuniste.Enver Hoxha e perkrahu,e nxiti,e broHoriti, e kopjoi RREVOLUCIONIN KULTUROR KINEZ.Kerkoi npm.gazetes Zeri i popullit,te reklamohej inkuizitori ushtarak i vijes se ashper Lin Biao si zevendesues i Maos dhe te eleminhej Cu En Lai dhe sidomos ka kerkuar asgjesimin e floririt te vogel kines Teng-Hsiao-Pinng,Mao atehere i shkroi nje leter,ku i thoshte se kokat e njerezve nuk jane koka qepe.Enver Hoxha ke pasur gjithmone ossession demokracine Amerikane,e nxiste Kinen ne konflikte,per shkeljet e hapesires ajrore nga avionet Amerikane.Pikerishte atehere Kizinger rregulloi nje vizite te presidentit amerikan Nikson ne Kine.Mendoni nje person te llastuar nga fati dhe budallenjte qe ja plotesonin cdo teke kriminale te goditet nga shoku i tij i rrevolucionit,kur mendonte se Kinen 1miljard e kishte ne thes!I RA INFARKT! Kur avioni i presidentit amerikan preku token kineze dhe presidenti amerikan takoi Cu-ne qe po e priste bashke me armikun e tij personal,Tengun e rehabilituar,Enver Hoxhes i ra infarkti.Infarkti i dyte i ra kur u denua publikisht banda enveriste e te katerve me ne krye Cian Cinin dhe infarkti i trete i ra kur Teng-Hsiao Pingu vuri kapelen e kaubojsit ne Texas.

    Reply to this comment
  16. Mark uk March 2, 17:10

    Pune komunistesh na cat trapin me kta kryeminel.

    Reply to this comment
  17. lato March 4, 01:05

    Mao-Ce- Duni i ka takuar vertet keta dy persona te panjohur,thone gazetare,por te me falin se nuk i kemi degjuar as emrin.Mao ce Duni mezi takonte udheheqesit e botes.Nga viti 1967 deri ne 1977 partia e punes Shqiperise nuk i ka bere jehone ketij takimi.Por qe ka ndodhur,ka ndodhur,se fotografia bardh e zi ne gazeten kineze nuk genjen.Per Mao ce Dunin te gjithe shqiptaret,nga Enver Hoxha,tek Mufit Mushi ishin njelloj,ashtu si per ne njerezit te gjithe majmunet shimpaze na duken njelloj,te gjithe derrat nje turi kane.Takimi me keta dy alliene shqiptare ka qene nje mesazh i gjeniut kinez per Enver Hoxhen.:- Hello,ja ku u takum bashke,or shoku im i rrevolucionit!Porosite ja kam dhene ketyre dy bashkeatdhetareve ! Pershendetje revolucionare!Te fala miqve,

    Reply to this comment
  18. lato March 4, 04:35

    O mark muku.Nje pune te mire e beri enver hoxha,se ju maloket jua mbajti koken ke bajga lopes,se qumshi u duhej qytetareve.Po te ishte ajo kohe ti nuk do guxoje te shkruaje ne leth,jo ne kompjuter.

    Reply to this comment
  19. demo March 4, 12:16

    Or Mark ujku! Shko tek oborri shkolles,se ka ardhur autokinemaja ne katund!

    Reply to this comment
  20. Hiiii March 4, 13:27

    Jam i interesuar te di per ndonje interviste qe mund te jete bere per Piron e Epirit,me Skenderbeu,me ndonje prej Sulltaneve tre Turqise pas ndonbje beteje me Skenderbeun,me Princ Vidin,me Ahmet Zogollin dhe vecanerisht me trimat legjendare te shpallur ne demokraci si Hamit Matjani,Isa Toska etj!
    Kulmi do jete sikur te dale ndonje interviste me HERONJTE E KOMBIT si Rexhep Motrovica dhe Xhaferr Deva!
    Ja per keto ka interes populli se DIKTASTURA ENVERISTE ua kishte mbykllur gojen ketyre trimave!
    PS:Per Skenderbeun edhe ne se nuk gjendet ndonje interviste,nuk ka problem se kemi plot intervista te klonuarit te tij mareshallit serb Sali Berisha!!

    Reply to this comment
  21. spectrum & cecchi March 5, 10:43

    Figura me komplekse e botes kumuniste karizmatik me thenien ylli duhet te qendroj I paharitshem nga njerezimi me idene se endrrat duhet te mbeten gjithmone enderra pra socializmi nuk duhet arritur kurre fraze qe ju kundervu thenies se hrushovit se BS do arrinte socializmin ne vitet 80 por I teresisht I gabuar dhe bosh me hapin e madh perpara ku per industrializimin e vendit humben jeten 40milion kinez nga vitet 60-70

    Reply to this comment
  22. Odesa March 5, 19:14

    Te marresh ne interviste nje perkthyes te kohes se Enverit dhe te degjosh mbrockulla te tilla qe nuk i mban kandari eshte njelloj si te kesh marre ne interviste…….majorin e vetshpallur Osman Gazerpi,ndonese ai ishte me dinjitoz se ky Myfiti delirant!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*