Takimi tripalësh, Thaçi: Serbia pati diskurs agresiv në takimin e Brukselit

November 8, 2018 21:15

Takimi tripalësh, Thaçi: Serbia pati diskurs agresiv në takimin e Brukselit

 

 

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pasi ka dalë nga takimi, Hashim Thaçi u shpreh se askush nuk ka arsye të frikësohet në ballafaqimin me Serbinë.

Gjithsesi Thaçi e ka vlerësuar shumë të vështirë takimin që zhvilloi në Bruksel me homologun serb Aleksandar Vuçiç.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, tha Thaçi.

Tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti derisa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me nervozizëm u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas përfundimit të takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Vuçiçi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”.

Një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiçi e ka orientuar me kritika drejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, ka thënë Vuçiç.

v.l/ Dita

November 8, 2018 21:15
Komento

6 Komente

  1. fery November 8, 21:39

    Vuciqi pati diskurs agresiv ne takimin trepalesh te Brukselit por ,
    ” Thaci rezistoi me dinjitet , ai me gjuhen e argumenteve e detyroi Vuciqin ti pranoje argumentimet e tije dhe turpshem te kapitulloje ”
    Do te ishte pake a shume rekapitullimi i ketij takimi te papritur trepalesh ku Kosova si cdo here ” doli fituese “

    Reply to this comment
  2. epo kjo bela November 8, 21:58

    ja po te respektojne qe po ulen ne tryeze me ju se jeni kriminela qe akoma lavderoni miloshevicin dhe nuk degjohet kund ndonje ndjese per gjemat e luftes.

    Reply to this comment
    • fery November 9, 09:57

      Sa me shume do te na respektonin vllazrit tone , Serbija me shume do ta kishte kishte ulur bishtin , epo kjo bela por , mos ke merak se edhe kesaje here ne do te ia dalim kurse , kurse ju hiq mos ia ndani duke i ndersyer kunder nesh Milladinat e Mugoshat e Tempot bashke me shoket e tyre ..!!

      Reply to this comment
  3. Arben November 9, 07:30

    Mallrat serbe duhen bllokuar fare, Jo thjesht take 10%

    Reply to this comment
  4. Mal Uka November 9, 10:44

    Edhe nje hashim me e pase Shipnija
    Kufijt ne Shkoder i kish prue Greqija
    Bashkue ishin me serbine
    Bosnen qender per qeverine !
    Car Sheshelin pandur Daqiqin
    Ngjalle e kishin Kallabiqin !
    Drazh Mihajlin e Rankoviqin !
    Hashim Thaqi prej drenice
    I maruem prej Qirilice !

    Reply to this comment
  5. Kosovari November 9, 15:44

    Glauk trimin eshte dashur ta dergoni ne dialog kesaj here.Glauku me shoke,qe nuk guxojne me shkua ne bisedime.Glaukut me pas mundesi me ia pre tuten, nuk ka burre me trim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*