Takimi Yuri Kim-Ahmetaj, Ambasada e SHBA jep detaje: Çfarë i kërkoi ambasadorja ministrit

February 14, 2020 09:57

Takimi Yuri Kim-Ahmetaj, Ambasada e SHBA jep detaje: Çfarë i kërkoi ambasadorja ministrit

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje nga takimi i ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj dhe ambasdores amerikane, Yuri Kim.

Me një shënim në faqen e vet në “Faceboook”, Ambasada amerikane  njofton se në takim është diskutuar për rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit.

Në të shkruhet se ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim.

“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan Ambasada.

j.l./ dita

February 14, 2020 09:57
Komento

5 Komente

  1. Adih February 14, 14:20

    Sa me larg ketij hajduti Zonja e nderuar Amb ,se do infektohesh .

    Reply to this comment
  2. D February 14, 15:07

    Z. Ambasadore, Shume nga ata politikan, deputet, qeveritar dhe drejtues shteti qe Ju takoni dhe komunikoni, mos i kujtoni se ata jane engjej dhe te buzqeshin, jane njerzit me te korruptuar ne shqiperi, nje pjese jane kriminel, nuk e kane shume perzemer perendimin, bile keta e pengojne integrimin, ata kane perzemer lindjen.
    Ky eshte nje nga hajdutet me te medhenj me kollare te qeverise Rama

    Reply to this comment
  3. Hallexhiu February 14, 15:51

    Your exellency,before meeting our politicians pls. bare in mind Matthew 7:15
    Shkelqesia juej para se te takoheni me politikanet tane kujtoni Shen Mateun 7:15

    Reply to this comment
  4. G February 14, 17:07

    Ahmetaj eshte mesues i gjuhes angleze po zanati i vertete i tij eshte hajdutlliku.

    Reply to this comment
  5. On February 14, 17:41

    Shqiperia nuk ka shprese dhe minimumi 20 vjete….ndaj iken elita

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*