Takohen Rama e Vuçiç: Prioritet autostrada Nish-Prishtinë dhe flurimet direkte

July 4, 2016 17:25

Takohen Rama e Vuçiç: Prioritet autostrada Nish-Prishtinë dhe flurimet direkte

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Paris me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit të Ballkanit ku kanë diksutuar rreth marrëdhënieve bilaterale.

Në një prononcim për mediat, Vuçiç është shprehur se Beogradi zyrtar kërkon marrëdhënie më të ngushta me Tiranën.

Ai njoftoi se brenda dy apo tre muajve palët do të zhvillojnë një takim i cili do të mbahet me pjesmarrjen e politikanëve dhe biznesmenëve nga të dyja vendet si dhe biznesmenëve shqiptarë dhe serbë nga Kosova.

Në deklaratën e tij për mediat serbe, Vuçiç nënvizoi se prioritet do të jetë vendosja e një linje direkte ajrore Beograd-Prishtinë, çështje që do të diskutohet edhe në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit serb arsyetoi se bashkëpunimi mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Një çështje e prekur nga Vuçiç ka qenë edhe vazhdimi i punimeve në autostradën Nish-Prishtinë, të cilën kreu i ekzekutivit serb e cilësoi një urë lidhëse që ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit.

Në terësi Kryeministri i Serbisë u shpreh se kishte pasur një bisedë pozitive me homologun e tij Edi Rama.

Ndërkohë një tjetër projekt interesant i cili pritet të miratohet në Samitin e Brukselit është pikërisht ngritja e një Qëndre Rinore Rajonale, ide kjo e propozuar nga Qeveria serbe dhe ajo shqiptare.

July 4, 2016 17:25
Komento

2 Komente

  1. Sylapz July 4, 19:06

    Qfar ka Rama me fole me shkardhat vuqiqin per teritore te republikes se Kosoves . #ecshkoninetheqafje *

    Reply to this comment
  2. LORA July 4, 19:34

    Amin,,,ja kjo eshte rruga e perparimit qe percjell zgjedhja e paqes.
    Uroj zhvillime te mirqena integrale te Ballkanit Perndimor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*