Takon May-in, Trump: Pakt tregtie SHBA-Britani, pas daljes nga BE

June 4, 2019 13:59

Takon May-in, Trump: Pakt tregtie SHBA-Britani, pas daljes nga BE

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Britania mund të ketë një marrëveshje thelbësore tregtie me Shtetet e Bashkuara pasi të dalë nga Bashkimi Europian. Trump bëri një deklaratë të tillë ndërsa ai dhe kryeministrja Theresa May mbajtën një takim me liderët e biznesit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

“Ne do të punojmë shumë, por mendoj se duhet të kemi një marrëveshje tregtare shumë të rëndësishme, që do të jetë një marrëveshje e drejtë dhe mendoj se është diçka që ju dhe ne e duam”, tha Trump.

Vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar është pritur me protesta në shumë qytete të vendit, ndërkohë që edhe pjesa e mbetur e qëndrimit të tij do të shoqërohet nga manifestime.

 e.t./dita

June 4, 2019 13:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*