Takova dikë që të vriste për Enverin…

October 6, 2016 10:12

Takova dikë që të vriste për Enverin…

 

Muharrem Xhafa

“Të merremi me të ardhmen, jo me të shkuarën”, më tha një shok i mirë, intelektual i viteve të socializmit, dhe më ftoi për kafe!

Po, se si m’u duk, ishte i zbehtë, i trembur!

Sa pa nisur bisedën, pashe që, përbri tavolinës “sonë”, ishin ulur dy të tjerë. Edhe ata po pinin kafe. Prej tyre, njërin e njihja mire, kishte qenë kuadër i njohur në një rreth kur unë në vitet e pushtetit popullor isha drejtues partie. U përshëndetëm dhe takuam duart me njeri-tjetrin, ndonëse e dinim që të dy se qëndrojmë nw pozicione të kundërta politike.

Unë epror e ai vartës, të dy “të vrisnim” për Enverin” në socializëm! Po, ndërsa, pas ndryshimit te sistemit, unë qëndrova në anën e Enverit, ai u pozicionua ashpër kundër tij! Ulur, qëndronte një koleg i tij, i cili i përkiste një mbiemri të njohur kundër LANÇ-it, po që fryhej “si një tullumbace”!

Përballë meje, i ngritur në këmbë, “miku i vjetër” me “thumboi” me fjalë, duke thënë se i kishte ndjekur shkrimet e mia në gazetën ‘DITA’ dhe se si shumë e mbroja Enverin!

– Po, i thashë, unë jam me Enverin, po ti që “të vrisje” për Enverin, pse je radhitur egër në krahun kundër tij? U ndje keq, sa për shkak të reagimit tim të menjëhershëm, aq edhe se i kujtova telegrafisht disa veprime të tij komprometuese, që e bënin shumë “borxhli” ndaj Enverit!

Ndërkohë që po ndaheshim, “miku” me thotë : Ndërruan kohët, o “shoku” Muharrem!

Replika qe “miqësore” dhe e ashpër, po, sidoqoftë, u ndamë “shoqërisht”!

Shokut, që më kishte ftuar për kafe, i kërkova falje për vonesën dhe, sapo zura vend në karrige, nisa t’i tregoja se kush ishte ai “zotëria” me të cilin bisedova më këmbë. Por “kolegu”më tha se i kishte dëgjuar gati krejt ato çfarë kisha biseduar me të.

– Me që e paske dëgjuar bisedën, të them se atij “zotërisë” i thashë të vërtetën, as e fyeva, po as me fyeu! Po ndonjë gjë edhe nuk e ke dëgjuar, se fola me zë të ulet, me qëllim që “kolegu” i tij ballist, të mos dëgjonte për çfarë po bisedonim!

– Po, ma ktheu “shoku” – madje m’u bë qejfi, që i fole ashtu, po si është ajo çështja e dërgimit të tij në Universitet?

– Dëgjo, unë, ti e ai jemi intelektualë, kemi qenë kuadro në vitet e pushtetit popullor dhe nuk na ka hije të shtrembërojmë të vërtetën e gjërave. Ndaj atij i thashë se “edhe unë i kam ndjekur shkrimet e tua, po ti nuk ke gojë të flasësh e të shkruash gënjeshtra për Enverin, për LANÇ-in e socializmin, për historinë e popullit shqiptar, të shtrembërosh të vërtetën nisur nga pozita bashkëpunëtorësh të pushtuesve të huaj!

-Ishte e fortë ajo që i kujtove, duke i vënë në dukje se je gjak i atyre, por njësoj si unë je shkolluar në Universitetin e Shtetëror të Tiranës!

– Saktë e paske dëgjuar, madje i kujtova se ka qenë goxha i mirëtrajtuar si kuadër. I thashë edhe se ke shkruar sa je lodhur për vlerat e asaj epoke, për Enverin dhe se je dërguar për studime universitare me porosi të Enverit! Se e atillë ishte vija e Partisë së Punës, e cila synonte të tërhiqeshin sa më shumë në jetën e vendit, përfshirë ata me “cene” në biografi, që meritonin sigurisht, tjetër që u treguan të ligj! Jo pa qëllim i thashë se edhe ish-komunistë, ish-kuadro e intelektuale të asaj epoke”, u treguan “plehra”, mohuan deri vlerat e saj, që bota i çmon sot si arritje të pamohueshme!

– Si të bëjmë, i thashë “kolegut”, të mos flasim për LANÇ-in, për socializmin, për pushtetin popullor, për Enver Hoxhën? Për të shkuarën, për të sotmen e për të ardhmen?!

– Ok, ma ktheu “kolegu”, po të merren historianët me të shkuarën, jo ne!

– Po, historianët le të merren, por kjo nuk pengon të merren edhe njerëzit e thjeshtë, masat e popullit, se nuk është fjala për të shkruar histori të mirëfilltë. Ti e di që historinë e bën populli, e bëjnë masat e popullit, kurse historianët e shkruajnë, apo jo?

– Për cilët historianë e ke fjalën, m’u drejtua “kolegu”?

– Flas për historianë të vërtetë, serioze, jo për “historianë politikanë”, që nuk janë as historianë e as politikanë, po ish-mësues, ish-agronomë, militantë partish me arsim shtatëvjeçar, të mesëm e diploma të blera, të cilët kanë ndërruar bojë, madje disa bij e bija, nipa e mbesa të bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj, janë bërë tepër agresive. Janë tjetër historianët e vërtetë! Veç, pa dashur t’i fus të gjithë në një “thes”, edhe këta kanë frikë të dalin në rrugë e jo më të flasin e të mbrojnë të vërtetën historike publikisht për LANÇ-in, socializmin, pushtetin popullor e Enver Hoxhën! Pse, a nuk të ka rënë në sy që, në shkrimet e në debatet e televizive, nëse këta bëjnë ndonjë vlerësim për socializmin, menjëherë pasojnë me vërejtje e kritika pa vend, me qellim që politika në fuqi e kolegët e tyre borgjezë të mos u thonë : Ja, edhe ju jeni “enveristë”!

S’po e zgjas më tej bisedën, që vijoi për këtë çështje, por i thashë mikut: Si mund ta lemë të shkuarën socialiste? Kjo është historia e afërt e popullit tonë, e bërë jo prej ndonjë populli tjetër! Kjo është pjesë e historisë shekullore të popullit shqiptar, ndaj duhet të flasim për të, siç ajo ka qenë, me të mirat e me problemet e veta. Se janë gati 50 vjet jetë e vrullshme, ndryshimesh e transformimesh të gjithanshme, të bëra nga populli ynë, që nuk mund të fshihen kurrë! Ti je intelektual dhe është e tepërt të të them se një popull, që nuk njeh historinë e vendit te tij, ai nuk mund të ndërtojë as të ardhmen e vet! Se s’ka vend në botë që të mos këtë historinë e tij ose që të këtë tjetërsuar e fshirë të shkuarën e tij, siç po ndodh në vendin tonë. Mos harro se çdo popull ka një të shkuar, dmth ka historinë e vet, ka të tashmen e tij, siç ka edhe të ardhmen e tij. Se e tashmja e një vendi, e një populli, nuk mund të ecë përpara duke fshirë vlerat, arritjet, historinë e tij të afërt e të largët! Prandaj them se njohja e vlerësimi i historisë amtare edukon atdhetarizmin, zhvillon ndjenjën e dinjitetit e të krenarisë kombëtare, rrit kërkesën për ruajtjen e dinjitetit si popull. Po kështu, cilido popull qoftë, ai nuk mund të këtë përkushtim as për të sotmen e as për të ardhmen e tij, pa histori, pa pretendime për identitetin e vet, pa krenari kombëtare dhe pa xhelozi për individualitetin e tij.

– Dakord, po nëse do të merremi me të shkuarën socialiste, vijoi bashkëbiseduesi, do të duhet të merremi edhe me Enverin, të cilit i janë veshur të gjitha të këqiat! Se, bie fjala, për LANÇ-in, “janë” edhe pëdëistët, po nuk e duan Enverin si Komandant të Përgjithshëm e udhëheqës politik i saj!

– Kjo është një temë e gjerë, i thashë, dhe nuk mund ta ezaurojmë këtu, po edhe me Enverin duhet te merremi, edhe me Skënderbeun duhet te merremi, edhe me Ismail Qemalin duhet te merremi, edhe me Ahmet Zogun duhet te merremi, edhe me socializmin e pushtetin popullor duhet te merremi, edhe cfare përfaqëson e çfarë po bën e tashmja borgjeze për popullin shqiptar duhet të merremi, edhe me Iliret duhet të merremi! Se çdo periudhe e secili personalitet i kohës, le të vlerësohet e duhet të vlerësohet për atë çfarë ka bërë e ka dhënë për popullin e për vendin e tij, jo për xhepin, sojin e oborrin e tij! Ju, intelektualët, i thashë bashkëbiseduesit, duhet të jeni të parët në mbrojtje të së vërtetës, të nxirrni mësime të parët për dhunimin që i është bërë historisë së LANÇ-it e të socializmit, të vlerësoni periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë dhe të jeni në vijën e parë të mbrojtjes me devizën: Pa vlerësuar qartë të kaluarën, askush nuk mund të punojë mirë për të tashmen e për të ardhmen e popullit të vet.

– Po, mor po, më tha. Po, nëse do të flasim të vërtetën për Enver Hoxhën e për socializmin, sa shumë ato i kanë dhënë popullit për ndërtimin e zhvillimin e gjithanshëm të atdheut, për lirinë e pavarësinë e vendit, për shkollën, punësimin, arsimin, shëndetësinë, jetën e njeriut, rendin, për elektrifikimin etj., etj., etj., kurrkush nuk të merr në punë, madje i heqin nga puna, jo vetëm ne, prindërit, po edhe fëmijët tanë! Zotëri, s’ka demokraci pluraliste në Shqipëri!

Duke u ndarë të përshëndetur, ndoshta edhe që i pëlqeu “kafja”, bashkëbiseduesi m’u lut t’i bëja publike këto mendime në facebook e, po të mundesha, edhe në shtyp, me idenë që intelektualët luajnë një rol të madh në progresin e një populli, të gjithë shoqërisë!

October 6, 2016 10:12
Komento

1 Koment

  1. intelektuali October 6, 10:57

    ATA QE VRISNIN PER ENVERIN SOT QUHEN KRIMINELE O XHELATI I ENVERIT MUHARREM XHAFA

    Ke fatin qe je ne nje vend ku pushtetin e ka grabitur Mafia e Kuqe qe la pas Enveri me Nexhmijen, se po te ishe ne nje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore do te kishin tredhur dhe do te kishin bere eunuk o xhelati i Enverit Muharrem Xhafa, qe ke dale si Kaposhi maje Plehut ne DITA dhe mburresh me krimet e Enverit dhe te XHELATEVE te tij pa piken e turpit dhe te pendimit minimal, ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se antikomuniste dhe Botes Demokratike.

    A KA NJE REZIL ME TE MADH PER NJE VEND?

    Sot po diskutohet ne OKB posti i Kryetarit te kesaj Organizate Boterore dhe eshte hedhur poshte kandidatura e Irina Bokoves, nje nga pretendentet kryesore per kete post vetem sepse babai i saj ka qene pjese e Diktatures sovjetike ne Bullgari dhe per kete arsye nuk mund te pranohet nga shoqeria civile boterore.

    nderkohe qe:

    KRIMBI i gjirizit, krimineli i Partise se Punes dhe xhelati vrastar i Enverit, Muharrem Xhafa perdor gazeten DITA si tribune per t’u mburrur me krimet e tij si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

    DERI KUR KESHTU O GAZETA DITA?

    dhe:

    DERI KUR KESHTU O POLITIKA JONE KOMBETARE SI “MESALLA ME DY FAQE”?

    Reply to this comment
    • Tung-tung! October 6, 15:45

      More intelektual i rreme. Por Irina Bokova sot eshte Drejtore e Pergjitheshme e UNESKO-s!!!. Pse cfare duhet te jete me lart. Jo vetem babai i saj por edhe ajo vete ka qene anetare e PK Bullgare para vitit 1990.Dhe kjo nuk e ka penguar te mbaje kete post prej vitit 2009!
      Bota demokratike nuk ka mediokritetin tend! Turp.

      Irina Georgieva Bokova (born 12 July 1952) is a Bulgarian politician and the Director-General of UNESCO. During her political and diplomatic career in Bulgaria, she served, among others, two terms as a member of Parlament etc.

      Reply to this comment
      • intelektuali October 7, 11:13

        TUNG-TUNG ME TRU SI TRUNG:

        Ja se cfare shkruan shtypi i sote bullgar dhe media boterore:

        “Hebrenjtë e flaken menjehere kandidatin i cili foli kundër dorëshkrimet e lashta hebreje. UNESCO zgjodhi bijën e xhelatit komunist torturues, Irina Bokova qe kurrë nuk distancohet nga krimet e babait të saj kriminel, sadist dhe gjakatar, besnik dhe spiun i bolshevikeve te Moskes dhe Kremilinit. Në komentin e saj të parë në televizionin pasi ajo u zgjodh sekretare e përgjithshëme e UNESCO-s, Irina Bokova tha:

        “Kjo përzgjedhje per mua njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit eshte konfirmim per njohjen e përpjekjeve ne vendet post-komuniste për demokratizimin e jetes nje vleresim qe i ben shoqeria civile boterore familjes time per edikumin qe me ka dhene.”

        Nuk do të ndalim vëmendjen tuaj në zgjedhjen e znj. Bokova, në qoftë se zgjedhja e saj ne krye te UNESO-s na ben te mendojme pak më seriozisht për këtë gje. Disa do ta spjegojne kete perzgjedhje si Ironia e Historisë. Irina Bokova deklaron se organizata UNESKO e kreu kete perzgjedhje si njohje e përpjekjeve të botës për Evropën Lindore qe kjo pjese e vuajtur të jetë i ndarë nga komunizmi dhe bolshevizmi.

        por:

        Zgjedhja e Bokova është një turp për Bullgarinë dhe UNESCO-s

        Babai i Irina Bokoves – Georgi Bokov, nje spiun i KGB-se ruse dhe kriminel ordiner ka masakruar eliten kulturore te kombit bullgar, para, por sidomos pas 9 shtatorit te vitit 1944 kur komunistet grabiten pushtetin me ndihmen e Moskes. Dhe kjo masaker e perbindeshme kunder intelektualeve properendimore bullgare nuk ka ndodhur për idenë e bashkëpunimit kulturor dhe paqen në botë, kur babai i Irina Bokoves shtpypi me cizmet e tij kokën e intelektualit Raiko Aleksievit – një nga intelektualet dhe gazetarët më të njohur bullgare. Të afërmit e Raiko Aleksievit kane treguar se testikujt dhe organet gjenitale te tij janë shtypur fjalë për fjalë nga çizmet e torturuesit të tij qe eshte babai i Irina Bokoves. Ai vdiq disa ditë me pas pasi u rrahj për vdekje duke i thyer kockat e trupit nje nga nje, ne nje therrtore të tmerrshme dhe vrasësi i tij, babai i Irina Bokoves u be redaktor i gazetes komuniste “Puna e Punëtorëve” dhe deri ne fund te jetes ishte anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste bullgare.

        Raiko Aleksiev eshte vetem nje shembell, fati i tij i keq ndahet me mijëra bullgarë intelektuale – shkrimtarë, mësues, priftërinj, bankierë, sipërmarrës të kompanive mëdha dhe të vogla, muzikantë, artistë, Raiko Aleksiev ka ngjyrën e kombit bullgar, unë mund të shtoj – personi i cili i jep pamjen e këtij kombi. Pas vrasjes dhe masakrimit te intelektualeve properendimore bullgare, kriminelei Georgi Bokov dhe shokët e Partisë së tij bolshevike plaçkiten dhe grabiten pronat e tyre, duke filluar nga bizhuterite e grave, qilima dhe orendite në dhomë per te perfunduar tek veshjet e brendshme në dollap dhe rafte. Keta kriminele u vendosen si pronare në shtëpitë e tyre te grabitura dhe Irina Bokova poseidon ne qender te Sofjes disa prona te grabitura nga babai i saj me vlere ne disa milione eur. Prandaj ky kriminel, babai i Iriona Bokoves përveç se shkaktoi vuajtje të qindra e mijëra njerëzve, praktikisht theu të gjitha urave kulturore ndërmjet Bullgarisë dhe Evropës me krimet e tij kunder inteligjences properendimore bulgare.

        Sot ne duhet të mirëpresin me gëzim lajmin se vrasësi i vajzës së Raiko Aleksievit eshte ne krye UNESCO-s. E pra ne nuk jemi krenare për postin e Irina Bokoves, qe u be shefe e UNESKO-s, i një organizate në përgjithësi të pakuptimtë, por kjo – pak më vonë. Tani do të donim të sqarojme se nuk duam te transferojme mëkatet e babait të saj tek ajo. Ajo nuk është përgjegjëse për veprimet e tij, por është përgjegjëse, që ka përfituar nga të gjitha avantazhet që familja e saj e ka marrë pas vrasjeve dhe masakrave te babait te saj sadist dhe kriminel kunder inteligjences properedimore. Arsimin e mirë, jetën luksoze ne apartamentet e grabitura ne qender te Sofjes dhe mbi të gjitha – një fillim ne karriere me tramplin sovjetik per te kapur majat e organizatave humanitare boterore.

        Irina Bokova ka studiuar ne Instituti Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ne Moske qe dihet se kontrollohet nga KGB-ja ruse qe me te gjitha forcat perpiqej te krijonte Eliten Intelektuale bolshevike qe do t’i kundervihej Elites Perendimore. Përfaqësuesit e kesaj Elite bolshevike ku ben pjese edhe Irina Bokova kanë udhëtuar në mënyrë paqësore në Botën Perendimore dhe kane përfituar nga arritjet shpirtërore dhe materiale te Perendimit. Kur ktheheshin ne vendet e tyre komuniste kjo Elite e stervitur nga KGB-ja tregon ne popull per veset e keqia te Perendimit dhe se ato janë të dëmshme dhe dekadente per te rinjte dhe i ndalonin të tjerët qe të mendojnin dhe jetojnin të lirë si ata. Kur kjo Elite vendosi që Perdja e Hekurt duhet të bjerë, keta spiune te KGB-se thyen betimin dhe larguan skrupulat duke kryer një transformim jashtëzakonisht të komplikuar që askush përveç Elitës se Kuqe nuk mund ta kryente sepse askush pervec tyre nuk ishte i përgatitur. Për më tepër, në Bullgari ai kaloi me mizori kafshërore me shenjën e agresionit të përditshëm, diktuar nga i njëjti mentalitet prej një gjysmë shekulli qe kishte zanafillen tek sistemi i vjetër bolshevik i bazuar ne dhunë dhe gjak.

        Nuk kemi degjuar ndonjehere qe Irina Bokova kërkoje falje për krimet e babait të tij dhe partisë së tij, port kemi dëgjuar vëllain e saj të tallet me tragjeditë njerezaore të shkaktuar nga familja dhe partia e tij ne shume raste ne lokale te Sofjes edhe ne kryeqytete te Evropes ku e kane derguar si ambasador.

        Nuk është diçka tmerrësisht e padrejte dhe tejet perverse në këtë histori – babai killer i njerëzve të pafajshëm me brutalitetin e sadistit dhe xhelatit gjakatar dhe njekohesisht fëmijët e tyre dalin dhe flasim per kauza te paqes, kulturës, edukates si sjellje perëndimore. Ne themi, mos i gjykoni fëmijët për krimet e prindërve të tyre, por është absurde, kur këta fëmijë jo vetëm qe nuk fshihen nga krimet e etërve të tyre, por perkundrazi kenaqen të identifikohen me ta dhe kërkojne nga Bota Demokratike për të qenë mentorët tanë. Kjo eshte aq absurde, qe Bokova dhe pinjolle si ajo të gjejnë një vend pikërisht në UNESCO – një organizatë e pakuptimtë që për vite të legalizojë regjimet totalitare jashtë botës. Nuk është çudi, disa kohë më parë SHBA-ja dhe Britania u larguan nga kjo organizate me akuzat se ishte mbuluar me korrupsion dhe se shpenzoheshin shumë shumë para për propagandë komuniste. Britania në vitin 1997, dhe SHBA – në vitin 2003.

        Në fakt përveç UNESCO-s ka një numër të organizatave ndërkombëtare efektiviteti i të cilave është e dyshimtë, skandalet plasin njeri pas tjetrit të lidhura me biznesin hije, pastrimit të parave dhe spiunazhit ndërkombëtar.”

        Nuk te duken keto si te “BEMAT” e Enverit?

        Reply to this comment
  2. Agron October 6, 11:09

    Eshte shume e drejte per sa thote z. Xhafa. Pershendetje

    Reply to this comment
  3. paci October 6, 11:18

    Skoku Muharrem , Enveri ishte i drejte , nacionalist , shqiptari me i madh i te gjitha koherave , Ai beri ate qe nuk e beri askush per kombin e shqiptaret por puna eshte se gjysma e dheut jane si delet e Ndreut dhe nje pjese tjeter don me cdo kushte ta mbaj nen zap kte kope , pa shkolle , pa pune , pa kulture te thelloje ndarjet e korrupsionin qe te beje sa me rehat cobanin .

    Reply to this comment
  4. Rexhep Murtezi - nga Gjilani - Kosovë October 6, 12:01

    `Oz>Muharrem Xhafa,sipatia e Enverit,unë Rexhepi nga
    gjilani i Kosovës,kam pyetje për tya:
    5577 bura të ekzekutuar me gjyq dhe pa gjyq.
    450 gra të ekzekuatuara
    988 burra të vdekur në burgje.
    07 gra të vdekura në burjge.
    48217 burra të internuar.
    10792 gra të internuara.
    7022 të vdekur në internim
    26768 burra të dënuar politik.
    7367 gra të dënuasra politikisht
    Po për LANQ-in,po mjaf ma mor horra i kontaminuat faqet e shtypit.Po Hitlerin e gjunjëzoi Rusia dhe Ameri-
    ka e gjysmë opinga shqiptare dhe Enveri i yt!

    Reply to this comment
  5. dauti October 6, 17:22

    O, Rexhep Myrtezi, prej Gjkilani! Po kush t’i ka dhene keto te dhena ty. Kush tha qe jane gjithe keta te pushkatuar?
    Ke botime serioze europiane dhe ne to nuk kafare te dhena per kaq te pushkatuar ne Shqiperi. Se i bie te pushkatohesh nje njeri ne dy cdo dite, hej burre Kosove.
    Eshte veshtire te dijme burrat e pushaktuar, po grate? Kush jane keto gra, 450 gra te pushkatuara, se, kur flitet per te tilla ne Shqiperi, permenden vetem tri.
    Njera eshte Zyrika Mano, qe u denua per keneten e Maliqit. Ajo njihet, bile i vetmi dokument i filmuar eshte pushkatimi i saj.
    E dyta eshte Sabiha Kasimati,, qe u pushkatua pa asnje faj ne shkurt te 1951, ne gjyqin per hedhjen e bombes ne ambasaden sovjetike.
    E treta eshte Liri Gega, ish anetarja e byrose se PKSH, qe u pushkatua ne 1956.
    A mund te me thuash ti, o burre Kosove, se kush jane 447 te tjerat?
    Aman, m’i trego qe edhe une, ashtu si ti, t’i pervishem Muharrem Xhafes.
    As une nuk e dua Envber Hoxhen, por kjo nuk do te thote se besoj ato qe thone soj e sorollopi i pasardhesve te bashkepunetoreve te fashizmit.

    Reply to this comment
    • intelektuali October 7, 11:36

      Kane qene afro 800 ruse te martuara ne Shqypni me bandille bukuroshe shqyptare, por qe u AVULLUAN nga gjendja civile shqyptare menjehere sapo Enveri mbajti fjalimin famoz ne Moske. Nje prej tyre ishte Taisa, kryeinxhinjere e Kombinatit Misto Mame qe e spiunoi Avni Mula te Sigurimi. Pas 90-s erdhe farefisi i saj nga Rusia per t’i gjetur vorrin si Sabiha Kasimatit qe permend ti me kenaqesi debili, por pushteti dhe shteti shqyptar mafioz dhe enverist nuk i ndihmoi dhe ata u kthyen ne Rusi ashtu sic erdhen. Ka edhe nje fil dokumentar mbi kete teme,

      prandaj:

      MOS FOL BROCKULLA PA DOGANE SI DEBIL DHE DALLKAUK KUR NUK DI GJE.

      Reply to this comment
  6. Realisti October 6, 21:22

    Ju qe flisni per kufomen e Enverit, jeni dhe ju kufoma ne shoqerine shqiptare. Ai qe i zoti me poshtersite e tij mbajt pushtetin deri sa vdiq. Po juve cfare ju ka mbetur tani qe harxhoni kohen o legen Xhafa. Ju eshte katandisur truri se nje “fosile” dhe s’keni asnje vlere ne shoqerine e sotme. Po si s’ju vjen turp nga ata njerez qe familjaret e tyre jane masakruar e persekutuar nga kufoma Enver Hoxha. Bastard.

    Reply to this comment
  7. demo October 6, 23:23

    E drejta e shkollimit,e drejta punesimit,e drejta per jeten nen junten Enveriste nuk paskan qene e drejte e individit,por nje teke e Enverit.Enveri paska lejuar te shkollohet edhe nje person me cen ne biografi.Kjo konsiderohet ngjarje,si eklipsi i diellit.Hitleri kishte lene gjalle nje cifut ne Europe per arsye madhore.I ati cifutit kishte ndihmuar Hitlerin ne fillimet e tij.Ama ky cifut shpetoi nga 6 miljon cifute qe perfunduan ne krematorium.Pas clirimit te cifuteve,ky cifut pranoi holokaustin.Ky duhet te thoshte qe Holokausti nuk ka egzistuar,meqe mbeti gjalle. Ky u tregua mosmirenjohes ndaj Hitlerit,qe i shpetoi jeten.Ma merr mendja,qe ky ballisti,cifut,mosmirenjohes ndaj Enverit,qe e lejoi te shkollohet bashke me bijte e partise,eshte Uran Butka.

    Reply to this comment
  8. Paul Tedechini October 7, 00:22

    Sa poshte kan rà shqiptart !!!!!!

    Reply to this comment
  9. Shoku Brigadier (USA) October 7, 00:52

    I dashur Muharrem
    i ndjek shkrimet tuaja dhe me vjen mire qe mbetesh aktiv dhe i kthjellet ne bindjet tuaja.
    Per disa si mender nje fare “intelektuali” mos u bezdis, rruga drejt qyteterimit eshte e gjate dhe per me teper per Shqiperine e shumevuajtur.

    Reply to this comment
  10. Mark uk October 7, 09:52

    paci: Se ka qene aq i mire e hollen si qen ne vitin 1991 ne koshin e plehrave.Kurse sot shkojn i bajn shurren mbi varr.Nga njeher i themi vetes more Zot prap ka idioter qe e duan.Vertet mund ta duan disa shurrana si puna jote.

    Reply to this comment
  11. Rexhep Murtezi - Gjilan October 7, 11:32

    Pëgjigje për zotri Dautin un Rexhep Murtezi nga Gjilani
    Shënimet që ua dërgova i ak marrun nga:
    “LIbri i zi i komunizmit” faqe 610 dhe 611,si dhe
    Shoqata e të burgosurve politik 199-1994

    Reply to this comment
  12. paci October 16, 18:43

    Mark uk antishqiptari nuk ke byqa ti te merresh me kryeheroin e kombit Enverin dhe historine qe beri nga hici Shqiperine , po ti ben mire mos te lesh thiun pa henger .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*