Taksa e antenave, Aldrin Dalipi: Berisha mos e ka me Bashën?!

Redaksia Online January 9, 2013 17:41

Taksa e antenave, Aldrin Dalipi: Berisha mos e ka me Bashën?!

Deklarata e Berishës për taksën e antenave të operatorëve celular ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës. Aldrin Dalipi thotë se Berisha duhet ta ketë me Bashën sepse kryebashkiaku i Tiranës është i vetmi që ka miratuar një taksë të tillë në këshill. “Kryeministri kërkon të ndalen taksat për antenat e operatoreve mobil. E ka me Bashën gjë se është i vetmi që ka miratuar një taksë të tillë?Taksa që KM kërkon të ndalet për antenat dhe që akuzon vendorët u vendos vetëm nga Basha. Opozita votoi kundër taksës në këshill. KM tërhiqet!”, shkruan Dalipi në rrjetin social “Facebook”.

 

Deklarata e Berishës

Kryeministri Berisha kryefjalë të mbledhjes së sotme të qeverisë kishte komunikimin me qytetarët dhe ankesat që ata shfaqin në komunikimin me të. Duke iu kujtuar ministrave krijimin e linjave jeshile për komunikim sa më të hapur me qytetarët, Berisha ngriti një shqetësim të kompanive celulare, që sipas tij “po përjetojnë një histeri taksash nga vendorët”. Kryeministri kërkoi sa më shpejt miratimin e një ligji që do përjashtojë këto kompani nga çdo taksim për vendosjen e antenave.
“Ka shpërthyer një histeri e autoriteteve lokale kundër antenave të kompanive celulare, duke gjykuar që janë të pasura iu këpusin taksa të majme, këtë kryesisht e bëjnë ata që thonë se do heqin çdo taksë”, tha Berisha.  Sipas tij “antenat e komunikimit përjashtohen nga çdo lloj takse, ato e japin shpërblimin disa herë më të madh se sa mendohet. Vendosja e këtyre antenave nuk mund të jetë subjekt tatimi as nga vendorët dhe as nga qendrorët, ndryshon problemi kur vendosen në pronë private”, sqaroi ai.  Duke iu bërë thirrje autoriteteve vendore Berisha shtoi se “sapo të vendoset ligji nuk keni asnjë të drejtë të taksoni antenat e telekomunikimit në Shqipëri. Ne jemi të interesuar t’i zgjerojmë”, shtoi ai.

Redaksia Online January 9, 2013 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*