Taksa e re e pasurisë do vilet me faturën e ujit

March 9, 2018 03:57

Taksa e re e pasurisë do vilet me faturën e ujit

Në muajin prill fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë.

Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë drejtoria e Ujësjellësit.

Sipas Tv Klan nëse sot një familje në kryeqytet paguan për shtëpinë e tij taksën e pasurisë në bazë të metrave katrorë që ka, nga prilli ai do e paguajë atë në bazë të vlerës së shtëpisë.

Mesatarisht taksa e cila do të reflektohet te fatura ujit, do të jetë afërsisht 400 lekë në muaj, për një shtëpi që ka një vlerë 8 milion lekë.

Sipas metodologjisë së re, taksa nuk do të ndryshojë shumë për shtëpitë të cilat ndodhen në periferi, e do të rritet për ato që janë më afër zonave të qendrës.Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit.

Në planin e saj fillestar Ministria e Financave mendoi që agjenti i cili do të vilte tatimin ishte kompania OSHEE, por tashmë ka vendosur t’ia lerë në dorë pushtetit vendor deri në ngritjen e kadastrës fiskale.

Çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës.

n.s. / dita

March 9, 2018 03:57
Komento

1 Koment

  1. Monkey March 9, 08:09

    Eh more Rama, ka punuar shqiptari i urtë ndershmërisht gjithë jetën e tij për të blerë atë shtëpi, por vjen ti edhe e detyron t’a blej prapë. Cfarë do i premtosh kësaj radhe : ajër më të pastër, ambient më të pastër, ujë 24 orë, rrugë të rregulluara dhe të ndricuara, vende pune ? Ja kishe premtuar edhe para kësaj taksës. Si gjithmonë do përfitojë politikani, krimineli, hajduti që nuk e ka problem këtë taksë se lekë korrupsioni, droge, prostitucioni, të vjedhura i ka. Do detyrohet i ndershmi të shes shtëpinë në qendër apo afër saj se nuk do të paguaj dot taksat e do paguaj abone për në punë. Do e blejnë Mane me shokë e do ndërtojnë kulla biznesi që të fitojnë akoma më shumë. Duhet të ishe i majtë në program (populli para biznesit) por po kryen të kundërtën. Keqardhje…
    Redaksia ndryshoni titullin : Taksa e re do vilet me faturën e ujit, jo të dritave

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*