Taksa e re për apartamentet, ja sa do të paguani në çdo qytet

August 19, 2017 14:28

Taksa e re për apartamentet, ja sa do të paguani në çdo qytet

Ministria e Financave ka gati draftin për taksën e re mbi banesat. Drafti është hartuar mbi bazën e rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është vendosur që niveli më i arsyeshëm i taksës së pasurisë së paluajtshme të jetë nga 0.075 % deri në 0.15 %  të vlerës së tregut të pronës.

Formula e propozuar nga FMN parashikon llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila.

Sipas draftit që pritet të miratohet nga parlamenti i ri, më shumë taksë do të paguajnë ata qytetarë që disponojnë shtëpi me sipërfaqe më të madhe.

Për tokën bujqësore, FMN­-ja ka propozuar taksën 21 euro në vit, apo 1.1 % të të ardhurave minimale vjetore të fermerit. Në draft propozohet që taksa mbi pronën të paguhet me faturën e energjisë elektrike.

Harta kadastrale

Aplikimi i formulës së re mbi taksën do të aplikohet pasi ka përfunduar kadastra fiskale mbi bazën e të cilës do të aplikohet edhe taksa mbi pronën.

Ministria e Financave ka të dhënat për të gjitha banesat dhe pronat në vend dhe mbi bazën e tyre do të llogaritet edhe taksa për metër katror.

Niveli aktual i taksës mbi pronën varion sipas zonave dhe e njëjta logjikë do të ndiqet në aplikim e saj. Formula që rekomandon FMN përfshin llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila.

Aktualisht taksat mbi pronën llogaritet mbi bazën e vitit të ndërtimit, sipërfaqes dhe zonës.

E njëjta formulë do të jetë në fuqi edhe në vazhdim.

Ndryshe nga deri tani kur regjistri i pronave ishte i paplotë dhe kjo takse mblidhej në nivele minimale, nga shtatori çdo pronar do të paguajë taksën.

 

August 19, 2017 14:28
Komento

14 Komente

  1. eshte i ndauar, komentimi alternativ . August 19, 14:42

    “kush ka siperfaqe me te madhe, paguan me shume” thote, fmn….dmth; kari i ngrehur, eshte me imadh se kari i shkrehur…. njerez; sidomos ju qe s’ ngopni barkun me buke .. TALLUNI eger me lidershipin aktual boteror, deri sa t’i……çMENDNI .

    Reply to this comment
  2. Remi August 19, 15:12

    cfare ndodh nese populli i varfer nuk ka pare me pagu kete takse?

    Reply to this comment
    • Crusader August 20, 06:28

      Do raportohet te tatimet dhe do vendoset sekuestro mbi pronen ose llogari bankare, per mos shlyrje te detyrimeve publike. Hani m…. se qeras Rilindja e Edvin Sorosit.

      Reply to this comment
      • kujtesa August 20, 21:33

        Pse ja fut kot or ti i keshillit!
        Kjo takse eshte vendosur nga shoku Sali vite e vite me pare. Edhe sikur prape te ishte ne qeveri shoku Sali, blera e saj dovte rritej perseri. Kjo eshte politike boterore dhe jo shqiptare. Vetem ne kohe te xhaxhit nuk paguhej kjo takse por ai ti merrte ne forma te tjera.
        Po ke ndonje gje tjeter, bisedojme gjate javes ne vazhdim!
        Tung.

        Reply to this comment
  3. Arber I August 19, 23:27

    Fondi Monetar Nderkombetar kerkon perqindjen e parave te marra nga qeveritaret tane hajdute. Rrofshin kredite! Pijuani lengun e hidhur o shqipatre!

    Reply to this comment
  4. Crusader August 20, 11:38

    Dita. Komenti im?

    Reply to this comment
  5. Crusader August 20, 12:37

    Mesatarisht i bie qe cdo familje me nje apartament apo shtepi ne pronesi, te paguaj 200000 leke te vjetra ne vit. Rreth 17000 lek ne muaj do ti shtohen ekstra fatures se dritave. Prisni prisni se te tjera harace rilindiote vijne pas kesaj.

    Reply to this comment
  6. MH August 20, 14:26

    Banesave private i vendoset Qeraja.
    200 mije leke te vjetra ne vit don te thote rifillimi i qirase se banimit ma keq se kur nuk e kishim prone per vete para viteve 1990 dhe e blere ne fillimet e vitit 1990.Me keto kushte te imponohet te ikesh urgjentisht nga shqiperia.

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta August 20, 15:11

    Pagesa e baneses ne fakt nuk eshte takse , por rikthim i qerase , qe kryetari i bashkise e vendosi arbitrarisht , duke bere dy shkelje: 1_ktheu qerqne e baneses sepse ne formen qe eshte vendosur nuk mund te quhet ndryshe vecse qera banese. 2_ne qofte se eshte takse , sikurse thote vete kryetari i bashkise , kjo quhet takse e sheshte , sepse eshte zbatuar njisoj per te gjithe , ne dallim nga taksa progresive qe eshte dallimi midis P.D. dhe P.S. Por per banesen e vetme , si kete qe kam une dhe ndoshta qindra mijra si une nuk mund te kete takse se qera , jo se jo .Nuk mund te kete takse sepse eshte banese qe sherben vetem per strehim familjar dhe nuk sherban per te nxjerre te ardhura, tek e fundit shteti taton te ardhurat qe sigurohen nga nji veprimtari prodhuse ,gje qe banesa ime nuk e ploteson kete kusht per sa kohe ajo ajo sherbenvetem per banim . Kur ajo shitet , pra siguron te ardhura atehere shteti i taton pronarit pjesen nga te ardhurat qe percaktohen ne ligj , por jo si objekt ,pra edhe ne kete rast tatohen te ardhurat nga objekti dhe jo vete objekti fizikisht.. Ka
    edhe nji arsye tjeter qe e ben kete takse te paligjeshme. Shtepia ime e banimiit eshte prona ime e njohur ligjerisht dhe e blere nga une nepermjet qerase te paguar prej dhjetra vitesh para viteve “90 dhe nuk eshte e vertet se eshte falur nga qeverite e pas ketyre viteve . Prandaj vendosja e cdo lloj pagese mbi kete banese nuk mund te quhet ndryshe vecse kthim i qerase se baneses. d.m.th. kthimi i shtetezimit te baneses.Ja pse cdo lloj pagese mbi te vetmen ndertese banim eshte e paperligjurdhe e vendosur arbitrarisht.

    Reply to this comment
  8. Konti Sbalta August 20, 15:23

    Pagesa e baneses ne fakt nuk eshte takse , por rikthim i qerase , qe kryetari i bashkise e vendosi arbitrarisht , duke bere dy shkelje: 1_ktheu qerane e baneses,sepse ne formen qe eshte vendosur nuk mund te quhet ndryshe vecse qera banese. 2_ne qofte se eshte takse , sikurse thote vete kryetari i bashkise , kjo quhet takse e sheshte , sepse eshte zbatuar njisoj per te gjithe , ne dallim nga taksa progresive qe eshte dallimi midis P.D. dhe P.S. Por per banesen e vetme , si kete qe kam une dhe ndoshta qindra mijra si une nuk mund te kete takse se qera , jo se jo .Nuk mund te kete takse sepse eshte banese qe sherben vetem per strehim familjar dhe nuk sherben per te nxjerre te ardhura, tek e fundit shteti taton te ardhurat qe sigurohen nga nji veprimtari prodhuse ,gje qe banesa ime nuk e ploteson kete kusht per sa kohe ajo s herben vetem per banim . Kur ajo shitet , pra siguron te
    ardhura atehere shteti i taton pronarit pjesen nga te ardhurat qe percaktohen ne ligj , por jo si objekt ,pra edhe ne kete rast tatohen te ardhurat nga objekti dhe jo vete objekti fizikisht.. Ka edhe
    edhe nji arsye tjeter qe e ben kete takse te paligjeshme. Shtepia ime e banimiit eshte prona ime e njohur ligjerisht dhe e blere nga une nepermjet qerase te paguar prej dhjetra vitesh para viteve “90 dhe nuk eshte e vertet se eshte falur nga qeverite e pas ketyre viteve . Prandaj vendosja e cdo lloj pagese mbi kete banese nuk mund te quhet ndryshe vecse kthim i qerase se baneses. d.m.th. kthimi i shtetezimit te baneses.Ja pse cdo lloj pagese mbi te vetmen ndertese banim eshte e paperligjur dhe e vendosur arbitrarisht.

    Reply to this comment
  9. MH August 20, 15:44

    Populli votoj qe te behet shtet.
    Mesa shifet autoret e te berit shtet nuk kane iden e shtetit shtet.
    I duhet popullit te zgjedhin deputet nga vullneti i vet dhe jo ta presin peshqesh nga partite.Per cfare shifet,Partit jane antipopull dhe pro interresit te vet klanit te partise.

    Reply to this comment
  10. jani August 20, 19:05

    Pa taksa ai ne Kabul. Blini shtepi 2, 3 ,4 dhe mos e rruani . Doni rruge , uje , drita dhe taksa te mos paguani. O cobenj pse kur shkoni jashte paguani silleni si njerez ndersa ketu u pelqen anarshia. Ne gjermani te mbajne 40% te pages, ne angli apo france apo usa gjithashtu , paguani nese keni prona ndersa ketu token e moret falas, shtepite i privatizuat falas, keni pastruar para falas cmut doni me pas.

    Reply to this comment
  11. vera e nxehte August 20, 22:27

    Jam dakort me nje komentues me larte: takse paguhet kur banesen e jep me qira ose ke dhoma strehimi me shume se te nevojiten per banim. Ne rast tjeter nuk ka takse .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*