“Taksa e Rrugës së Kombit, arrest kardiak”

March 31, 2018 18:24

“Taksa e Rrugës së Kombit, arrest kardiak”

Edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, i është shtuar radhës së deputetëve që kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar paraditen e 31 marsit në ‘Rrugën e Kombit’.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook ai ka thënë se taksat e vendosura për kalimin e këtij aksi rrugor janë në mospërputhje me të ardhurat e qytetarëve.

Statusi i Plotë

45 % e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë, kurse 25% me më pak se 2 $. I bie të mos udhëtojnë kurrë në këtë aks. Përveç kësaj, rrugës që u quajt arteria e kombit, Rama po i shkakton arrest kardiak me këtë taksë. Ëndrrës së bashkimit, që po bëhej gradualisht realitet iu vu një tra, si të ndante m’u në mes vetëdijen kombëtare nëpërmjet pavetëdijes së kryeministrit.

s.a/dita

March 31, 2018 18:24
Komento

4 Komente

  1. Kristali March 31, 18:41

    Po poseduesit e makinave në Shqipëri, madje nga më luksozet në Evropë ,me sa dollarë në ditë jetojnë z. profesor?
    Populli me 5 e 2 dollarë në ditë udhëton me mjetet publike dhe nuk paguan asnjëlloj takse zoti Rektor me diplomë “Kristali”

    Reply to this comment
  2. Kali March 31, 18:42

    Foli memeci.O prof.Legen ,pa shtylle kurrizore.

    Reply to this comment
  3. Nunuja nga Cepani March 31, 21:34

    Me vjen keq ,por edhe ti ,o profesor je nje letyre dhe e poac harram titullin profesor . Mjere ata student qe te degjojne ty. Po cili po kalon me makine ai qe eshte me ndihme ekonomike apo pasaniket si ai surrati jot. PO Ti more legen profesor,a nuk ishe ne qeverine e Rames? A nuk ishin ministrat e partise tende te ndyre qe e hartuan edhe ligjin per te kaluar me pagese kjo rruge? Po si do te mirembahet rruga? me mir e te pagujne pese leke, apo te paguajne c;do dite defekte qe peson makina nga rruga e keqe? O profesor ,o ditezi, je profesor me tru,apo te jane thare sipas porosise se Monikes? A ke turp ti qe te drejton nje injorante si Monika ?

    Reply to this comment
  4. timo April 1, 13:08

    Shezo, pagesa është për ty dhe për mua, jo për atë me dy dhe pesë dollarë të ardhura në ditë se atij, edhe ti japësh pesë euro për të kaluar nuk kalon dot se ska makinë dhe nuk e ble dot atë. Ato para do ti përdorte për ushqim.Prandaj mos bëj politikë vulgare se je dhe goxh profesor.Ti me që ke bërë shkollë në Francë mund të na japësh ndojë shembull nga peage-t në autostradat e saj. Hë pra hidhu. Apo s’dëgjon nga ai vesh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*