Taksa e Rrugës së Kombit, reagon kryetari i PD-së në Kukës

June 3, 2018 21:15

Taksa e Rrugës së Kombit, reagon kryetari i PD-së në Kukës

Pak më herët u bë e ditur se taksa e vendosur në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonat përreth do të jetë 100 lekë për një kalim, dhe duket se, kryetari i Partisë Demokratike në Kukës nuk e ka pritur mirë këtë vendim të qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arif Rexhmati i është drejtuar publikisht kryeministrit Rama, duke i kërkuar që të kthejë përgjigje për peticionin e firmosur nga 49 këshilltarët e Bashkive Kukës, Has e Tropojë.

Ai ka vijuar së shkruajturi se taksa e Rrugës së Kombit ka në thelb diskriminimin krahinor, dhe një veprim i tillë nuk i shërben aspak integrimit europian të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Një thirrje publike për Edi Ramën

Z.Kryeministër mos i provoko kuksianët me lajme të kazanit tënd mediatik, se së shpejti do të fillojë taksa në Rrugën e Kombit, por kthe përgjigje ndaj peticionit të firmosur nga 49 këshilltarët e Bashkive Kukës, Has e Tropojë.

  1. Z.Rama , ata këshilltarë të djathtë e të majtë së bashku me zgjedhësit e tyre janë të vendosur që të mos tolerojnë në kërkesën e tyre.
  2. Z.Rama, ju po mbani peng të frikës suaj edhe drejtësinë ndaj 4 kuksianëve që mbahen padrejtësisht në burg. Ata janë të pafajshëm dhe si të tillë duhet të jenë të lirë.
  3. Z.Rama, lajme dhe veprime të tilla, ku në thelb kanë diskriminimin krahinor, nuk i shërbejnë integrimit europian, përkundrazi, janë shembull i qartë se kjo qeveri e PPP-ve është në shërbim të koncensioneve dhe jo të qytetarëve.

s.a/dita

June 3, 2018 21:15
Komento

4 Komente

  1. cohu enver nga varri ! June 3, 23:40

    shume miq te mij me pyesin te habitur:

    ti ke qene antienverist i madh pse ke ndryshuar vendim dhe drejtim ??

    pergjigja ime ishte /eshte

    Marrim vetem kete aspekt : taksa e rruges kombit.
    .
    Nese qytetaret e Kuksit nuk kerkojne denimin spektakular te kriminelit Lul Basha vjedhja e te cilit bashke me ca ambasadore ,politikane dhe biznesmene te huaj kane vjedhur rreth I MILJARD DOLLARE dhe kryqzojne te MJERIN EDI RAMA atehere pa frike do ju cilesoja juve kuksianeve FISE TRIBALE qe e kishit hallall dajakun e Enverit Madherishem por jo vetem juve malesorve por dhe ketyre porno-ambasadoreve qe pasi rruajten shifra astronomike ne rrugen e kombit po tallin trapin me ate popull..
    .
    Jam dakort qe shqiptaret dhe posacerisht kuksianet dhe kosovaret po e paguajne rrugen e korbit trefish dhe tre here por nese falni lulbashen me salimonstren dhe kryqzoni Ramen jeni ZOMBIE….qe e kthyet Enverin ne Perendi..
    .

    Reply to this comment
  2. owl June 4, 00:14

    Nuk u bete nje here njeres ju PD-istet,ngelet aguridhe tere jeten. Si ore qenkan te pafajshem kur shkateruan pronen. Po pse kush jeni ju qe jepni vendime ne vend te gjykares per drejtesine dhe na beheni si trima duke bere presion qeverise. Doni apo s’doni ju qeveria qe ka mare shumicen e votave do te punoje per shumicen e jo per ca lecka si puna juaj te beje cte doni juve. Cdo shtet ka ligjet e veta dhe kush nuk I bindet ligjit eshte ne kundravajtje. Mjaft me teorite e diskriminimit krahinor se nuk I ha me njeri keto pallavra.

    Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. June 4, 10:49

      O Owl,sa per dije e sinqeritet,ps-ja dhe ramavici nuke ka marre,apo grabitur votat e shumices,por te shumices se pakices qe mori pjese ne zgjedhje.O mizekali,populli ne shumice i bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare duke e nxjerre politiken shqiptare te dhjere,por “krenare”.Ne kete konteks ramavicit nuke i lind e drejta te flase e marre vendime ne emrin e shumices,ne nje kohe qe eshte produkt i shumices se pakices qe nuke kap as cerekun e shumices.Mjaft me,me grabitje e tjetersim te pasurise kombetare e private,apo me kompani fantazem kincesionere nga fuqia e superkorruptuar e politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot. O owl,shqiptaret nuke kane perse te paguajne nje autostrade qe ka shkelur mbi rrugen dytesore me dobicllek dhe aqe me teper qe e kane paguar nje here.Taksen le ta paguajne serbet,maqedonasit,bullgaret etj nga BE-ja,apo berishavici e bashavicet me shoke e” shoqezoterinj” qe abuzuan me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale e aqe dhe me teper popullore e medjatike qindra miliona dollare,por dhe ramavici qe vazhdon me grabitjen e rradhes me kompani fantazem koncesionere dhe si avoket i abuzuesve te kesaje rruge te quajtur e “Kombit”.Ramavicerit vazhdojne me skenaret e felliqur te rradhes se jashteqitjes shqiptare,duke derdhur lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin ne kete rast dhe ju o mizakali i thoni shendet.Turp,marri e nje krim ne vazhdim,qe nuke duhet injoruar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjit,qe riciklimit te botes se krim-korrupsionit-elstremist-mafjoz-imoralo-politik ne te tre pushtetet ti thuhet NDAL.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Besoni,binduni,pendohuni se nuke ka leke te piset e pushtet brenda djallit qe t’u shpetoje nga banga e akuzes,vetem rrefimi do t’u mundesoje qe Populli,USA,BE,e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

      Reply to this comment
  3. faro June 4, 11:04

    Deshira jote per ta quajtur ” diskriminim KRAHINOR” , te fut ne nje rang shume te keq Ti qe perdor kete mesazh antishqiptar, po luan me vetedashje te plote rolin e dalluesit krahinor. Po ndjek shembullin me te shemtuar te partisr tende.
    Kujtese:
    Krahinat e tjera do te paguajne takse disa here me te larte.
    Po kur te hapen tunele nga jugu, cdo te thote zoterote? Mos dt thuash prap se na vune takse me te larte ne jugoreve?
    Keshtu duhet te mendoj nje drejtues shqiptar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*