Taksa në kufi me Shqipërinë, Dogana Kosovare: Ne nuk vendosim taksa

March 6, 2014 11:40

Taksa në kufi me Shqipërinë, Dogana Kosovare: Ne nuk vendosim taksa

Dogana e Kosovës njoftoi opinionin se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove, pretendim ky i kompanive që shqiptare që punojnë me Kosovën,  nuk janë të vërteta. Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë, përveç taksave të cilat aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. “Informacionet e dhëna nga drejtuesit e mauneve në media lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta, dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve (importues nga Kosova) për qëllime të tyre”, thuhet në njoftimin e doganës së Kosovës. Sipas këtij njoftimi dogana në bashkëpunim me Odën ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit dhe Odën Amerikane në Kosovë kanë kohë që punojnë për ndërrimin e  procedurave të thjeshtëzuara të importit, që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me Kodin e Doganave dhe Akcizës dhe praktikave më të mira Evropiane. Kjo sipas palës Kosovare ka çuar në pezullimin e  sistemit të  importit të thjeshtëzuar që ka qenë duke u shfrytëzuar nga këto kompani, deri në ri-licensimin e tyre sipas udhëzimit administrativ i cili ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti. Por drejtuesit e kamionëve deklaruan se do të ndryshojnë destinacionin e lëvizjes së tyre, duke i futur mallrat në Kosovë nga Serbia, apo Maqedonia.

 

March 6, 2014 11:40
Komento

1 Koment

  1. charli carli March 6, 11:54

    fene te na e luajne, perderi sa ne u bejme temena kosovareve. para 15 vjetve u shkulen te gjithe dhe erdhen ne shqiperi duke kerkuar strehe e buke. tashti na vendosin taksa aq sa nuk na i vendos as serbia. mir ka thene F.S.Noli: “ne do botes t’i vesh zjarr, mer nji dhjete kosovar”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*