Taksa në Rrugën e Kombit, pas sezonit turistik. Formula për banorët e Kukësit

June 16, 2018 15:17

Taksa në Rrugën e Kombit, pas sezonit turistik. Formula për banorët e Kukësit

Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin preferencial të banorëve të Qarkut të Kukësit, autobusëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë.

Burimet nga grupi negociator sqarojnë për Top Channel se të gjitha automjetet e regjistruara në Qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim.

Përdoruesit e Qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes telepass në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar.

Reduktimi i tarifës do të prekë gjithashtu edhe linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim.

Kategoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme.

Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit të udhëtimeve. Sa më shumë të udhëtosh aq më shumë përfiton nga ulja.

Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimit të sezonit turistik. Është rënë dakord që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator.

Fatura për politikat lehtësuese do t’i kalojë buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do t’i paguaj koncesionarit 48.5 milionë euro.

o.j/dita

June 16, 2018 15:17
Komento

8 Komente

  1. Mollosi June 16, 15:32

    Tarifa prej 5 euro eshte teper e larte.

    Reply to this comment
  2. RRUGA E KRIMIT June 16, 17:44

    BRAVO!! TAKSA NUK DUHET NE VERE KUR KALOJNE MAKINA ME PROSTITUTA E DROGE DREJT BREGDETIT POR NE DIMER KUR KALOJNE VETEM DERRA QEN E MACE QE FLASIN SERBISHT.KUSH DO PAGUAJE NE VERE MIREMNAJTJEN O EDVIN KARAGJOZI NA RROFSH PER VERE?????????????

    Reply to this comment
  3. info analitike June 16, 18:02

    Kesaj i thone troc hajduteri diten per diell. Uroj qe kuksianet te regaojne perseri ashtu sic bene heren e pare.

    Reply to this comment
  4. Arben June 16, 19:04

    Vendose say me shpejt qe te mos vonohef

    Integrimit uropian

    Reply to this comment
  5. Loran shehu June 16, 19:16

    Ta dhegin prap po ksaj rradhe te djegin dhe Mero bazen aty

    Reply to this comment
  6. Adih June 16, 20:11

    Ky dallim eshte jashte llogjikes . Late name ore idioter . Dhe per ju Kuksiane ,juve qe ju behen ” lehtesira” ” ,kjo nuk do funksionoje per ju , ne te ardhmen ,do me kujtoni ,ky ka taktiken , do te fitoje kohe . Ky asgan pa llogjike ka deklaruar , se do beje edhe akse te tjera me pagese ,si do te veproje ???! Te vjen per te dhjere ,me falni per edukaten .Duhet pa tjeter te cohemi te gjithe ta kundershtojme e tja tregojme vendin ,ky ka nevoje per mesim . Sa shpejt e harruhat 14 milon eurot ,qe pakezoi Bashen ne ujin e ftote ne Vlore ,me gjithe se ishte e pa ligjeshme ,tja marri 250 milion eurot hajdutit vellait te tij te katovices ,Basha .

    Reply to this comment
  7. gopisti June 16, 20:26

    Perseri me ure zjarri ne dore dhe keta nuk jane kuksjanet e ndershem e punetore , por detashmentet kamikaz te PD-es. por kete radhe do digjen vet me gjithe lulusher e salusher, se shqiperia nuk do mbetet tere jeten peng i bastardeve te kombit , qe dine vetem te shkaterrojne.

    Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET. June 17, 06:47

      O go post,te protestosh nuke eshte banditizem por frut i lirise e demokracise te shume sakrifikuar ne vite.Mjaft me,me te berit mizekali,ndertimi i rruges se “Kombit”mbi rrugen egzistuese ishte nje dobicllek vetem per te cvatur shqiptaret brenda e jasht kufirit shqiptaro-shqiptare.Zhdukja e rruges dytsore duhet cdemtuar nga ata qe e firmosen kete kontrate,dhe me miljonat e tyre te filloje e mbaroje rruga dytesore qe ti sherbeje qyteteve nga kalon kjo autostrade e paguar po nga populli,po e pervetesiar me dobicllek mga mijte e kenetave te veshur me pushtet e kompni koncesioneresh te pa ngopur ne leke te piset brenda vetes.Dhe se fundi nje proteste paqesore ne Tirane ku hedh poshte keto makinacione te peshtira e bastardo-grabitese te veshura me pushtet, duhet te behet, per ti thene Mjaft grabitjes nga fuqia e mdyre e pushteteve e nderthurur me kompani amorale korruptive koncesionere,aqe sa po shqetesojne dhe perendimin. Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender, dhe e nesermja e afert po vjen minuti qe nga superluksi i abuzimit nga fuqia e pushteteve, ne banden e Drejtesise dhe pas saje ne nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni,dinduni e rrefehuni nje here te vetme ne jete, se pushteti nuke eshte lope qe ta vjelesh ti, por nje detyre qe do te japesh llogari para popullit, USA,BE, Ligjit e Zotit.Nuke ka pushtet e leke te piset qe t’ju shpetojne nga ndeshkimi.Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET, se e ka kerkuar Populli,USA,e BE-ja.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*