Taksa e Kosovës, importi i produkteve serbe shënon rënie drastike

July 14, 2019 19:07

Taksa e Kosovës, importi i produkteve serbe shënon rënie drastike

Deri përpara vendosjes së taksës, Serbia, ishte eksportuesja më e madhe e mallrave në Kosovë, por gjatë kësaj periudhe kohe, niveli i këtyre eksporteve të saj ka rënë në rreth 4 milionë euro.

Gati tetë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi i produkteve serbe, sipas autoriteteve kosovare, ka shënuar një rënie drastike.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, i tha radios Europa e Lirë, se mesatarja ditore e importeve nga Serbia mbërrin sot në rreth 10 dërgesa, një pjesë e të cilave janë ndihma humanitare, e disa janë komerciale, duke përfshire këtu ushqime. Vetëm gjatë muajit maj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka qenë 519 mijë euro, në një kohë kur gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pat mbërritur në 39 milionë euro.

Disa shoqata ekonomike dhe organizata joqeveritare kanë bërë verifikime lidhur me efektet e taksës ne aspektin ekonomike.

Një pjesë e tyre thonë se ajo ka ndikuar në rritjen e prodhimeve vendase e thonë se në treg nuk ka pasur mungesë të produkteve, pasi janë gjetur shpejt alternativa për t’i zëvendësuar artikujt serbe me mallra nga vende të rajonit dhe BE-së.

e.t./dita

July 14, 2019 19:07
Komento

2 Komente

  1. Çelo kasapi July 15, 11:14

    Brravo Hajradinaj !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 15, 12:06

      bravo haredinaj,por një turp i duhet thënë të tjerëve përfshir dhe vetë shqiptarët e kosoves!!
      që ditën që hyri nato në kosovë populli nuk duhej të blinte mallra sërbe!
      kjo do ti kishte çuar punët shumë shumë përpara!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim