Taksa për mallrat serbe, Haradinaj: Kush nuk është dakord të largohet

March 15, 2019 17:30

Taksa për mallrat serbe, Haradinaj: Kush nuk është dakord të largohet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka nënvizuar faktin se taksa është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet si e tillë, teksa shtoi ka një dakordësi mes partnerëve të koalicionit.

Haradinaj ka thënë se taksa  ndaj Serbisë, është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet si e tillë. I ftuar në nje emision televiziv tha se taksa ekziston sepse ka dakortësinë mes partnerëve të koalicionit.

“Partnerët e koalicionit kanë instrumente tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje. Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bjer edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”

Ai foli edhe për raportet me Presidentin, duke thënë se kanë disa dallime.

“Ka pasur një mungesë trasnparence nga ana e tij për dialogun, por falënderojë atë dhe PDK-në që kanë votuar Platformën e dialogut”

 

 

b.b/dita

 

March 15, 2019 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin