Taksa për Rrugën e Kombit do përgjysmohet, qeveria nis bisedimet

April 4, 2018 15:14

Taksa për Rrugën e Kombit do përgjysmohet, qeveria nis bisedimet

 

Qeveria ka nisur negociatat me koncesionarin e Rrugës së Kombit në lidhje me rishikim e tarifave për përdoruesit e banorët e zonës që preken.

Top Channel ka mësuar se po bisedohet për të pasur një ulje rreth 50% të tarifës.

Ndërkohë në komisionin e ekonomisë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pranoi nisjen e negociatave përpara afateve të përcaktuara në kontratë.

Rezultatet priten brenda dy javësh.

“Kontrata, në logjikën e saj, i referohet negociatës pasi të dalin statistikat. Kryeministri ka kërkuar që kjo negociatë të bëhet përpara se të dalin statistikat për të përfshirë si një paketë sociale solidariteti”, tha ministri Ahmetaj.

Opozita nuk ishte e pranishme në raportimin në komision të ministrit Ahmetaj, ndërkohë që kryetari Erion Braçe kërkoi pikërisht që të ketë lehtësira për banorët që preken nga vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit.

“Një kategori e caktuar, qoftë përdoruesish atje, qytetarë, banorë të zonës, duhet të përjashtohen nga pagesa e asaj tarife. Do të doja të dija, nëse ju po i mëshoni kësaj pike në negociatat që ju po bëni me koncesionarin”, tha Braçe.

“Kontratat që do ndryshojë i referohet një procedure shumë të detajuar, rigoroze ligjore që kalon në një sërë filtrash. Ato që ju keni shqetësime janë në tryezën e negociatës”, tha ministri Ahmetaj.

Në negociata me koncesionarin po bisedohet edhe në lidhje me reduktimin e tarifimit për mjetet e transportit të qytetarëve.

a.s/dita

April 4, 2018 15:14
Komento

11 Komente

  1. Guri April 4, 15:43

    Po pse 50 perqind me pak more njerez pa lidhje…..hiqeni taksen fare se rruga nuk ka perfunduar…. bej nje rruge te dyte alternative si gjithe bota e pastaj beja naften sic jua ke bere deri tani te gjitha puneve….

    Reply to this comment
    • adri April 4, 16:48

      Perse duhet qe demet qe i kane shkaktuar keta kriminelet kuksiane duhet ti paguajne te gjithe shqipetaret. Demet e shkaktuar nga keta kriminele qe shkaterruan nje investim te bere me leket e shqipetareve tju lihen ne ngarkim ketyre kriminele dhe te gjithe atyre qe shkaterruan tju lihen ne ngarkim nga shteti ketyre krimineleve dhe partise demokratike. Ne sallen e gjyqit nuk pashe njerez te paushqyer sic thoshte pd ja por pashe disa qafe derra qe me shume se kushdo shqipetar ka shfrytezuar rrugen e kombit, rruge e cila eshte e bere me leket e te gjithe shqipetareve po shfrytezohet sot e kesaj dite me shume se cdokush nga keta krimiele. E perse u dashka te favorizohet Kukesi per nje rruge qe eshte paguar dhe ndertuar nga leket e te gjithe Shqip[etareve. Asnje perjashtin nuk duhet te behet nga taksa e kalimit mbi rrugen e Kombit.
      Ajo rruge eshte bere me leket e buxhit te shtetit dhe cdo shipetar nga gjithe shqiperia ka paguar para per ate rruge. Perse duhet te favorizohen keta qaferderra. Turp per qeverine nese favorizon kuksianet nga taksa e kesaj rruge sepse nese ka njeri qe po e perdor me shume ate rruge qe nga ndertimi i saj jane keta qafderrat kuksiane. Taksa mund te rishikohet por te mos kete asnje favorizim sidomos per keta kriminele dhe per asnje perdorues taksa te jete e njejte per te gjithe.

      Reply to this comment
  2. akrepi April 4, 15:56

    Nga rruga e kombit ata qe perfitojne me shume jane banoret e zones.Pa u ndertuar rruga per te ardhur ne Tirane nga Kukesi do te duheshin rreth 8 ore ndersa tani deri 2 ore pra u kursehet koh e benzene nga keto kursime qe vijne si rezultat i kesaj rruge a nuk duhet te paguajne dhe keta? Ata qe jane perdorim te shpeshte te behen me abone me cmime te arsyshme.Ne gjithe boten keshtu funksionon .Kosovaret jane shtet me vete dhe nuk kane se te pyeten ,kush perdor rrugen duhet te paguaj,ashtu si paguajne dhe shqiptaret ne rruget e evropes ,Mos valle Greqia ka pyetur Shqiperin per taksat ne rruget esaj?Ulerasin Kosovarete te tjere te nxitur nga PD se eshte shtrenjte vlera 22 euro per nje kamjon te rende dhe do ndikoje ne koston e trasportit ,dakort pse nuk ndi koka ne kosto pagesa nga janina ne athine qe nje kamion duhet te paguaj rreth 100 euro ,ku vetem kalimi ne uren e Rios eshte 58 euro.Pranda kjo tre gon se ka interesa nga persona apo parti qe te kete trazira per te mbuluar krimet e tyre ne vite.

    Reply to this comment
  3. e verteta e hidhur April 4, 16:20

    Mua kjo nuk me duket pune e pjekur dhe aspak serioze,me dyuket tallje me te gjithe,madje edhe per ata qe kane votuar qeverine.Perse?Me ke do te negocioje qeveria?Me firmen e koncensionit te mirembajtjes?Po perse keshtu?A thua se Firma nuk ka qene serioze ne perllogaritjet?A thua ata zyrtare qe kane auditin( me falni per fjalen e huaj qe te tjeret me detyrojne ta bej me zor fjalen e leksikut tim) ose thene shqip kontrolluar bilancet e Firmes kane abuzuar me detyren?Nje qeveri serioze ben pune te pjekuara me te gjithe faktoret dhe aktoret para se te marre vendimin,dhe kur e merr nuk ka kthim prapa,duhet ta zbatoje,ndryshe humbasin te gjithe.

    Reply to this comment
    • mirel April 4, 16:46

      Ngadale mer ti se na le pa fryme.
      Qeveria nuk duget te beje bisedime fare se rruga nuk eshte e koncesionarit.
      I merr te keqen taxes. Po hajt, nuk ja futem dot popullit heren e pare e do ja fusin heren e dyte.
      Koncesionari nuk ka asnje te drejte ligjore mbi rrugen se nuk ka shpenzuar asnje leke.
      Asnje te mos paguaje.
      Drurin dhe hurin kujtdo qe ve takse grabitje.
      Keta nuk njohin gjuhe tjeter pervec drurit.
      Do ta shembim prape.
      Bashke me naftetaret ne proteste te gjithe. Lerini njerezit pa buke dhe pastaj thoni strategji ekonomike.
      E kthyet shtetin ShPK koncesionesh.

      Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini April 4, 17:17

    “Taksa për Rrugën e Kombit do përgjysmohet, qeveria nis bisedimet”

    PRA KUKSIANET E VARFER PASKAN PATUR TE DREJTE.

    Kjo tregon FALIMENTIMIN E POLITIKES SE EDI RAMES, sepse Rama duhet ta kishte studjue ma pare kete pune,

    Reply to this comment
  5. Arben April 4, 17:26

    rruget tona i kemi ndertuar te gjithe ne, me taksat.

    mirembajtjen e paguajme vit per vit me taksen

    e mirembajtjes.

    asnje rruge me tarife ne Shqiperi.

    edrama ne litar

    Reply to this comment
  6. Adih April 4, 23:54

    Paul Tedeschini @………
    Cfare ke pritur ti nga Rama deri tani ..Ky mesuesi i vizatimit nuk e njeh fare popullin ,ky njeh vetem oligarket e tij dhe per ata interesohet .Turp per kete kryeminister ..Ky duhet te beje transparencen e plote , me karburantin mizerje, qe i servir popullit ,cilesi e keqe dhe shume e shtrenjte ,Rama mbledh ne arken e tij ,te shtetit 560 milione euro ne vit takse karburanti ,dhe ka deklaruar ,ne shteti mbajme takse ne karburant ,per mirembajtjen e rrugeve ,dhe prap genjen e mashtron ,dhe ne vit ky harxhon 11 milion euro per mirembajtjen e rrugeve ,ku e con ky 95 % te kesaj shume ??? .Bej transparencen popullit dhe mjaft luajtje hapa dollapa o Ramush ..Turp per ju ???!!!Ose mos mbaj me takse ruge per karburantin ,mos u tall me popullin , se do ju dali prej hundesh .

    Reply to this comment
  7. kRIST April 5, 00:54

    Duke mbeshtetur Paul Tedeschinin dhe Arben-in,asnje tarife,apo takse per rruget qe ndertohen me taksat tona.Me privatin nuk behet mareveshje per tarifat (flas ne pergjithesi,dhe jo me per kete rruge),por paraqitet tenderi dhe fiton ai qe jep cmimin me te lire.Pra mos abuzoni,se gjoja po u beka nje mareveshje me koncensionarin,te gjitha jane pallavra boshe.Se fundi,meqenese kuksianet paskan te drejte,duhen liruar menjehere nga burgu dhe ne vend te tyre,te futen ata qe shkelen ligjet:Policia qe provokoi e para,Ministri brendshem qe dergoi forrcat e nd,Shpejte,propkurorija qe mashtroi me deklaratat e kohes se arrestimeve,si dhe gjyqtarja,qe megjithese ne konflikt interesi,firrmosi direkt propozimin e prokurorise (pra te Rames dhe Xhafes),pa e gjykuar fare padine ndaj tyre.Nderkohe,Ahmetaj dhe Gjiknuri,te jape llogari ku i perdorin parate e takses se rruges (qe paguhem ne cmimin e karburantit) dhe nese nuk e heqin kete takse nga cmimi i karburantit,te mos kerkojne me vendosje tarife per asnje rruge te Shqiperise,por rper mirembajtjen e tyre ta perdorin taksen qe kane marre dhe vijojne ta marrin,sepse vlera e saj del dhe tepron edhe per punime suplementare ne te gjitha rruget.Nese jo,te ngrihet nje komision duke perfshine edhe FMN,per te verifikuar si jane shpenzuar parate e mbledhura deri sot dhe sa nevoitet prej tyre,per tu perdore per rruget.Dhe do shikoni rezultatin dhe se si jane shperdoruar keto para.

    Reply to this comment
  8. EMIGRANTI April 5, 10:45

    nuk ka b’the ky shteti jone i kalbur ti mbledhe vete ato para nga kalimet ne rruge.
    Po te qe nje shtet prej verteti do e fillonte me 1,5 euro duke ju shpjeguar miletit qe keto duhen per kete e per kete dhe jo duke llapur historira brekesh si ky budallai jone i gjate. Persa i perket Kosoves ndoshta me shume po jo ne kete nivel.
    Njerezit duhen respektuar sido dhe ngado qe te jene o EDUSH budallai.(çfare kerkoj dhe une ky nuk respektonte baben e vet jo kuksianet!!)
    Per mua gjatoshi duhet te hiqet me çdo menyre nuk eshte fare po fare ai qe duhet.
    Besoj se partia socialiste ka plot djem te mire nuk e ka tapine e PS ky gojendyri!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*