Rruga e Kombit, Gjiknuri: Abone për mjetet që udhëtojnë më shpesh

March 29, 2018 11:21

Rruga e Kombit, Gjiknuri: Abone për mjetet që udhëtojnë më shpesh

 

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës lidhur me tarifën për Rrugën e Kombit, duke i cilësuar ato ‘pseudoakuza’.

Gjiknuri tha se tarifat është për mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa nënvizoi faktin se kjo pagesë nuk do të rëndojë tek askush. Mes të tjerash ministri tha se mjetet që udhëtojnë shpesh në rrugën e Kombit do të pajisen me abone, me një çmim më të reduktuar. Po ashtu ai vuri rëndësi tek fakti se kjo taksë nuk do të ndikojë në ekonominë e vendit.

“Një njeri që vjen të shpenzoj 1 mijë euro për pushime, nuk do ti kushtojë gjë 5 euro për taksën. A ka taksë më të çuditshme se ajo që vendosët ju? Ju skanonit çdo lloj malli. Edhe energjinë elektrike, dhe për të skanoni mallin, 22 euro për çdo faturë. Dhe u merakoskan për paratë që do merren për këtë rrugë. Këto argumente flasin vet. Rrugët janë të rëndësishme dhe mirëmbajtja e tyre është barrë e qeverisë. Pastaj nuk do paguajnë ata qytetarë që nuk kanë mjete. Për ata mjete që udhëtojnë shpesh do të ketë një abone me çmim të reduktuar, p.sh për një periudhë 6 mujore. Në tre vitet e para janë parashikuar pagesa në favor të shtetit”, tha Gjiknuri.

Ndërsa sa i përket diskutimit për tarifën 5 Euro, ministri i Infrastrukturës theksoi se nëse do të vendosej një kuotë më e vogël, nuk do të mbulonte investimet e bëra për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

“Sipas kontratës, koncesionari do të investojë 262 milionë Euro gjatë jetës së kontratës. Vetëm 4 vitet e para do të investohen 45 milionë Dollarë. Pse del kaq kjo tarifë? Sepse aq është dhe trafiku. Ajo rrugë nuk ta kthen investimin, kjo dihet. U bë si rrugë patriotike. Dakord! Ama përdoruesit e asaj rruge duhet të paguajnë për ta mitëmbajtur. Nuk ka formë tjetër për të mirëmbajtur rrugët. Kjo është forma e vetme për ta pasur atë aset”, tha ministri.

l.h/ dita

March 29, 2018 11:21
Komento

8 Komente

  1. Amerikani March 29, 11:38

    Jeni gabim minister!
    Ne themi te bashkohemi me Kosoven pa barjera ndarese, dogana, taksa etj. Bashkimi faktik ky eshe. Heqja e barjerave ndarese te cilat i kemi me shtetet rrotull.
    Jeni gabim.

    Reply to this comment
    • Niku March 29, 12:34

      Une jam dakort me ty por qe ta realizosh duhet te kesh sistemin e Enver Hoxhes qe ishte pa taksa. Me sistemin kapitalist nuk e realizon dot. Ti me kupton me mire sepse jeton ne Amerike ku vetem per te perdorur nje tunel te iken 5 dollarshi.

      Reply to this comment
  2. albi March 29, 18:58

    kjo eshte nje ndarje e re.

    Reply to this comment
  3. alki March 29, 19:01

    O idiot .Ti thua do na pije gjakun ne e pastaj do investoje.Plehra.Ju zente syte haku i popullit te varfer qe po e degdisni rrugve te botes.

    Reply to this comment
    • mirel March 30, 00:22

      Shiko me cfare llogjike vjedh shteti. Kur prish 1000 euro pse te mos mi japesh mua, dhe Kastratit 5 euro vajtje e 5 euro ardhje.
      Se eshte vjedhur rtuga disa here nga shteti, nuk behet merak fare.
      Vetem te rrine si qeni pas portofolit dhe te thone se sa te teprojne e ti marrin me dhune.
      Ky eshte kulmi i paturpesise.

      Reply to this comment
  4. MH March 29, 19:57

    Po pse ore minister ban thirrje per automjetet qe udhetojne ma shpesh do kete abone.Ti nese ke nji cike mend duhet te thoshe.Kalimi me cmimin 5 euro.Dhe cmimi me abone x euro.
    Udhetuesi qe kalon ma shpesh apo pa shpesh.E din xhepi i tije dhe ban pagesen.

    Reply to this comment
  5. mirel March 30, 00:17

    Atehere po kthehem prape di puna e budallait te 14 milionet e Bashes dhe 80 milionet e Odeta Nishanit.
    Para e grabitur nga buxheti i shtetit me firmen e Edi Rames dhe qeverise se tij.
    Total 94 milione Euro.
    Te mos zeme ne goje sa euro ka prishur qeveria per kende lojerash. Mijera, qindra mijera.. Nuk i dihet me saktesi. Nuk ka kontroll dhe nuk ka njeri ta pohoje te verteten.
    Por ama ti hedhedh ne ere 94 milione euro dhe te thuash qe qeveria nuk ka leke ky eshte krim i rende hajduterie kunder qytetareve.
    Aq me keq qe qeveria nuk ka fare as ndonje plan e as ndonje program te ndjeke ku ka shkuar buxheti i lekeve qe jane paguar deri tani qe nga taxa Majko.
    Nqs populli nuk paska rruge tjeter vec te paguaje hajdutet atehere me mire tha fuse vetes dhe tja japin me deshire dhe shtepite dhe makinat dhe ca keni. Se qeveria ka plan strategjik tju vjedhe me hajdutet Kastrate te ndermarhes se transportit. Keshtu u thane. Njerez te shkathet, qe nga shofera transporti privatizuan 10 skodat dhe me vone gjithe ndermarjen e transportit ne Kukes.
    Me keta bashkepunon shteti. Ky eshte koncesioni. Nuk je i shkathet ta mbash o popull, do ta marr une. Keshtu thote Ramuti me gjithe koncesionarin.
    Si puna e kulles te stadiumi dhe te Teatri.
    Po i marrin prinat publike hajdutet se jane te shkathet..dge koncesionare.
    Qeveria ju thote: investim strategjik.

    Reply to this comment
  6. mirel March 30, 00:18

    Atehere po kthehem prape si puna e budallait te 14 milionet e Bashes dhe 80 milionet e Odeta Nishanit.
    Para e grabitur nga buxheti i shtetit me firmen e Edi Rames dhe qeverise se tij.
    Total 94 milione Euro.
    Te mos zeme ne goje sa euro ka prishur qeveria per kende lojerash. Mijera, qindra mijera.. Nuk i dihet me saktesi. Nuk ka kontroll dhe nuk ka njeri ta pohoje te verteten.
    Por ama ti hedhedh ne ere 94 milione euro dhe te thuash qe qeveria nuk ka leke ky eshte krim i rende hajduterie kunder qytetareve.
    Aq me keq qe qeveria nuk ka fare as ndonje plan e as ndonje program te ndjeke ku ka shkuar buxheti i lekeve qe jane paguar deri tani qe nga taxa Majko.
    Nqs populli nuk paska rruge tjeter vec te paguaje hajdutet atehere me mire tha fuse vetes dhe tja japin me deshire dhe shtepite dhe makinat dhe ca keni. Se qeveria ka plan strategjik tju vjedhe me hajdutet Kastrate te ndermarhes se transportit. Keshtu u thane. Njerez te shkathet, qe nga shofera transporti privatizuan 10 skodat dhe me vone gjithe ndermarjen e transportit ne Kukes.
    Me keta bashkepunon shteti. Ky eshte koncesioni. Nuk je i shkathet ta mbash o popull, do ta marr une. Keshtu thote Ramuti me gjithe koncesionarin.
    Si puna e kulles te stadiumi dhe te Teatri.
    Po i marrin prinat publike hajdutet se jane te shkathet..dge koncesionare.
    Qeveria ju thote: investim strategjik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*