Taksat e makinave, ndalohet shitblerja pa shlyer detyrimet

October 10, 2015 08:30

Taksat e makinave, ndalohet shitblerja pa shlyer detyrimet

Nga sot që çdo person që dëshiron të shesë makinën, fillimisht duhet të marrë një vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ku të provohet se pronari i mjetit ka paguar të gjitha taksat.

Udhëzimi i Ministrit të Financave Shkëlqim Cani për një shtesë në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008 “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe urdhëron të gjithë noterët që të mos lidhin aktmarrëveshjen e shit­blerjes së mjetit pa marrë më parë konfirmimin për pagesën e taksës vjetore të mjetit.

“Në rastet e tjetërsimit të mjetit, zyrat noteriale përpara se të kryejnë procedurat e nevojshme ligjore për shitjen e tij, i kërkojnë shitësit të mjetit vërtetim nga DPSHTRR­ja nëpërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente të përcaktuara me ligj. Drejtoritë rajonale tatimore që të lëshojnë vërtetim “Për shlyerjen e detyrimeve tatimore” për çdo tatimpagues duhet të kërkojnë më parë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor për shlyerjen e “Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit”.

October 10, 2015 08:30
Komento

2 Komente

  1. S.p. October 10, 12:54

    Po per ata qe i kane shitur para ketij urdheri si i behet ?

    Reply to this comment
  2. info-analitike October 10, 18:03

    Ore jane ne terezi keto ministra apo jo. Po perse u bllokoka mjeti nga gjykata kur ai mund tu shitka sic beri Tahorri!!!
    Perse ligji parashikon denim penal deri ne 2 vjet heqje lirie kur dikush shet mjetin e bllokuar me urdher gjykate?
    Perse nuk po vepron gjykata ne rastin e Tahirit i cili vetedenoncoi shkeljen e ligjit ne menyre plateale???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*