Taksat e pashlyera të mjeteve, amnistia në janar

December 31, 2015 16:12

Taksat e pashlyera të mjeteve, amnistia në janar

Falja e detyrimeve për rreth 88.360 drejtues automjetesh që janë debitorë ndaj shtetit pasi nuk kanë paguar taksat vjetore për një kohë të gjatë, pritet të bëhet në Janar 2016.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën me dije se në arkivin kombëtar rezulton se ky numër drejtuesish automjetesh nuk ka kryer asnjë veprim, nuk ka paguar taksa apo shërbime të tjera në lidhje me mjetin,  që nga data 1.11.1999 . Drejtoria bën me dije se këtyre mjeteve në zbatim të ligjit të faljes të vitit 2011, u janë janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010,  por duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim , ata mbeten debitorë për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura për vitet 2011-2015.

Nga një përllogaritje e përafërt, vlera e taksës për një vit është rreth  939 milion lekë,  ndërsa për pese vite është rreth 4.7 miliardë lekë. Burime nga ky dikaster, bëjnë me dije se sinjalet nga ana e qeverisë janë pozitive,  dhe pritet një vendim përfundimtar, transmeton Scan.

Aktualisht, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ndërprerë shërbimet për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar  borxhet e prapambetura, duke mos u mundësuar atyre tërheqjen e lejeve të qarkullimit dhe patentave ndërkombëtare,  marrjen e vërtetimeve nga tatimet, si dhe shërbimeve të tjera, me qëllim mbledhjen e saj.

Por ky mision duket i pamundur, pasi këta debitorë edhe pas amnistisë, kanë ndjekur të njëjtën rrugë duke mos i paguar detyrimet, të cilat shtohen çdo vit, duke bërë që borxhi i tyre me shtetin të thellohet. Një pjesë e mirë e këtyre mjeteve mund të mos jenë fare ekzistente, mund të jenë çuar për skrap apo kanë dalë nga qarkullimi, por detyrimi vijon për shkak të mos çregjistrimit.

December 31, 2015 16:12
Komento

4 Komente

  1. specialisti December 31, 20:23

    Eshte me se e drejte qe te falen keto taksa fiktive. Ngarkohet padrejtesisht sistemi i tatimeve per taksa te mjeteve qe nuk jane prej vitesh ne qarkullim. Perdoruesit e atyre mjeteve e kane me per mbare qe te dergojne mjetin ne varreza per skrap, se sa te shkojne e te sorollaten tek drejtorite rajonale te DPSHTR-se , per te bere crregjistrimin e mjeteve, pra te dorezojne targat e vjetra. Papergjegjshmeri totale, ala shqiptarshe.
    Duhet gjetur nje mekanizem , qe mjetet te cilat nuk jane ne qarkullim, te crregjistrohen.
    Ato mjete qe nuk kane paguar taksa prej vitesh dhe qarkullojne, te bllokohen e sekuestrohen.

    Reply to this comment
  2. Thanasi qe ta plasi December 31, 22:09

    Po ne qe jemi te rregullt dhe paguajme taksat do na kthehet ndonje lek?

    Reply to this comment
  3. Dori January 1, 11:29

    Bravo Edi Rama!Nuk ke lene HAJDUT DRITASH,GJOBAXHI,BORXHLI, etj pa ua falur detyrimet ligjore ndaj shtetit,VETEM NE ISH USHTARAKEVE VAZHDON TE NA E MBASH AKOMA debine ANTIKUSHTETUESE TE ARMIKUT TONE SALI BERISHA!T’u befshin ilace leket tona o i MALLKUAR!PASKA QENE TOKE E MALLKUAR SHQIPERIA QE PJELL KAQ SHUME ANTISHQIPTARE!

    Reply to this comment
  4. Dori January 1, 11:36

    moderatori.Ky eshte komenti vetem dhe une vetem nje here e perdora.Ku e gjete ti perseritjen?Apo kaq di?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*