Taksat e reja, rritje e fortë për shtëpitë e dyta

October 7, 2017 15:35

Taksat e reja, rritje e fortë për shtëpitë e dyta

Veç përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, paketa e re fiskale sjell dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm, që lidhet me taksimin e pronës.

Sipas variantit paraprak të paketës, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen siç është aktualisht, por do të bazohet mbi vlerën e pronës sipas çmimeve referencë që përcakton qeveria.

Por pavarësisht ndryshimit të formulës, barra e taksës për shtëpitë e para pritet të mos rritet, por të mbetet në nivele të njëjta me taksën që paguhet aktualisht.

Por për shtëpitë e dyta dhe të treta taksa do të rritet.

Sipas variantit që po diskutohet, familjet që kanë më shumë se një apartament do të detyrohen të deklarojnë shtëpinë e parë.

Ajo do të taksohet me taksë të ulët, ndërsa apartamentet e dyta apo të treta dhe më tej do të kenë një taksë më të rënduar.

Masa se sa do të jetë taksa për shtëpitë e tjera veç asaj të parës është ende duke u diskutuar, por e sigurtë është se ajo do të rritet.

Prej disa vitesh Ministria e Financave ka punuar për ndërtimin e kadastrës fiskale, e cila do të regjistrojë të gjithë inventarin e pronave të patundshme sipas vlerës së tyre.

Kjo kadastër do të jetë dhe baza e taksimit për pronat.

Sipas FMN, Shqipëria është një nga vendet që mbledh më pak të ardhura nga taksat e pronës.

Ngritja e kadastrës fiskale dhe ndryshimi i sistemit të taksimit ka qenë një nga kërkesat më të përsëritura që Fondi ka bërë ndaj qeverisë në tre vitet e shkuara. /TCH

October 7, 2017 15:35
Komento

14 Komente

  1. A October 7, 17:02

    Kjo po tregon qe qeveria e tepsise, e sahanave, e tasave te mender RILINDJES te PS me mender kryetar nje psikopat, nje endacak dhe piktor zhgarravinash si EDI RAMA, kerkon te vendose gjithandej taksa, tatime te larta duke mos bere asnje pune.
    Pra, nuk eshte asgje me shume se nje qeveri parazite qe kerkon te rrjepe taksapaguesin shqiptar ku te mundet.
    Premtoj qe ne mandatin e pare do te hapte 300’000 vende pune, ku, si, ne nje kohe qe per 27 vjet dy partite politike PD dhe PS qe kane qene ne pozite, ne pushtet, ne qeverisje me SALI BERISHEN, FATOS NANON dhe EDI RAMEN nuk bene asgje, por shkaterruan komplet kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet. Pra, keto thithin me mijra vende pune.
    Ky palaço kerkon ti vendosi takse, 20% TVSH biznesit te vogel pa asnje studim. Ne nje kohe qe nuk ka dalur asnje studim sa duhen te jene te ardhurat mujore per nje individ, per nje familje sipas personave dhe keto te bazuara sipas kritereve te BE.
    Kaq mashtrues dhe genjeshtar ordiner eshte sa thote se me vendosjen 20% TVSH biznesit te vogel nuk do ti ndikohet asgje.
    Jo ore derdimen, e para shume biznese te vogla do te mbyllen dhe dyta do te rriten çmimet. Kjo do te thote kur nje person ka ne xhep 100 LEK, me vendosjen e kesaj takse 20%, do te kete ne xhep 80 LEK.
    Kerkon te vendose taksa per pronen private, ne nje kohe kur nuk eshte shperndare prona private pronarit te vertete. Pra, qeveria ka te tjera detyra te pa realizuara.
    Paska ndonjeri nje shtepi personale, kerkon ti vendose takse prone, paska 2-3 shtepija private thote ti shtohet taksa. Kur ne nje kohe qe politika dhe qeveria nuk ka asnje kontribut ne mireqenien dhe begatine e individit, te familjes dhe te shoqerise shqiptare ne pergjithesi.
    Po, taksa normale te vendoset kur e jep shtepine, apartamentin, dyqanin me qera, kur merr diçka nga prona.
    Historia e ketyre 27 viteteve demokraci kane qene skandaloze ne rrjepjen e popullit. Te marrim vetem taksat e rrugeve, sa taksa kemi, kemi disa. Takse qarkullimi, takse rruge mbi karburant dhe tani edhe takse rruge direkte si Rruga e Kombit qe per NJE vajtje – ardhje do te jete 10 Evro. Kur ne nje kohe kjo eshte bere me paret e popullit duke filluar me taksen MAJKO.
    Nxjerrja, shfrytezimi dhe shitja e karburantit dhe miniraleve ka 27 vite qe e kemi me humbje.
    Vjedhje te paprecedent kemi edhe me tenderat dhe koncesionet. Gjithcka po mendohet si ta vjedhim dhe ta grabisim dhe te shkojne ne xhepat e mafies politike dhe ekonomike. Prandaj eshte kjo gjendje katastrofike ekonomike dhe financiare dhe NENEN SHQIPERI prej dedakash grabitet dhe masakrohet, por meqenese eshte NENE dhe i dhimbsemi prap na jep dhe na ndihmon.
    Kur gjithçka te saj e shperdorojme, ku edhe energjine elektrike te hidrocentraleve, ku lenda e pare qe eshte UJI me kosto 0(ZERO), ne kemi çmimin per kilovat/ore me te lartin ne Evrope.
    Keshtu nuk hecet, por fatkeqesia e ketij populli eshte se nuk dime te zgjedhim per qeverisje sepse zgjedhim ne krye te vendit dhe qeverise kush eshte me vagabon, hajdut dhe maskara se tjetri.
    Kjo qeveri e tanishme e EDI KRISTAQ ANETA RAMES nuk eshte se perfaqeson popullin sepse 56% e votuesve nuk kane marre pjese ne votim, 24% kane votuar per partite e tjera dhe 20% perqind ka votuar per zhgarravinistin dhe barbonin e Frances EDI RAMA.
    Pra, me tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO dhe EDI RAMA nuk behet shtet, nuk ka zhvillim dhe begati dhe nuk shkohet asgjekundi.
    Prandoj ky barbon pervers duhet te hiqet qafe si pervers parazit.
    Te tille persona duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA me klanet e tyre mafioze duhet ti jepen urgjentisht VETTINGUT.

    Reply to this comment
  2. Pensionisti October 7, 17:55

    Taksa mbi pronen vendoset per te krijuar raporte te drejta midis shtresave te popullsise :po te jete keshtu atehere pensionisteve nuk ka perse tu merret “takse”per banesen , sepse ata e kane per strehim dhe jo per te nxjerre te ardhura , aq me teper sepse sepaw keto shtepi ne i kemi paguar nji here dhe nuk mund te paguajme perseri.Prandaj te hiqet edhe ajo qe padrejtesisht eshte vene ne faturen e ujit dhe qe ne e paguajme prej tre vjetesh .

    Reply to this comment
  3. Pensionisti October 7, 17:57

    Taksa mbi pronen vendoset per te krijuar raporte te drejta midis shtresave te popullsise :po te jete keshtu atehere pensionisteve nuk ka perse tu merret “takse”per banesen , sepse ata e kane per strehim dhe jo per te nxjerre te ardhura , aq me teper sepse keto shtepi ne i kemi paguar nji here dhe nuk mund te paguajme perseri.Prandaj te hiqet edhe ajo qe padrejtesisht eshte vene ne faturen e ujit dhe qe ne e paguajme prej tre vjetesh .

    Reply to this comment
  4. Lili October 7, 18:13

    Ma ne fund vendoset nje gje e drejteTaxa per ato qe kane ma shume se nje banese,sepse jane keta qe rritin çmimet,betonizojne hapesiren edhe shkaterojne ambiantin tone me gjithe ato shtepija…Bravo,edhe shtepia e trete te tatohet edhe ma shume se e dyta ,e cdo shtepi suplementare te tatohet ne menyre exponentiale,qe t’ju kalloje deshira me ba tulla e mure,deri sa te mos te kemi mundesi me marr frymee me levize.
    Edhe si kompensim ulje te taxave per familjetedhe njeret me pak te ardhura.

    Reply to this comment
  5. kot fare October 7, 18:34

    Per shkak te tradites familjet shqiptare jane te medha, prindrit e moshuar, femijet mbi 18 vjec jetojne bashke. Keshtu qe shtepite e dyta apo te treta do kalojne ne emer te tyre se realisht femijve do u mbeten,

    Reply to this comment
  6. hë për hë.... October 7, 18:58

    Normal. Kudo neper bote paguehn taksa per gjithçkah dhe nuk kemi pse te bejme perjashtim. Por sipas takatit dhe grupimeve shoqerore. Ky eshte sitemi me te cilin mban shtetin dhe investohet ne infrastrukture e ne sherbime per njerezit. Ne fakt ajo qe duhet te shqetesoje sot shqiptaret eshte niveli dhe kontrolli i repte per administrimin e ketyre parave si dhe nikoqirlleku me qellim qe te mos vidhen nga zyrtare e politikane qe mjaullisin duke u perbetuar se jane kunder korupsionin, ndersa blejne vetura qe kushtojne deri ne 85 mije euro, pa u justifikuar me te ardhurat qe perfitojne nga shteti si rroge. Ky eshte sistemi. Mos kujtoni se edhe ne kohen e Enverit nuk kishte taksa. madje do te thoja edhe me te larta se sa sot, por qe komunistet e fshehen duke u a ngushtuar kostumin rrogave qe ishin thjeshte simbolike dhe per tu talluar me puntorin me te cilat nuk shtynte dot as edhe muajin, edhe pse deklaronte shteti i asaj kohe se ishte nje vend pa taksa. Kot nuk qarkullonte ate kohe shprehja se shteti ben sikur na paguan e ne bejme sikur punojme. Tung

    Reply to this comment
  7. Arben October 7, 19:02

    PSE, MOS UA DHE GJE TI PASURINE

    MORE BY…..IR.

    Reply to this comment
  8. sigurimsi i PD October 8, 09:21

    shqiptaroturkoshaket menduan se kapitalizmi do vazhdoj si ne kohen e rrumpalles nga 91 deri ne ne 2015,vetem ha muco pi muco,vidh ,grabit,mos paguaj taxa,mos paguaj drita ,mos puno ,pi kafe gjithe diten…
    shqiptaret menduan se saliu si skenderbe qe shembi soc do i bente te hanin me luge floriri dhe yxhym mer pronen e e tjetrit,nderto ku ti doj qefi si ti doj qefi,shit e vrit ,bej vila ,blej apartamente,legalizo token,pronen e tjetrit dhe tani nuk duan te paguajne as taxa.
    O kapitalizem dhe taxa o soc qe propogandonim i vetmi vend pa taxa.
    madje madje duhet te paguani edhe taxat qe nuk keni paguar per 27 vjet ose te shkoni te pastroni kanalet qe i shkatrruat qe mezi i kemi bere ne ato 50 vjet.
    komunist saliu qe mbronte dhe dashuronte aq shume soc.,nuk ju shpeton dot nga bllokmenet e rinj te lalzit.
    a deshem kapitalizem,ju komunistet jeni akoma ne krye si ne pasuri ashtu edhe ne krye te partive.
    sekretara ju quanim dikur,kryetara ju therresim tani.
    edhe ti popull mos ha moot por bertit liri demokraci dhe shaj sa te duash se mootin tend do te hash…..

    Reply to this comment
  9. shpatar October 8, 11:31

    Ne nuk mund te kopjojme boten me tatime perderisa jemi nje vend qe nuk kemi siguruar ta ushqejme popullin .Taksat nuk duhen vendosur ne menyre apririori .Te taksohen ata qe kane perfituar nga lehtesirat qe ju ka krijuar shteti per rritjen e biznesit . Te tatohen ata qe nuk justifikojne pasurine e vendosur .Te tatohet cdo biznes qe ka rritje te fitimit .Por te tatosh nje shtepi banimi qe nuk prodhon do te thote qe banuesi ka fitime te mjaftueshme per te bere nje jete lluksoze .Ku ka nje page shteterore te majme ose ka nje biznes te majme per te jetuar .
    Kjo taks e vendosur jashte realitetit ,ku populli jeton ne minimumin e mundshem te jeteses, eshte jashte llogjikes per te qeverisur e ti sherbesh atij .
    Dihet qe shteti ka nevoje per taksa ndryshe ai nuk mund te realizoje objektivat e tij .Shteti do qe te rrisi mirqenjen e popullit .Mirqenja nuk rritet ne se ti i vendos atij qe perpiqet te jetoje taksa .Shteti do qe te beje investime per te rritur kapacitetet prodhuese por kjo nuk mund te behet duke taksuar ate qe kafshon doren e jo buken . Shteti do te kete ushtri e te rrisi fondet per ta moderrnizuar ate . Kjo nuk behet duke taksuar ate qe nuk plotesone nevojat per te mbi jetuar. Si mund te tatohet nje pensjonist qe ka nevoje per ilace ,qe nuk bene dote nje vizite ,qe nuk ka te ardhura te mjaftushme per tu ngrohur ,per tu lare e te argetohet me shoket e tij .
    Keto dhe shume te tejra e bene te diskutueshme vendosjen e takses per banesen apo per nje biznes qe lufton te mbijetoje .
    Mendoje se qeveria Rama do te reflektoje ne kete nisem qe te gjeje nje rruge logjike me te ardhurat dhe standartet e popullit . Ne se duhet sakrifikuar per te patur nje shtet te fuqishem te filloje nga K/M dhe gjithe kupola qe ka krijuar pasurira marramendse duke i derdhin ne buxhetin e shtetit qe te kemi siguri ,ushtri ,polici dhe shendetsi .

    Reply to this comment
  10. Asd October 8, 19:51

    Habitem me disa komentues, qe mendojne se duke taksuar ata qe kane dy shtepi do te shkoje me mire ekonomia. E verteta eshte se kjo qeveri po i zhyt te gjitha shtresat shoqerore ne varferi dhe pasiguri. E sigurte eshte qe vilat e qeveritareve do te jene gjithnje e me te shndritshme.

    Reply to this comment
  11. Aleks October 9, 14:53

    O popull. O Rum pallët e Saliut. Shtepia e parë eshte per të jetuar. Eshte domosdoshmeri. Dhe per mua duhet të paguhet nje takse simbolike. Nga 500 leke né 3000 mij lek të reja né vit. Ndersa shtepia e dyte eshte per të fituar ose per qef. Fitimi ka takse dhe qefi paguhet. Dhe taksa duhet të jete nga 10 mije lekë né 50 -70 mij lek të reja né vit. Ndersa per pensionistet taksa duhet hequr

    Reply to this comment
  12. tomorraku October 9, 16:40

    Mos na prekni pensionin me taksat.Pensioni nuk taksohet .Pensionistet i kane paguar taksat gjate viteve dhe jetes se tyre te punes ,tashti na lini te qete kur nuk na ndihmoni dot, kur kur nuk mund te na jepni me shume nga kjo qe kemi , te pakten mos na e merni kete qe kemi.

    Reply to this comment
  13. Elton April 19, 12:02

    O Aleks ti plako qe thu qe duhet vendos nje taks per shtepin e dyte ke gje vet ti qe ta dish si te bin shpatullat qe ta ndertosh dhe me pas nje si ky te te thoj qe shtepia qe ti ke bere me lek borxh te kushton sa trefishi i vleres se shumes se hedhur aty

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim