Taksat e shtëpive, tek fatura e OSHEE. Përgatitet skema

August 4, 2018 19:46

Taksat e shtëpive, tek fatura e OSHEE. Përgatitet skema

Taksa e re e pronës nuk do të mblidhet më nga ujësjellësi, por qytetarët do ta paguajnë tanimë në faturën e energjisë.

Familjarët do ta paguajnë taksën e re të pronës në mënyrë të përmuajshme në faturën e dritave dhe më pas OSHEE do ta kalojë atë në llogaritë e bashkive.

Operatori i shpërndarjes do të arkëtojë 4 për qind të të ardhurave bruto që mblidhen nga taksa e pronës, ndërsa pjesën tjetër do ta kalojë automatikisht tek bashkitë.

Ndërsa sa i takon ndërtesave të biznesit, frekuenca e pagesës do të përcaktohet me vendim të këshillave bashkiakë.

Formula e re ka hyrë në fuqi në datë 1 prill të këtij viti, e cila llogarit taksën e pronës jo më si fikse, por sa 0.05 për qind të vlerës së tregut që ka ndërtesa.

Kjo do të thotë se për një apartament me vlerë tregu 100 mijë euro, një familje do të paguajë 50 euro taksë në vit ose rreth 4.2 euro në muaj.

Për këtë arsye, në 1 janar të vitit të ardhshëm do të bëhet rakordimi për periudhën prill janar 2018, mes detyrimit që qytetarët duhet të paguanin me taksën e re dhe asaj që kanë paguar me të vjetrën. Kur detyrimi sipas taksës së re do të rezultojë më i lartë, atëherë qytetarët do të paguajnë diferencën, ndërsa kur taksa e re do të rezultojë më e ulët, qytetarët do të kompensohen me pagesat në vijim.

s.a/dita

August 4, 2018 19:46
Komento

8 Komente

  1. Arben August 4, 20:34

    Hajduteria sheshit.

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku August 4, 21:09

    Po a do te ket nje liste ku qytetaret te shikojne detyrimet e tyre apo “Ha Muco..Pi Muco..!”

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 4, 21:39

    TAKSA E PRONES ESHTE TAKSE SHTETI DHE SHTETI ESHTE AI QE DUHET TA MBLEDHE ME ZYREN E TATIMEVE

    Jo cdo muaj, por nje here ne vit dhe kur pagesa behet deri ne fund te marsit shteti aplikon ulje te takses ne masen 10 % njesoj si veprohet me taksat e veturave dhe makinave, apo taksat e plehrave. C’pune ka firma private e dritave qe te kryej punen e admistrates shteterore dembele, amatore dhe e paorganizuar e Edvinit? Keshtu eshte ne te gjithe Boten, ne Evrope dhe ne Ballkan, shteti eshte ai qe me Zyrat e Tatimeve mbledh taksat e shtetit dhe ben njoftimet per cdo pronar, por nuk eshte keshtu ne Shqypnine e Rilindjes Enveriste qe po cudit popullaten me vendimet afrofe qe merr,

    FIRMA PRIVATE E DRITAVE TE MBLEDHI TAKSEN E PRONES

    Ku ka bo vaki nje cudi e tille?

    sepse:

    Edi Rama si te gjithe gjerat qe i ben carap pa pyetur askend gjen rrugen me te lehte dhe ja jep nje firme private mbledhjen e takses vjetore te prones, njesoj sic po qeveris vendin me koncesione dhe PPP-te e tij mafioze.

    Reply to this comment
    • Rilindasi i quet August 4, 22:10

      Sepse firma private ca pare i ndan per “miqte”…
      dhe kur eshte i madh lemi nuk vihet re demi…

      Reply to this comment
    • Skape bubi... August 5, 15:48

      Roli i gazetarise eshte t’u jape informacionin e duhur lexuesit, dhe jo ate qe s’e kaperdin as lopa.

      Pse nuk shpjegoni se…

      1.) cfare e justifikon 4% qe do arketoje nje furnitor i cfaredollojshem (ne kete rast ai i energjise), i cili neser mund te shperbehet, te ndahet, te privatizohet, te falimentoje, etj.

      2.) pse i duhen percjelle pikerisht ketij operatori kompetencat e bashkise?

      A e dini ju se numri i operatoreve te energjise ne bote sa vjen e rritet dhe se per te qene shperndares energjie mjafton vetem licensa ?

      Jo? Atehere skape bubi…

      https://1-stromvergleich.com/medien/stromanbieter-deutschland-uebersicht.pdf

      Reply to this comment
  4. uskania August 5, 09:58

    OSHE-ja nuk është kompani private.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 5, 11:50

      Nuk eshte ashtu”

      “…Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. (OSHEE) është person juridik që funksionon si shoqëri aksionare, organizimi i së cilës bëhet në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9901, date 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” ( i ndryshuar)…”

      Shteti ne kete firme private eshte aksioner me 100 % te aksioneve dhe qe e i grabiti aksionet nga firma tjeter private CEZ si pirate mesjetare, por qe edhe mund t’i shesi aksionet kur t’i doje BYTHA Edi Rames,

      prandaj:

      C’NE NJE FIRME AKSIONERE TIPIKE MAFIOZE DO TE MBLEDHE TAKSAT E PRONESISE PER QYTETARET?

      Reply to this comment
  5. Lili August 5, 13:51

    Ligj antikushtetuese. Taxat jane prerogativ e shtetit edhe nuk munden me iu deleguar nj3 shoqerije private. Pse mos t’ia pe4cjellim edhe policine privatit tash, bile edhe qeverine se do kursejme shume pare duke i futur direkt ministra oligarket bile shpenzimet e qeverise ,meditjet shetitjet i kursejme..
    Po po te japim edhe qeverisjen privatit,nuk na duhet as Rama as ministrat e tij,as drejtesia mbasi privati vendos e qeverise ma mire.!
    Nuk kemi nevoje per shtet,vetem banda maffioze ne krye de albanistanit..
    Ps. Di kush gje pse ujesjellejsja e ´humbî kete priviligje, nuk kerkoj 4% ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*