Taksat kombëtare, Denaj: Ndërmorëm lehtësi fiskale në ndihmë të sektorit minerar

February 15, 2021 13:54

Taksat kombëtare, Denaj: Ndërmorëm lehtësi fiskale në ndihmë të sektorit minerar

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e radhës plenare rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj nënvizoi se, projektligji u propozua në vazhdimësi të një sërë lehtësirash fiskale, që u ndërmorën gjatë vitit 2020, pasi ekonomia u hap dhe në kuadër të mbështetjes së biznesit.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka draftuar projektligjin në kuadër të propozimeve të ardhura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqatës së Minierave të Shqipërisë dhe Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, u shpreh Denaj.

Sipas ministres, ky projektligj u dërgua për mendim dhe në ministritë e tjera të linjës; në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në Ministrinë e Brendshme dhe në Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Kjo agjenci, e cila është edhe institucioni publik për çështjet vendore, që ka për mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike, në rolin e sekretariatit teknik u shpreh dakord me projekt-aktin, i cili kaloi dhe u miratua në Këshillin Konsultativ me vetëqeverisje vendore në datën 29 shtator të vitit 2020.

“MFE-ja, ashtu edhe çdo ministri linje ka për detyrë ligjore ndjekjen e të gjitha hapave, përpara se të kalojë dhe të aprovojë në këtë Parlament të nderuar ligjet e tij dhe departamentet ligjore sigurisht ti ndjekin që të gjitha këto janë masa të ndërmarra, por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të japim edhe një mesazh tjetër për sektorin dhe për të punësuarit në këtë sektor, të cilët në zona të caktuara kanë një mundësi të vetme këtë punësim dhe nuk mund të liheshin në baltë në një moment të vështirë, përveç krizës që ka goditur të gjithë sektorët”, përfundoi Denaj.

o.j/dita

February 15, 2021 13:54
Komento

3 Komente

  1. Lili February 16, 13:57

    Jo , te ardhurat te vetme qe mundemi me i pasur si komb, po i jepni falas oligarkeve qe jane ata qe ju kane vu aty per interesat e tyre! Ju nuk i sherbeni popullit po Saimir Manajeve e ne vend qe te kerkoni qe taxat te rriten per rritje e rrogave ju ia falni oligarkeve qe te mbushen edhe ma shume me pare se nuk kane vjedhur boll !!
    Antikomb te perbetur jeni!

    Reply to this comment
  2. Marija February 18, 15:02

    Ja cfare shkruan nje specialist para ca kohesh:

    Ka zëra se në çdo konçesion, pas tyre ka njerëz me pushtet dhe politikan të niveleve të larta që vjedhin këto pasuri bashkë me konçesionarin dhe drejtësia
    nuk vepron. Kjo duhet të jetë arsyeja që pagat e punonjësve mbahen, qëllimisht, në nivele të ulta,
    që mos të preket fitimi i konçesionarit dhe kastës së hajdutëve.

    Reply to this comment
  3. beni February 20, 20:28

    Ketij i thone kapitalizem alla shqiptar.Keta zoterinj shfrytezojne pasurine kombetare po duhet tu ulim dhe taksat.E thene Shqip ne (shteti shqiptar) do te marre me pak leke nga shitja e pasurive kombetare se bizneset qe e shfrytezojne nuk fitojne mjaftueshem .Jepen rruge e aeroporte me koncesion shteti u garanton fitimin duke i paguar nga buxheti i shtetit nqs nuk kane fitim te mjaftueshem.Po nqs fitimet rriten a do tu rriten taksat ketyre ? Ky lloj menaxhimi eshte thjesht vjedhje me ligj dhe shkaterron biznesin e ndershem.
    Ne cdo biznes “fitimi dhe humbja jane moter e vella” kush te jete i zoti ta menaxhoje kush te mos jete i zoti te hape krahun jo te vjedhe taksat e mija.Shikoni Ameriken ku taksat jane te shenjta dhe nuk te pyet njeri se si te ka shkuar biznesi.U bene te gjithe si Bankers petroleum Korr e shi pa firo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim