Taksat që do të ulen në qershor

May 28, 2018 21:01

Taksat që do të ulen në qershor

Duket se me miratimin në fund të qershorit të këtij viti dhe me hyrjen në fuqi më 1 Janar 2019 do të kemi disa ndryshime të rëndësishme të taksave për disa drejtime të të bërit biznes në Shqipëri. Po cilat taksa do të ulen? Zv/Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, duke folur për SCAN, ka shpjeguar pikërisht se cilat biznese do të preken nga ulja e taksave.

“Ndryshimi i cili ka një impakt të madh në komunitetin e biznesit, sidomos te biznesi i vogël është ai i rritjes së pragut të tatimit të reduktuar 5%, i cili është aktualisht 8 milionë xhiro vjetore dhe shkon në 14 milionë xhiro vjetore. Pra, futet një pjesën e konsiderueshme e bizneseve të cilat aktualisht janë me 15%. Janë afërsisht sipas përllogaritjeve diku te 10 mijë biznese ose gjysma e bizneseve që aktualisht tatohen 15% kalojnë në fashën 5%, pra u reduktohet 1/3, shkojnë në 1/3 e tatimit aktual”, thotë zëvendësministri i Finacave.

Zv/Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi

Haxhi gjithashtu ka shpjeguar se si do të preken strukturat e agroturizmit nga ulja e tatim fitimit, eliminimit të taksës së infrastrukturës dhe ulja e TVSH për akomodimin dhe ushqimin.

“Ne e fusim edhe agroturizmin, edhe strukturat e agroturizmit të cilat janë të certifikuara sipas vendimit të Këshillit të Ministrave si të tilla, të plotësojnë ato kriteret që të marrin certifikimin si agroturizëm. Edhe këto do të kenë një reduktim të shkallës tatimore në 5% përsëri, pavarësisht nga xhiroja. Pra, 5% për subjektet e agroturizmit dhe njëkohësisht do të lehtësohen edhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Ky është propozimi. Pastaj do të kalojmë edhe të TVSH-ja, përsëri te agroturizmi. Te këto struktura do të trajtohen për efekt të TVSH-së njëlloj si hotelet me 5 yje. Pra, do kenë një TVSH të reduktuar 6% për akomodimin dhe ushqimin, përjashtuar pijet”, u shpreh Haxhi.

Në fund, Zv/Ministri Haxhi ka shpjeguar dhe uljen e tatim fitimit për bizneset në sektorin bujqësor.

“Kemi dhe bujqësinë. Te bujqësia kemi një tatim fitimi përsëri të reduktuar për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, edhe këto sipas ligjit 38 të 2012-ës. Pra, ato Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, pra fermerë që bashkohen ose ferma të vogla që bashkohen dhe krijojnë një Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe këto do të përfitojnë nga shkalla e reduktuar e tatimit të fitimit 5%, pavarësisht nga xhiroja”, zv/ministri Haxhi.

Pavarësisht këtyre uljeve të cilat janë të konfirmuara dhe pritet të miratohen brenda 30 ditëve në parlament, Ministria e Financave do të vazhdojë takimet me biznesin për të krijuar mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme në taksat kombëtare.

o.j/dita

May 28, 2018 21:01
Komento

2 Komente

  1. info analitike May 29, 00:27

    Mjaft se po gajasni dynjane me keto “revolucionet” e perditshme. Nuk jeni te zotet per asgje pervec vjedhjeve, korrupsionit, droges e krimit.

    Reply to this comment
  2. Arben May 29, 09:57

    Perqindjen e uljes se rritjes se zbritjes

    E morrem vesh Po parate ku Jane

    Kjo nuk merret vesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*