Taksë për garazhet dhe ndërtesat e vjetra që nuk janë në përdorim

February 23, 2018 04:26

Taksë për garazhet dhe ndërtesat e vjetra që nuk janë në përdorim

Nga 1 Prilli faturës së taksave do t’i shtohet edhe ajo për garazhet apo ndërtesat e vjetra që nuk janë në përdorim.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave thotë se do të ketë rivlerësim të këtyre objekteve.

“Janë pasuri dhe si pasuri duhet të taksohen. Natyrisht edhe ligji ka autorizuar axhustim të vlerës së garazheve të apartamenteve të ndërtuara para vitit 1993 apo çdo objekti tjetër që përdoret për veprime tregtare, industriale etj. Garazhdet do të jenë me 60-70% e vlerës, pra do të merret parasysh edhe vlera e tregut të tyre”- theksoi Lera

Çdokush që gëzon të drejta mbi këto pasuri të patundshme, do të paguajë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj.

Por qeveria ende nuk ka vendosur se si do të vilet kjo taksë, edhe pse fillimisht u propozua që ajo të vijë përmes faturës së dritave, po diskutohet varianti për tu marrë edhe nga drejtoritë e ujësjellësit.

“Mund të përdorim agjentë për mbledhjen e kësaj takse ose t’a mbledhim vetë. Deri në këtë moment ne nuk kemi përcaktuar në mënyrë definitive kush do të jetë agjenti”- tha Lera për Tv Klan.

Niko Lera, drejtor i politikave fiskale, thotë se janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës, që nga ato që janë deklaruar në hipotekë, kontrata e shitjes, e deri të çmimi referencial fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.

Pas implementimit të metodës së re në fillim të prillit, skema më pas do të zgjerohet edhe me taksën për truallin, e pas disa kohësh edhe për tokën bujqësore.

b.m/ dita

February 23, 2018 04:26
Komento

4 Komente

  1. Preng Pjetri February 23, 10:26

    Po nesë kemi dy palë kepuce a dotë tatohemi mor zotni drejtor?

    Reply to this comment
  2. MH February 23, 14:26

    Niko Lera, nji rrote drejtor i politikave fiskale.

    Jeni i vetmi vend qe edhe pse i keni kushtet per te ndertuar shtet.Nuk DINI!
    Kam pothuaj afer 20 vite ne Amerike dhe asnjihere nuk ndigjova takse per garazhdin e makines.
    Takes per pishina kur keto jane te instaluara ne thellesi(grope) te tokes.Po jo atyre pishinave qe jane te instaluara mbi siperfaqen e tokes.
    Jo zoterit rrota duhet ti vini takse edhe Wc ashtu sic i vini puseve te ujit.Ju duhet ti vini taks edhe atyre qe kane mbi 3-4 pale mbathje,3-4 pale kepuce.qizme,sandale,corape,ushkur brekesh ma shume se 2-3 rrezerve,Ma shume se dy pale gjysllyqe,ma shume se nji brushe dhembesh,prefse thonjesh.More, te mos i lini te kapitalizohen me ma shume sec vrejta.Mjere vendi dhe populli qe iu ka.Jo rrofshi o rrotat e rrotave filozofe te ndertimit te shtetit “modern” Alla shqiptarshe.

    Reply to this comment
    • Nyc February 24, 04:22

      Nuk e ke kuptuar, zoteria Po thote takse per pasurine e patundshme, nese ti ne usa paguan vetem per shtepine dhe garazhin e ke vecuar nga taksat sygjero si mund te aplikohet kjo ne Shqiperi. Mos mashtroni duke reklamuar injorancen

      Reply to this comment
  3. Adih February 23, 18:15

    O Drejtor i ketij tranzicioni post komunist .Ju permendni do filloje edhe takse per tokat bujqesore .. Po mua neokoministet e socem , nuk me kane kthyer qindra rrenje ullinj vreshta toke buke e tj ,Do paguaj une takse per keto ,pamvaresisht i kam vetem ne letra ,apo do kerkoj nga Strasbourgu (jam i detyruar ) demin e vleres te ketyre 27 viteve .Kam edhe ne bregdet toka ,ku Rama shefi i jot (per interesat e tij personale ) i ka hequr mafjes se tij , qe kane ndertuar ne truallin e privatit hotele dhe ja u ka lene per 10 vite taksen 0…Ah ju ka ardhur mortja ,skeni faj ,doni leke , se i keni vjedhur te gjitha dhe skeni leke per pensionistet e mjere qe talleni me to ,e beni sikur i pagoni ..??.Prisni vettingun ,jeni ne gamat e fundit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*